Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Presidenti Meta vlerëson Shoqatën Kombëtare ”Skënderbegasi” me dekoratën ”Nderi i Kombit” dhe anëtarë të shquar të saj

Presidenti Meta vlerëson Shoqatën Kombëtare ”Skënderbegasi” me dekoratën ”Nderi i Kombit” dhe anëtarë të shquar të saj

Aktualitet
E diel, 28 Mars 2021 14:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me rastin e 76-vjetorit të krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta çmoi Shoqatën Kombëtare “Skënderbegasi” me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për merita dhe punën e veçantë në ruajtjen dhe zhvillimin e traditave të Shkollës së Mesme Ushtarake ‘Skënderbej’. Për kontributin e çmuar në fushën kërkimore shkencore nëpërmjet studimeve e botimeve të shumta profesionale”.

Kreu i Shtetit i akordoi gjithashtu Petrit Murzakut, Dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi si njëri nga themeluesit e Shkollës së Mesme Ushtarake ‘Skënderbej’, që kontribuoi për shumë vjet në trajnimin dhe përgatitjen e brezave me ushtarakë të zotë për nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai ishte dhe ngelet sportisti më i kompletuar i të gjitha kohëve, shembull frymëzimi për brezat”.

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 5 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 5 orësh
Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Para 5 orësh

Meta dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: Thoma Kromidha “Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij si një ndër kuadrot e kompletuara ushtarake, duke spikatur me profesionalizmin e tij në të gjitha strukturat e mbrojtjes, si dhe në mbajtjen gjallë të traditave patriotike e atdhetare të Shkollës së Mesme Ushtarake ‘Skënderbej’”; Kristaq Çiton (pas vdekjes) “Si njëri nga oficerët më të suksesshëm e të gjithanshëm të Flotës Detare. I gatshëm në përgjigje të çdo detyre e kalim vështirësie, duke pohuar vlerat e vërteta të skënderbegasit”; Qirjako Dhima “Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë si një nga pilotët dhe specialistët e përkushtuar të Forcave Ajrore, që diti të drejtojë në fluturim e në tokë në interes të brezave për ruajtjen e zhvillimin e kësaj arme të dashur dhe të vështirë”.

Swiss Digital

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” u dekorua Sherif Çiçiku: Në shenjë vlerësimi të kontributit të tij për nxjerrjen dhe trajnimin e talenteve të reja. Me përkushtim e profesionalizëm dashuroi dhe lartësoi emrin e Shkollës së Mesme Ushtarake ‘Skënderbej’, duke furnizuar ekipet me mjeshtër dhe ngritur peshë entuziazmin e sportdashësve”.

Me Titullin “Naim Frashëri”, Kreu i Shtetit çmoi Mëno Dedaj, me motivacionin “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë si njëri nga ish-skënderbegasit më aktiv, që shërbeu në radhët e Forcave të Armatosura brenda dhe jashtë vendit, duke i përfaqësuar ato me denjësi, profesionalizëm dhe pa u lodhur kurrë për Atdheun dhe shoqatën”, si dhe zotin Shpendi Topollaj, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë si njëri nga ish-skënderbegasit e suksesshëm, duke spikatur veçanërisht në fushën e krijimtarisë letrare. I dënuar se lexonte veprat e akademikut Rexhep Qosja”.

Me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” u vlerësua Arta Raveli, me motivacionin “Për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar ndaj punës dhe skënderbegasve në vite, duke u bërë kështu arkivuesja dhe ruajtësja e vlerave të dokumentuara, si dhe vetë historisë së Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Fjala përshëndetëse nga Presidenti Meta

“Është një emocion i veçantë për mua të organizoj këtë ceremoni vlerësimi, edhe si djali i mësuesit të Shkollës së Mesme Ushtarake ‘Skënderbej’, i rritur pjesërisht në ambientet e kësaj shkolle të madhe, që ka lënë gjurmë të forta në historinë e shtetit tonë, fal kontributit të jashtëzakonshëm, të dhënë nga breza të tërë mësuesish dhe pedagogësh, sidomos të atyre mijërave “skënderbegasve”, që u rritën, u edukuan dhe u bënë jo vetëm mbrojtës besnik të Atdheut, duke shkëlqyer në të gjitha fushat e sigurisë, por që spikatën edhe në fusha të tjera, duke qenë krenar se ishin ‘Begsa’.

28 marsi i vitit 1945 është një datë e veçantë dhe historike, pasi pikërisht pak muaj pas çlirimit të Atdheut 300 partizanë të vegjël zbritën nga malet dhe u ulën në bankat e kësaj shkolle të sapoformuar; fillimisht të cilësuar si ‘Shkolla e Pionierëve të Luftës’ dhe më pas si Shkolla Ushtarake ‘Skënderbej’. Me këtë emër të Kryeheroit tonë shkolla u bë simbol i nderit, i krenarisë dhe i dinjitetit të ushtrisë shqiptare, ku u rritën, u edukuan dhe u brumosën me cilësitë e virtytet më të larta patriotike dhe njerëzore breza të tërë të rinjsh të ardhur nga e gjithë Shqipëria.

Janë rreth 36 mijë ‘skënderbegas’, që mësuan, u rritën dhe u kualifikuan në bankat e kësaj shkolle. Nga armata e madhe e tyre dolën lider të vërtetë, të cilët drejtuan më pas strukturat e sigurisë së vendit. Nga bankat e kësaj shkolle dolën shumë ushtarakë profesionistë, që drejtuan njësi të niveleve taktike, operative e strategjike të Forcave të Armatosura, duke shërbyer me devotshmëri të jashtëzakonshme. ‘Skënderbegasit’ e dikurshëm, ata më të spikaturit, studiuan dhe përfunduan me sukses Universitetin e Tiranës, duke u diplomuar dhe shkëlqyer më pas në shumë fusha të ndryshme si: mjekësi, ekonomi dhe inxhinieri.

Shkolla e Mesme Ushtarake ‘Skënderbej’ për shumë kohë, ishte vendi i zbulimit, i përzgjedhjes dhe trajnimit të talenteve të jashtëzakonshme, nga arti, kultura dhe në veçanti sporti, në të gjitha disiplinat, duke u bërë furnizuesja kryesore e klubeve sportive më me emër të kohës, sidomos të Partizanit dhe Ekipeve tona Kombëtare. Sot, ne të gjithë, kujtojmë sa shumë personalitete të shquara, të dala nga kjo shkollë; artistë e sportistë, gjoksi i të cilëve nuk i mbante dot dekoratat dhe medaljet e fituara në përfaqësimet e gjithanshme sportive, brenda dhe jashtë vendit.

Njëri prej tyre ishte dhe mbetet i paharruari Petrit Murzaku, të cilin kemi nderin ta rivlerësojmë sot, por edhe shumë kolegë të tij, të cilët u rritën profesionalisht në këtë shkollë dhe nderuan ngjyrat kuq e zi duke lartësuar me rezultatet e tyre flamurin tonë kombëtar. Një zbulues i veçantë i talenteve të reja sportive, të cilin kam pasur rastin ta njoh edhe vetë nga afër qysh në fëmijëri, është Sherif Çiçiku, i cili për dekada të tëra, me profesionalizëm e kujdes të veçantë e mbi të gjitha me dashurinë për sportin, përzgjodhi, trajnoi e përgatiti talente të shumta të sportit aq popullor dhe të dashur të futbollit.

Lista do të ishte e gjatë, por do të mjaftonte vetëm emri Perlat Musta. Ne së bashku e veçanërisht ju, si ‘skënderbegas’, kujtoni kur të parët nxënës të kësaj shkolle me fletore e libra hapur mbi bankë nga njëra anë, afër mbanin armën e mbështetur tek këmbët. Kështu rrodhi historia e kësaj shkolle, model dhe e vetme e përgatitjes së ushtarakëve të ardhshëm profesionistë për nevojat e Forcave tona të Armatosura.

Të tillë ishin ata, që themeluan të parën shkollë kur zbritën nga malet dhe në vend të armës mbi supe vendosen gradat. Ish-“skënderbegasit” ndër vite, që dolën nga dyert e kësaj shkolle tashmë janë fare pak që shërbejnë në radhët e Forcave të Armatosura. Por janë pafund ata, të cilët edhe pse kanë dal në pension e janë sot në moshë të thyer, ndjejnë deyrimin e organizimit e të përfaqësimit në një shoqatë, që ia ka dalë më së miri të ruajë e transmetojë ndër breza vlerat e pazëvendësueshme të kësaj shkolle model e të paharruar. Ju faleminderit!














Etiketat e lidhura

ilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 5 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 5 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 5 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 7 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 5 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 10 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 6 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 5 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 5 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.