Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Projekti i spitalit të Dibrës, Manastirliu: Hyn në fuqi rritja historike e pagave për bluzat e bardha

Aktualitet E hënë, 1 Maj 2023 17:51
Projekti i spitalit të Dibrës, Manastirliu: Hyn në fuqi rritja historike e pagave për bluzat e bardha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me Zv/Kryeministren Belinda Balluku, kanë vizituar Spitalin Rajonal Dibër, ku është prezantuar projekti për rehabilitimin e spitalit, një investim madhor për Shëndetësinë në qarkun e Dibrës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Pjesë e planit spitalor është rehabilitimi i plotë i Spitalit Rajonal Dibët, një spital, i cili në 2 vitet e ardhshme do të ketë parametra evropian të infrastrukturës, duke bërë të mundur që ne të kemi një spital i cili të integrojë në një strukturë unike shërbimin e pediatrisë, shërbimin obstretrik-gjinekologjik dhe të gjithë infrastrukturën duke filluar nga imazheria, tek laboratori, shërbimi patologjisë, kirurgjisë, blloku operator dhe reanimacioni”,- theksoi Manastirliu.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 5 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 6 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 6 orësh

Ministrja Manastirliu foli edhe për rritjen e pagave për mjekët specialistë, mjekët e familjes dhe infermierët, që hyn sot në fuqi. “Janë 11 mjekë specialistë që janë shtuar në këtë spital, duke filluar me shërbime shumë delikate sikurse është shërbimi i kirurgjisë, siç është shërbimi i reanimacionit sikurse janë shërbimet e tjera esenciale. Ne punojmë me vizionin për të krijuar mundësinë që çdo qytetar shqiptar të ketë një shërbim shëndetësor të aksesueshëm, cilësor dhe afër vendbanimit. Tashmë mjekët tanë specialistë do të vlerësohen me një rritje page historike në spitale, edhe në poliklinika, duke i mbështetur me 50 mijë Lekë të reja në muaj mbi pagën e tyre, dhe nga ana tjetër për mjekët dhe infermierët tanë ne do të kemi gjithashtu një rritje të pagës prej 7% këtë vit dhe në vitin 2024 -ashtu sikurse ne jemi zotuar- do kemi një rritje page të targetuar për ju, për infermierët kudo, në spitale, qendra shëndetësore dhe gjithashtu edhe për mjekët e përgjithshëm”, tha Ministrja Manastirliu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke vlerësuar punën e bluzave të bardha në këtë qark, Zv/ Kryeministrja Balluku, tha se ky investim është tepër i rëndësishëm për qytetarët e këtij qarku. “Ngritja e një spitali rajonal sipas paramentrave dhe kritereve që ne tashmë i aplikojmë në gjithë Shqipërinë është e rëndësishme për Dibrën. Infrastruktura spitalore ka ndryshuar rrënjësisht, sepse ka qënë vizion i qeverisë shqiptare që ne t’ju ofronim jo vetëm qytetarëve, por edhe mjekëve një mjedis të denjë për të punuar. Disa prej jush nuk janë dibranë, për pak ditë hapet plani i bardhë dhe rrugën që sot e bëni për dy orë e çerek do e bëni për 1 orë e 30 minuta. Ne besojmë që për pak muaj do të hapet edhe tuneli i madh, ku kanë ngelur 300 metrat e fundit dhe ju nga Tirana do jeni vetëm 1 orë e 10 minuta”,- tha Balluku.

Ministret Manastirliu dhe Balluku kanë inspektuar nga afër edhe poliklinikën e Spitalit Dibër, e cila është drejt përfundimit të punimeve. Pritet të fillojë puna për rehabilitimin e plotë të Spitalit Rajonal Dibër.

Etiketat e lidhura

Ogerta Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.