Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 18:02 Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se Ukraina këmbëngul për anëtarësim në NATO dhe zbulon mesazhin e Trump për liderët europianë mbi shpenzimet për Ukrainën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit

Aktualitet E enjte, 25 Prill 2024 11:18
Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te profesionet e lira, shumë prej këtyre bizneseve kanë nisur në tatime ankesat për rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%.

“Nëpërmjet një ankese që depozitova pranë Tatimeve Rajonale Fier kam kërkuar rishikimin e këstit të parapagimit, me qëllim përfshirjen e shpenzimeve të zbritshme në masën 30%. Nga 95,000 lekë në muaj kësti rezulton të shkojë 66,500.

Pra kam kërkuar të më njihen shpenzimet apriori për 2024, pasi nuk isha në dijeni të llogaritjeve të shpenzimeve me kontabilitet për parapagimin e tatimit për 2024. Shpenzimet e deklaruara për 2023 kanë qenë të ulëta”, pohoi një nga psikologet që ka dërguar ankesën pranë drejtorisë rajonale në Fier.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe nga kontabilistët pohohet se tashmë janë të shumta ankesat e dërguara nga bizneset për rishikim të kësteve të parapagimit, pasi rezultojnë më të larta nga sa ishte parashikuar në ligj.

“Janë të shumta ankesat e bizneseve për tatimet. Kryefjala e tyre mbetet rishikimi i kësteve, pasi nga të gjithë pritej tjetër këst tjetër që ishte llogaritur më parë, më e ulët se ajo e llogaritur nga tatimet”, veçon një nga kontabilistët mbajtës i bilanceve të disa bizneseve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më 11 prill, administrata tatimore iu dërgoi bizneseve të profesioneve të lira njoftim vlerësimet me llogaritjen e 9 kësteve të parapagimit të tatimit. Bizneset njëzëri pohuan se detyrimi i këstit të parapagimit që varionte nga 500, 1000, deri 1,200 euro ishte i papërballueshëm.

Mund t'ju interesojë

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Para 15 minutash
Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Para 55 minutash
Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Para 2 orësh

Në llogaritjet e tatimeve mbështetur në deklaratën e të ardhurave dhe shpenzimeve të vitit 2023 në asnjë rast nuk është zbatuar njohja e shpenzimeve fikse në masën 30% për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira me xhiro deri 10 milionë lekë në vit, siç përcaktohet në ligjin i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe udhëzimin shoqërues për zbatim.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo paralajmëroi se moszbatimi korrekt i ligjit do të shkaktojë ankesa ndaj tatimeve.

“E kanë llogaritur tatimfitimin për të ardhurat dhe shpenzimet faktike të deklaruara për 2023. Ligji nuk është zbatuar në mënyrë korrekte. Nuk është marrë në konsideratë zbritja 30% e shpenzimeve fikse.

Shpenzimet e shumë bizneseve janë të ulëta për shkak të profesionit që bëjnë dhe pothuajse janë tatuar mbi të ardhurat e deklaruara. Kjo situatë do të krijojë lum ankesash nga bizneset ndaj administratës tatimore”, pohoi ai më herët.

Nga Tatimet është sqaruar se zbritja e tyre do të bëhet më 31 mars 2025 në bazë të aplikimeve të bizneseve të profesioneve të lira në fund të vitit 2024, pas plotësimit të formularit për zgjedhjen e regjimit të veçantë.

Nga ana tjetër nga ekspertët kontabël vlerësojnë se forma dhe përmbajtja juridike e zbatimit të ligjit nuk është aspak korrekte. Sipas tyre njoftim vlerësimet për parapagimet, jo vetëm që janë me referenca ligjore të gabuara, por në të shumtën e rasteve të llogaritura edhe gabim.

Për shkak të paqartësive ligjore, shkeljes së barazisë mes tatimpaguesve dhe konkurrencës së lirë ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” është ankimuar 3 herë në Gjykatën Kushtetuese.

Së pari, u padit nga deputetët e grupit parlamentar të opozitës, më pas nga IKM dhe IEKA dhe së fundmi e dërguar në Kushtetuese me iniciativën e Av. Dr. Lulzim Alushaj, ku i janë bashkuar Shoqata e Biznesmenëve Italianë në Shqipëri (A.I.I.A.), Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve dhe 151 profesionistë të lirë në fushat e IT, Avokati, Auditues, financierë, përkthyes, konsulent mbi pasuri të paluajtshme etj./Monitor

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie
Para 15 minutash

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development
Para 46 minutash

Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine
Para 49 minutash

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine

Marshimi i studentëve në Tiranë: Bllokime rrugësh dhe përplasje me policinë
Para 52 minutash

Marshimi i studentëve në Tiranë: Bllokime rrugësh dhe përplasje me policinë

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 19 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 21 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 23 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 6 orësh

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.