
Vijon protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga Policia e Shtetit, ku protestuesit kanë krijuar një kordon përballë efektivëve të policisë që janë në derën e Kryeministrisë. Ata janë rreshtuar përballë tyre, ndërkohë dy prej tyre po bëjnë një tjetër gjest. Dy të rinj shihet që mbajnë flamurin kuqezi dhe nisin të këndojnë Himnin Kombëtar.