Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Presidenti padit ministren në SPAK: Më 2 mars në sheshin e betejës së vërtetë. Rreziku më i madh, murtaja që quhet Rilindje

Presidenti padit ministren në SPAK: Më 2 mars në sheshin e betejës së vërtetë. Rreziku më i madh, murtaja që quhet Rilindje

Aktualitet
E hënë, 24 Shkurt 2020 13:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar sot në orën 13:00 padinë ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Padia është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Kreu i shtetit shoqërohej nga këshilltarët; Bahri Shaqiri, Tedi Blushi dhe Blerdar Dervishaj.

Në prononcimin e dhënë për mediat, Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se padia vjen pas shkeljeve skandaloze të zyrtarëve të rilindje Kushtetutës dhe interesave të vendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 33 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 2 orësh

“Mbrojtja e Kushtetutës është detyrë e Presidentit të Republikës. Mazhoranca po përpiqet të kapë Gjykatën Kushtetuese dhe të shkelë në mënyrë flagrante Kushtetutën. Do të paraqesim prova të reja në ditët në vijim”,- tha ndër të tjera kreu i shtetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke u ndalur në shkeljet e mazhorancës, Presidenti tha se ajo që ndodhur është ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit shqiptar dhe qytetarët duhet të reagojnë.

“Tashmë padia dhe kallëzimet penale për disa vepra penale shumë ët qarta është dorëzuar për tre titullarë të Ministrisë së Drejtësisë me në krye ministren dhe kemi dhe për persona të tjerë të përfshirë për shpartallimin e kësaj tentative dhe të grushtit të shtetit për rrëmbimin e Kushtetutës së Shqipërisë, për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese dhe të sovranitetit të Shqipërisë nga kjo bandë kaq e rrezikshme. Ndaj, më 2 mars të gjithë shqiptarët në bulevard në Tiranë për të bërë të qartë që të gjithë janë me Kushtetutën, jo me Presidentit, Kushtetutën që votuan në 22 nëntor 1998 dhe rreziku më i madh është murtaja që quhet Rilindje”,- tha Presidenti Ilir Meta.

Prononcimi i plotë Presidentit Meta pas depozitimit të kallëzimit penal në SPAK ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe zyrtarëve të tjerë të lartë


Pyetje: A është e pranueshme për vetë kreun e shtetit të dalë vetë në terren dhe të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme, kur ka zyrtarë dhe mjaft punonjës që mund ta bëjnë këtë gjë?

Presidenti Meta: Mbrojtja e Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese është sot detyrë mbi detyrat për çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot dhe në radhë të parë është kryedetyra dhe misioni i Presidentit të Republikës.

Nuk ka ndodhur ngjarje më e rëndë në historinë e shtetit tonë se sa ky akt mafioz, ku së fundmi në bazë të provave zyrtare, rezulton e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë, edhe celula e strukturuar në krye të Ministrisë së Drejtësisë që përmes shkeljes së Kushtetutës, dhunimit të shumë ligjeve dhe përmes falsifikimeve të mirëprovuara, ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer haptazi, në mënyrë mafioze një kompetencë që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia jep vetëm Presidentit të Republikës, me qëllim shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese, nga garante e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, në një polici anti-kushtetuese për të rrëmbyer të drejtat e qytetarëve shqiptarë përgjithmonë.

Prandaj këto prova dhe fakte tronditëse ishte e domosdoshme t’i sillte vetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Kallëzimet penale shumë të qarta janë dorëzuar për tre titullarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, me në krye zonjën ministre, ende në detyrë.

Po vlerësojmë prova të reja që disponojmë dhe që po na vijnë, për persona të tjerë të kësaj bande tepër të rrezikshme, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, për të çuar deri në fund shpartallimin e grushtit të shtetit përmes rrëmbimit me ligjin anti-kushtetues të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm të shtetit.

Ndaj më 2 mars, të gjithë në Tiranë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ta bërë të qartë se shqiptarët janë me Kushtetutën, jo me Presidentin Ilir Meta! Se shqiptarët nuk do të tolerojnë më askënd të dhunojë Kushtetutën që ata e votuan me referendum më 22 nëntor 1998.

Rreziku më i madh është murtaja që quhet “Rilindje”!

Pyetje: Zoti President, ju keni ndërmarrë një akt të jashtëzakonshëm. Është një akt i paprecedent i kreut të shtetit për të ndërmarrë një…

Presidenti Meta: Një akt i paprecedent i kreut të shtetit, thoni ju! Më thoni: A ka ndonjë Republikë në botë, në Europë, të një vendi anëtar të Këshillit të Europës, të një vendi që synon të çelë negociatat me Bashkimin Europian, ku në mënyrën më mafioze i rrëmbehet kompetenca kushtetuese dhe pushteti që Kushtetuta ia jep kreut të shtetit.

Pyetje: Ku synoni të arrini zoti President përmes një tubimi në datën 2 mars, sepse ky është një akt që asnjë president në dijeninë tonë si gazetarë, nuk ka dalë në rrugë për të protestuar me qytetarët? Ku synoni të arrini me këtë akt, zoti President?

Presidenti Meta: Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtetë për çdo qytetar shqiptar, që dëshiron të jetojë në liri, në demokraci dhe në një shtet ku ligji është i barabartë për të gjithë duke filluar nga Presidenti i Republikës deri te qytetari më i thjeshtë i Republikës.

Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës që të shkelet Kushtetuta në këtë mënyrë. Nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë tre vite pa Gjykatë Kushtetuese vetëm për qëllimin për ta kapur këtë Gjykatë në mënyrë mafioze, dhe monstruoze siç tregojnë faktet dhe të vërtetat.

Nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë ngelur një minutë pa Gjykatë të Lartë.

Nuk ka ndodhur asgjëkundi që të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm me 69 vota, kur Kushtetuta e thotë qartë me 84 vota.

Nuk ka ndodhur asgjëkundi që të bëhen zgjedhje vendore në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me ligjet e vendit, zgjedhje njëpartiake, të cilat i neveriti vetë Kongresi i Autoriteteve Vendore, duke e abandonuar vëzhgimin e tyre si zgjedhje jashtë standardeve.

Pra nuk ka ndodhur asgjëkundi një grusht i tillë shteti, siç unë u kam bërë të qartë të gjithë shqiptarëve sot paradite me postimin, me të cilin ju jeni njohur.

Puna vazhdon. Provat vazhdojnë. Implikimi vazhdon. Të gjithë i pres më 2 mars kundër murtajës që do të zhbëjë shtetin e së drejtës në Shqipëri dhe të ekzekutojë përfundimisht Kushtetutën e të gjithë shqiptarëve.

Etiketat e lidhura

ilir metaPresidenti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 33 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 37 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.