
Partia Socialiste ka korrigjuar listën për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Ky korrigjim, vjen një ditë pasi KQZ vërejti parregullsi rreth përfaqësimit gjinor në lista. Partia Socialiste ka vendosur që në qarkun e Elbasanit, kandidatja Marsida Hyseni nga numri 12 në të cilin ishte pozicionuar të kalojë në të 13-tin.