Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 12:47 Kontrata paramartesore, tabu e pathyer në Shqipëri Kontratat paramartesore po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e diskutimeve për martesën dhe divorcin, por në Shqipëri përdorimi i tyre vazhdon të mbetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Provat që lanë në burg Ilir Metën

Aktualitet E mërkurë, 2 Korrik 2025 20:47
Provat që lanë në burg Ilir Metën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjykata e Posaçme ka zbardhur arsyetimin e vendimit të 26 qershorit, që refuzoi kërkesën për lirim nga paraburgimi të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në vendimin e siguruar nga A2 CNN, gjykata nënvizon se kërkesa e ish-presidentit të marrë të pandehur për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” në masë më të butë duhet të rrëzohet si e pabazuar në ligj dhe në prova. Për gjykatën, gjetjet e hetimeve të SPAK kanë forcuar dyshimin e arsyeshëm kundër Metës.

“edhe gjatë këtij gjykimi referuar akteve hetimore që i janë bashkalidhur informacionit me shkrim mbi gjendjen e procedimit përforcohet dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova mbi mundësinë e kryerjes nga i pandehuri të veprave penale për të cilën akuzohet. Gjatë gjykimit rezultoi e provuar sembi bazën e provave të reja që janë mbledhur nga organi i akuzës gjatë kësaj kohe ka ndryshuar edhe cilësia që ka pasur kërkuesi Ilir Metaj në kuadër të këtij procedimi penal nga ajo e personit nën hetim në të pandehur”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjykata e Posaçme liston në vendim veprimet hetimore të SPAK, mes të cilëve pyetja e personave nën hetim, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi e Ema Çoku dhe e 13 personave të tjerë si persona në dijeni, përgjigje të një banke të nivelit të dytë mbi kartat e kreditit të përdorura nga Monika Kryemadhi dhe letërporosi të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një nga këto të fundit pasqyrohet shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi në vlerën e gati 235 mijë USD për blerje në dyqane në Londër, Vjenë, Las Vegas e Berverly Hills dhe hotele e bileta avioni për në Londër New York dhe Las Vegas në periudhën dhjetor 2014-nëntor 2017.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas SPAK, të gjitha të paguara me një kartë krediti që i ishte dhënë nga biznesmeni Dritan Shatku. Sipas vendimit, SPAK ka administruar dokumentacion edhe nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, ndërsa në maj e qershor 2025 ka marrë përgjigje edhe nga Ministria e Jashtme dhe Kuvendi mbi vizitat e Metës i Kryetar Kuvendit në SHBA në periudhën 2016-2017. Gjykata e Posaçme arsyeton në vendim se nevojat e sigurimit ndaj Metës nuk janë zbutur, ndërsa argumentet e dhëna nga vetë ish-presidenti në sallën e gjyqit nuk shqyrtohen në seancën për informacion 2-mujor.

Mund t'ju interesojë

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon në gjykatë

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon...

Para 52 minutash
Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Para 1 ore
Skandali i dopingut, Pirro Dhima ofron dorëheqjen pas arrestimit të vëllait

Skandali i dopingut, Pirro Dhima ofron dorëheqjen pas arrestimit të vëllait

Para 1 ore

“Në lidhje me pretendimet/shpjegimet e kërkuesit (të pandehurit) Ilir Metaj mbi rrethanat faktike, gjykata vlerëson se këto pretendime nuk mund të jenë objekt shqyrtimi i këtij gjykimi, por ato do të duhet të vlerësohen në unitet dhe një nga një nga ana e gjykatës në faza të mëpasshme të gjykimit mbi bazën e parimit të kontradiktoritetit”. Sipas gjykatës, SPAK ka bërë me dije gjatë gjykimit se hetimi i Metës dhe të tjerëve paraqitet kompleks, por hetimi është drejt përfundimit. Në vendim gjykata vlerëson se prokuroria ka kryer një hetim aktiv, ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe grumbulluar prova të reja, duke treguar kështu, kujdesin e duhur në ushtrimin e ndjekjes penale. /A2cnn/

Etiketat e lidhura

ilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kontrata paramartesore, tabu e pathyer në Shqipëri
Para 13 minutash

Kontrata paramartesore, tabu e pathyer në Shqipëri

Perla e natyrës shqiptare, lumi i Shalës (video)
Para 28 minutash

Perla e natyrës shqiptare, lumi i Shalës (video)

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 42 minutash

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon në gjykatë
Para 52 minutash

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon në gjykatë

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 16 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 19 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 6 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 15 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.