Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protesta te PD/ Avokati i popullit: 59 të shoqëruar, 8 prej tyre të mitur

Aktualitet E diel, 9 Janar 2022 08:51
Protesta te PD/ Avokati i popullit: 59 të shoqëruar, 8 prej tyre të mitur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sipas një bilanci paraprak të protestës që u mbajt dje te selia blu, avokati i Popullit thotë se 59 persona janë shoqëruar në polici, mes tyre 8 të mitur. “Në të gjitha komisariatet e kryeqytetit ishin shoqëruar në total një numër prej 59 qytetarësh nga të cilët 28 persona në Komisariatin nr.1, 14 persona në Komisariatin nr.2, 8 persona në Komisariatin nr.3, 5 persona në Komisariatin nr.5, 3 persona në Komisariatin nr.6 dhe 1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës”.

Raport paraprak i avokatit të popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim protestën e zhvilluar në kryeqytet duke angazhuar në terren me disa masa e më pas në Komisariate e qendra spitalore, disa grupe monitorimi. Ndërsa e drejta e protestës është një e drejtë e garantuar, është shumë e rëndësishme që ajo të ushtrohet në mënyrë paqësore e të shmangen veprime të dhunshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Grupi i monitorimit të Avokatit të Popullit ka qenë që prej orës 11.30, përreth zonës me qëllim verifikimin e problematikave që mund të lindnin apo shfaqeshin gjatë mbajtjes së kësaj proteste.

Përgjatë orës së parë të zhvillimit të protestës, në ambjentet përreth selisë së PD-së, situata ishte jo-problematike dhe karakterizohej nga lëvizje dhe përpjekje të vazhdueshme të protestuesve për të hyrë në mjediset e brendshme të selisë por forcat e rendit nuk kanë ndërhyrë dhe nuk kanë kryer veprime operative ndaj protestuesve.

Rreth orës 13.00 situata brenda perimetrit të selisë përshkallëzoi ndjeshëm dhe u konstatua një ndërhyrje e menjëhershme të forcave të Policisë së Shtetit për largimin e protestuesve si nga oborri i selisë ashtu edhe nga segmenti i unazës. Kjo ndërhyrje karakterizohej kryesisht nga përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit (i cili përbëhej nga një solucion me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë dhe me shkumë). Eshtë evidentuar një përdorim i lartë i gazit lotsjellës teksa Policia bllokoi perimetrin nga xhamia tek hotel “Dajti” si dhe urat lidhëse me pjesën tjetër të segmentit të unazës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gazi është përdorur në afërsi edhe të protestuesve të cilët nuk po ndërmerrnin veprime aktive ndaj forcave të Policise apo selisë së PD-së, nuk po tentonin të hynin me forcë në oborrin e brendshëm dhe nuk përbënin rrezik apo kërcënim për situatën. Përdorimi i gazit lotsjellës i gjeti protestuesit të papërgatitur dhe shumë prej tyre, të traumatizuar, kanë pasur të nevojshme marrjen e ndihmës mjekësore e cila u mundësua pas njoftimeve të qytetarëve. Një pjesë e punonjësve të Policisë nuk kanë pasur të dukshëm numrin e tyre të identifikimit.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 3 minutash
Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 44 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 49 minutash

Pas shpërndarjes së protestueseve, segmenti i Unazës ka vijuar të jetë i bllokuar, pasi përbënte skenë krimi dhe nga ana e forcave të Policisë është ndaluar hyrja e lirë e çdo individi qofshin këta dhe punonjës të medias.

Për shkak të përshkallëzimit të situatës dhe raportimit të rasteve të dhunës, përfaqësues të Avokatit të Popullit inspektuan gjendjen në spitalet e kryeqytetit për të verifikuar praninë e qytetarëve të lënduar atje si dhe nëse atyre u ishte ofruar ndihma e duhur mjekësore. Në Spitalin e Traumës po merrte mjekim shtetasi me inicialet A.H i cili ishte i plagosur në pjesën frontale. Pas kontaktit me këtë shtetas, ai pretendoi se ishte qëlluar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në protestën e sotme. Për sa i përket mjetit zotëria iu referua si armë e cila qëllonte predhat e gazit lotsjellës.

Sipas informacionit zyrtar të marrë në këtë spital, kishte marrë mjekim edhe një shtetas tjetër me inicialet N.A, i cili ishte lënduar po në kokë dhe pas marrjes së trajtimit ishte larguar.

Etiketat e lidhura

Avokati i Popullit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 3 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 11 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 13 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 33 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.