
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me partnerët, përmes një aksioni sekret ka mundur të sjellin në Shqipëri një vajzë e cila prej shumë vitesh ishte në një kamp në Siri. Fjala është për Eva Dumanin, e cila nuk pranoi të vinte në Shqipëri disa vite më parë kur u ndërmor një mision evakuimi përmes të cilit u kthyer i vëllai. Ajo ka mbërritur paraditen e sotme nga Turqia në aeroportin e Rinasit. Eva dhe Endri Dumani, ishin dy prej 80 fëmijëve dhe grave të mbetur në kampin Al Haël në Siri, pas rënies së shtetit islamik. Ata mbetën të vetëm pasi gjyshja e tyre Mendije Dumani që kujdesej për ta, ndërroi jetë.