Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prioritetet e ministres Koçiu, nga rritja e pagave për mjekët tek investimet e reja

Aktualitet E hënë, 27 Nëntor 2023 20:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se buxheti i ardhshëm për institucionin që ajo drejton është buxheti më i madh i akorduar, pothuajse 1 miliard euro. Në buxhetin prej rreth 98.72 miliardë lekë i akorduar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale është parashikuar 67.7 miliardë lekë për sektorin e shëndetësisë dhe 30.1 miliardë lekë për Mbrojtjen Sociale.

Në një intervistë në programin me “Wake Up”, në televizionin Top Channel, Koçiu u shpreh se ky sektor ka vëmendje të veçantë me programe të dedikuara dhe objektivi kryesor është mbulimi me sistem shëndetësor sa më pranë vendbanimit të qytetarëve. Një tjetër prioritet për MSHMS-në, Koçiu theksoi se do të jetë informacioni i digjitalizuar për të krijuar së më shumë transparencë në menaxhimin e të dhënave, por edhe për të krijuar politika akoma më të sakta dhe më të qartë për sa i përket nevojave që ka sistemi shëndetësor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Objektiv tjetër do të jetë edhe një vlerësim më i madh i kostos dhe efektivitetit për barnat e rimbursueshme, te aksesi në barna dhe sidomos kjo, te shtresat në nevojë dhe tek të moshuarit kryesisht. Do të vijojmë me ofrimin e paketave të posaçme siç është kontrolli periodik bazë, fishat e diabetit, si dhe shumë programe dhe paketa të tjera të cilat ofrohen në sistemin shëndetësor”, nënvizoi Koçiu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministrja theksoi se “pjesë e rëndësishme është mbrojtja sociale që ne e mbulojmë me ndihmën ekonomike, pagesën për personat me aftësi të kufizuar, mbështetjen financiare për gratë kryefamiljare me më shumë fëmijë, për fëmijët e familjeve të varfra, për të verbrit, para dhe tetraplegjikët”. Koçiu u ndal edhe te një tjetër pikë e rëndësishme siç është rritja e pagave për mjekët dhe infermierët.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

”Thelbi i politikave në shëndetësi do të vijojë të jetë mjeku, infermieri dhe të gjithë punonjësit që ofrojnë shërbime shëndetësore. Gjatë vitit 2024 do të vijojë rritja e pagave për infermierët prej 15 mijë lekësh, ndërsa mjekët e përgjithshëm 20 mijë lekë çdo muaj”, nënvizoi ajo.

Gjatë intervistës televizive, ministrja u ndal edhe tek investimet e bëra nga qeveria shqiptare vitet e fundit, të cilat kanë transformuar sistemin shëndetësor në vendin tonë. “Faktet flasin vetë. Mjafton të shikosh Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalin e ri që është ndërtuar aty, urgjencën kardiake, që janë totalisht ambiente jo vetëm bashkëkohore, që ia kalojnë edhe spitaleve private”, deklaroi Koçiu.

Ajo vuri në dukje punën e jashtëzakonshme që bëhet për furnizimin në kohë reale me medikamentet e nevojshme për kura specifike dhe që janë novatore. Sipas saj, falë buxhetit 2024 do të përmirësohet mënyra, menaxhimi dhe kostoja e efektivitetit të barnave të rimbursueshme. Ministrja bëri me dije hartimin e një plani pune për të bërë një vlerësim të gjithësecilit punonjës të shëndetësisë bazuar në performancën e tyre.

“Është e rëndësishme që duke stimuluar në bazë të performancës do të arrijmë të nxisim dhe të incentivojmë me pagë punonjësit të cilët do të vlerësohen periodikisht”, shtoi ajo. Koçiu ka theksuar se për mjekët specialistë që shprehin dëshirën dhe vullnetin për të punuar në zona rurale të vendit, vijon akordimi i bonusit prej 1 milion lekësh mbi pagën.

“Ndërkohë sapo kemi përfunduar edhe listën e parë të mjekëve të cilët përfitojnë nga kredia pa interes e ofruar nga shteti. Janë 100 kuota për vitin 2023 për shëndetësinë në vitin e parë të lancimit të kësaj nisme dhe pa diskutim që do të ketë nisma të tjera. Janë 85 mjekë që kanë përfituar kredi me zero interes nga përmbushja e kritereve dhe ne do ta rishpallim sërish për kuotat e mbetura të lira për të gjithë ata që kanë interes për të përfituar nga ky program”, deklaroi ministrja.

Gjatë intervistës, ministrja Koçiu u ndal te kantieret e reja investues në shëndetësi siç është rikonstruksionin tërësor i Spitalit Psikiatrik të Vlorës ku tashmë ka nisur puna apo edhe rikonstruksioni i Spitalit Psikiatrik të Elbasanit në 2024. “Krahas infrastrukturës, është e domosdoshme që të trajtojmë stafin, t’i japim të gjitha mundësitë për të shërbyer denjësisht”, u shpreh Koçiu.

Etiketat e lidhura

Albana Koçiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.