Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Presidenti Meta informon ndërkombëtarët dhe kërkon përgjigje nga qeveria: Anuloni vendimin që ndalon votimin e emigrantëve

Presidenti Meta informon ndërkombëtarët dhe kërkon përgjigje nga qeveria: Anuloni vendimin që ndalon votimin e emigrantëve

Aktualitet
E martë, 20 Prill 2021 19:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga qeveria marrjen e masave urgjente për anulimin e vendimit që u ndalon emigrantëve pjesëmarrjen në votime më 25 prill.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një letër zyrtare dërguar qeverisë dhe për dijeni të gjitha selive kryesore diplomatike në Tiranë, Presidenti Meta ka paraqitur peticionin e shoqatave të emigrantëve, të cilat ndjehen të diskriminuar nga vendimi i Komitetit të Ekspertëve për Pandeminë.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 7 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 7 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 8 orësh

Letra e plotë e kreut të shtetit:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Nr. _______Prot.                                                                                   Tiranë, më ____.____2021

Lënda:    Kërkesë për marrjen e masave urgjente lidhur me pengesën për të votuar të emigrantëve shqiptarë

Drejtuar:               KËSHILLIT TË MINISTRAVE

MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

KOMITETIT TEKNIK TË EKSPERTËVE

ORGANEVE DREJTUESE TË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

 Për dijeni:             KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

                              AVOKATIT TË POPULLIT 

OSBE/ODIHR- MISIONI I LIMITUAR PËR VËZHGIMIN E ZGJEDHJEVE

PRANIA E OSBE-SË  NË SHQIPËRI

DELEGACIONI I BASHKIMIT EVROPIAN NË SHQIPËRI

AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

AMBASADA BRITANIKE 

PARTIA SOCIAL DEMOKRATE

PARTIA BALLI KOMBËTAR

PARTIA LËVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

PARTIA BINDJA DEMOKRATIKE

ALEANCA BASHKIMI POPULLOR

LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM

PARTIA NISMA THURJE

PARTIA LËVIZJA E RE

PARTIA DEMOKRATIKE – ALEANCA PËR NDRYSHIM

PARTIA ALEANCA DEMOKRACIA E RE

PARTIA LËVIZJA PËR NDRYSHIM

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

KANDITAT I PAVARUR “BOIKEN ABAZI”

Tiranë                                                                                                                       

Pas nismës së bërë publike nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ku u kërkohet qytetarëve të denoncojnë çdo parregullsi në lidhje me kryerjen e krimeve elektorale gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, pranë Institucionit të Presidentit të Republikës është administruar në rrugë elektronike peticioni i shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi[1].

Sipas ankesës, shoqata shpreh indinjatën e thellë ndaj propozimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve në Shqipëri, për vendosjen e një periudhe karantine dy javore, për emigrantët shqiptarë në Greqi që kthehen në Shqipëri përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas shqetësimit të tyre, kjo masë e propozuar pengon dhe u mohon të drejtën e votimit emigrantëve shqiptarë, që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Gjithashtu kjo gjë është cilësuar si një akt diskriminues ndaj shqiptarëve në Greqi, pasi emigrantët e vendeve të tjera lejohen të hyjnë në Shqipëri, ndërsa ata nga Greqia jo. Aleanca bën me dije se, rastet me Covid-19 në Greqi janë 30 për 1 milion banorë, ndërsa në Shqipëri 45 për 1 milion, ndaj ky fakt ngre dyshime se kjo masë është marrë për arsye politike dhe jo shëndetësore.

Nga të dhënat e bëra publike[2], rezulton se, ditën e djeshme, në datë 19 prill 2021, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që për dy javët e ardhshme, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia bëjnë karantinë, për të kufizuar përhapjen e COVID-19, nisur nga situata në këto vende si dhe për shkak të lëvizjes së shtuar të pritshme, nga pashkët ortodokse. Vendimi tjetër i Komitetit Teknik lidhet me rikthimin e mësimit të kombinuar në gjimnaze. 

Një vendimmarrje e tillë, që ngjan edhe si diskriminim për besimtarët ortodoksë, nuk u shoqërua me kufizime të ngjashme për javën e pashkëve katolike. Ky fakt është një tregues më shumë se kjo vendimmarrje, që përkon me këtë kufizim të vendosur pikërisht një javë para ditës së zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, në datën 25 prill 2021, bëhet për arsye të pengimit të emigrantëve shqiptarë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Për më tepër, kur Greqia dhe Maqedonia e Veriut, janë vendet më të afërta prej ku emigrantët shqiptarë në këto vende e kanë më të lehtë të vijnë për të votuar.

Për sa më sipër, Institucioni i Presidentit të Republikës, ju përcjell me shqetësim maksimal këtë shkresë dhe peticionin e ardhur nga shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke ju kërkuar jo vetëm vlerësimin e tij menjëherë, por edhe marrjen e masave të menjëhershme për të mos krijuar pengesa të tilla artificiale, të pambështetura në të dhëna të vërtetuara shkencore të ekspertëve të fushës, dhe që çojnë në cenimin direkt të së drejtës së votës.

Nëse një masë e tillë lihet në fuqi, dhe bëhet pengesë për emigrantët që duan të votojnë për të ardhmen e Shqipërisë, ky rast do të ngrihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si një masë e karakterit politik me qëllime direkte partiake për të cenuar zgjedhjet që duhet të jenë të lira e të ndershme.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM 

Ornela Zonja 

Konfirmoi: B.Dervishaj

Konfirmoi: S. Koçi

Konfirmoi: K.Treska

Përgatiti: S. Xhuglini

[1] Lidhja e Shoqatave Shqiptare Kretë

Organizata “Arogji – Përkrahje”

Organizata “Jeta”

Shoqata Kulturore dhe Artistike “Lushnja” në Greqi

Shoqata Kulturore dhe Artistike “Korça” në Greqi

Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Hanja”

Shoqata e Shqiptarëve  “Kavalla”

Shoqata “Bashkimi Shqiptar”, Iraklio, Kretë

Shoqata e Shqiptareve “Rrethimno”

[2] Referuar informacionit zyrtar të faqes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: https://shendetesia.gov.al/komiteti-teknik-i-ekperteve-rikthehen-ne-klasa-shkollat-e-mesme-karantine-2-javore-per-personat-qe-vijne-nga-maqedonia-e-veriut-dhe-greqia/

Etiketat e lidhura

25 prillambasadorebeemigranteilir metaKomiteti i Ekspertëveshbavendimivote
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.