
Marshim paqësor, por në thyerje të orës policore.
Pas protestës maratonë, mbrëmjen e sotme, një grup qytetarësh kanë zhvilluar një marshim homazh në nderim të të riut që u ekzekutua me armë në orët e para të ditës së djeshme.
Marshimi nisi nga Kryeministria dhe do të përfundojë në shtëpinë e Klodian Rashës.
Qytetarët kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e ministrit Sandër Lleshajt.
