Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 22:32 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime Biznesmeni nga Drenasi, Faton Seferi, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tyre kanë dalë pa lëndime nga një aksident i rëndë rrugor në Serbi. Ai…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Meta dekoron gazetarin e ”Deutsche Welle”, Auron Dodi me titullin ”Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Aktualitet E enjte, 9 Qershor 2022 16:55
Presidenti Meta dekoron gazetarin e ”Deutsche Welle”, Auron Dodi me titullin ”Kalorës i Urdhrit të Flamurit”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar gazetarin e ”Deutsche Welle”, Auron Dodi me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Dekorata vjen për kontribut të shquar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. “Me mirënjohje për kontributin e gjatë dhënë në mediat ndërkombëtare, për profesionalizmin e jashtëzakonshëm, thellësinë dhe saktësinë e analizave të tij, duke u shndërruar në një nga analistët politikë më të referuar e botuar në mediat shqiptare”.

Fjala e plotë e Presidentit Ilir Meta

Jam i lumtur që jemi sot së bashku për të vlerësuar një filolog, analist politik dhe eseist me rol të shquar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës, zotin Auron Dodi.

Ishte viti 1991, kur autoritet gjermane i kërkuan zotit Auron Dodit të hidhte urën e parë gjuhësore, midis personaliteteve të Gjermanisë dhe Shqipërisë, duke i ofruar të përkthente për Vili Brandin, ish-Nobelistin e paqes dhe ish-kancelarin e Gjermanisë.

Auron Dodi në atë kohë sapo ishte vendosur në Republikën Federale të Gjermanisë duke u larguar nga Shqipëria, ku punonte si lektor në Departamentin e Gjuhës Shqipe, të Fakultetit Histori-Filologji, punë në vazhdën e traditës së prindërve të tij të nderuar.

Kanë kaluar mbi 30 vite, kur ka nisur udhëtimi i tij i jashtëzakonshëm, si përkthyes personal i të gjithë kancelarëve dhe presidentëve federalë të Gjermanisë, dhe nga ana tjetër, si analist dhe eseist politik.

Si përkthyes i parë zyrtar për gjuhët shqipe dhe gjermane, i Kancelarisë Federale dhe i Presidencës Federale, Auron Dodi ka mundësuar komunikimin e personaliteteve historike të Gjermanisë, me të gjithë kryeministrat e presidentët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Auron Dodi është i pandarë në tryezat shtetërore politike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, në negociata të nivelit më të lartë për marrëdhëniet politike, të drejtësisë, ekonomike, në bashkëpunimin e sigurisë dhe atë mbrojtjes midis dy vendeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Punën e Auron Dodit e gjen, ndër të tjera, si përkthyes marrëveshjesh shtetërore midis Shqipërisë, Kosovës e Gjermanisë; si redaktor fjalorësh dygjuhësh gjermanisht-shqip; si përgatitës të teksteve dhe kurseve për mësimin e gjermanishtes nga shqiptarët; si hartues zërash për Ballkanin në Enciklopedi të SHBA-së; si mësimdhënës i gjuhës shqipe për breza diplomatësh të Gjermanisë.

Fakti që qeveria gjermane, kancelarët, presidentët e këtij vendi, prej më shumë se një çerek shekulli, kanë komunikuar me ne, përmes Auron Dodit, na mbush me krenari, pasi dëshmon besim dhe vlerësim të rrallë për integritetin e një qytetari tonë.

Prej 30 vitesh, nga 1 qershori 1992, Auron Dodi i përcjell publikut shqiptar vlerat më të mira të Gjermanisë, edhe në një rol tjetër: si njëri nga themeluesit e Programit Shqip të ‘Deutsche Ëelle-s’, kompanisë multimediale ndërkombëtare në Gjermani.

Auron Dodi është bërë sot njëri nga analistët dhe eseistët politikë më të vlerësuar e të botuar në mediat shqipfolëse. Ai ka shoqëruar ndryshime jetësore në botën shqiptare, në tre dekadat e fundit, duke ju bërë jehonë ndërkombëtare, me shkrime autoriale në gjermanisht.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në ‘Deutsche Ëelle’, Auron Dodi është sot analist i temave të mëdha politike të Gjermanisë dhe Europës, të shkruara enkas për publikun shqiptar. Ai ofron analiza dhe ese të mprehta e të thella, të shkruara me një stil konciz, për çështjet që preokupojnë Gjermaninë; për rolin e Gjermanisë në Bashkimin Europian dhe në botë; për ecurinë e ribashkimit të dy Gjermanive, si dhe çështje të tjera.

Mund t'ju interesojë

Për herë të parë një grua zgjidhet kryetare e degës së PD në Fier

Për herë të parë një grua zgjidhet kryetare e degës së PD në Fier

Para 8 orësh
Berisha për protestën: Studentët dhe qytetarët groposën në koshat e plehrave dekretet diktatoriale të Ramës

Berisha për protestën: Studentët dhe qytetarët groposën në koshat e plehrave dekretet d...

Para 8 orësh
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

Para 9 orësh

Puna e Auron Dodit vlerësohet lart në hapësirën shqipfolëse. Dëshmi për këtë është edhe fakti që analizat e Auron Dodit pas publikimit, i ribotojnë njëherësh dhjetëra media, gazeta, televizione, portale në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bashkimin Europian dhe Shtete e Bashkuara.

Etiketat e lidhura

Auron Dodi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 7 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re
Para 7 orësh

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit
Para 7 orësh

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe...

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin
Para 7 orësh

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 22 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 14 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 12 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

4 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 7 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.