Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-ja?

Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-ja?

Aktualitet
E shtunë, 19 Shtator 2026 07:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bankat qendrore të Holandës dhe Francës e kanë tërhequr arin e tyre nga SHBA-ja. Një nga arsyet është mosbesimi te SHBA, por po aq e rëndësishme është edhe që në rast krize rezervat e arit të jenë sa më afër. Fort Knox, kompleksi i fortifikuar në shtetin e Kentakit, ku ruhen rreth gjysma e rezervave të arit të qeverisë amerikane, është sinonim i sigurisë maksimale. Shprehja “si Fort Knox” përdoret për të përshkruar diçka që është jashtëzakonisht e sigurt dhe e mbrojtur mirë. Megjithatë perceptimi i Shteteve të Bashkuara si një vend i sigurt për ruajtjen e arit duket se po zbehet.

Vendimi i fundit i bankës qendrore holandeze për të zhvendosur rreth 86 tonë ar nga Nju-Jorku në Londër nxori në pah shqetësimet në rritje të disa qeverive lidhur me ruajtjen e aseteve strategjike në SHBA dhe nëse ato do të mund të ishin lehtësisht të aksesueshme në rast krize.

De Nederlandsche Bank (DNB) përmendi “paqëndrueshmërinë gjeopolitike” si arsye dhe tha se shpërndarja e arit në vende me juridiksione të ndryshme do të përmirësonte “gatishmërinë për kriza”.

Fort Knox, vendi ku ruhen rezervave të arit të qeverisë amerikaneFort Knox, vendi ku ruhen rezervave të arit të qeverisë amerikane
Fort Knox, ku ruhen rreth gjysma e rezervave të arit të qeverisë amerikane, është sinonim i sigurisë maksimale.Fotografi: picture alliance/dpa/AP

EdheFranca hoqi të gjithë arin e saj që kishte mbetur në Rezervën Federale të Nju-Jorkut midis korrikut 2025 dhe janarit 2026. Megjithatë guvernatori i Bankës së Francës, François Villeroy de Galhau, deklaroi në atë kohë se vendimi nuk kishte motive politike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, disa politikanë në Gjermani dhe Itali, vende që zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit në botë, kanë kërkuar që edhe ari i vendeve të tyre të tërhiqet nga SHBA. Këto thirrje vijnë mes shqetësimeve për politikën e paparashikueshme të administratës Trump dhe qëndrimit gjithnjë e më kritik të saj ndaj Bashkimit Evropian, përfshirë kërcënimet për të aneksuar një pjesë të territorit të tij në Grenlandë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etja për ar

Sebastien Tillett, analist në Oxford Economics, thotë se për bankat qendrore evropiane, sekuestrimi i drejtpërdrejtë i aseteve të tyre përbën një “rrezik jashtëzakonisht të vogël”. Megjithatë, sipas tij, po shtohen shqetësimet për mundësinë e qasjes së shpejtë te këto asete në një epokë pasigurie gjeopolitike. “Shqetësimi më i rëndësishëm është se asetet e mbajtura në një juridiksion tjetër mund të bëhen përkohësisht të paarritshme në një skenar ekstrem sanksionesh, problemesh ligjore ose krizash gjeopolitike”, tha ai për DW.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Para 1 ore
Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Para 8 orësh

Krishnan Gopaul nga Këshilli Botëror i Arit (World Gold Council) thotë se, në përgjithësi, bankat qendrore në mbarë botën kanë blerë gjithnjë e më shumë ar që nga kriza financiare globale e vitit 2008 dhe po i kushtojnë vëmendje në rritje vendit dhe mënyrës së ruajtjes së tij. Si rezultat çmimet e arit kanë arritur nivele rekord.

Një sondazh i fundit i Këshillit Botëror të Arit tregoi se bankat qendrore kanë shtuar mesatarisht 1.000 tonë ar në vit gjatë katër viteve të fundit, krahasuar me një mesatare prej 500 tonësh në vit gjatë dekadës së mëparshme.

Sipas Gopaul kriza financiare globale e vitit 2008 u pasua nga kriza e borxhit sovran në eurozonë, më pas nga një sërë krizash politike, pandemia dhe trazira të vazhdueshme gjeopolitike e konflikte. Kjo ka bërë që ari të fitojë rëndësi të re si një aset i sigurt në kohë pasigurie. “Gjatë dy dekadave të fundit kanë ekzistuar, në forma të ndryshme, pyetje dhe shqetësime lidhur me sistemin financiar global dhe gjendjen e gjeopolitikës”, thotë ai.

Rezerva ari, KasimovRezerva ari, Kasimov
Bankat qendrore në mbarë botën kanë blerë gjithnjë e më shumë ar që nga kriza financiare e vitit 2008Fotografi: Alexander Ryumin/ITAR-TASS/IMAGO

Zhvendosja e arit proces kompleks, i rrezikshëm dhe i kushtueshëm

Vendimet e Holandës dhe Francës për të zhvendosur arin e tyre nga SHBA-ja drejt Evropës tregojnë se tani vëmendja është përqendruar jo vetëm te sasia e rezervave, por edhe te vendndodhja e tyre, në mënyrë që ato të mund të përdoren shpejt dhe lehtë në rast të një krize të re.

Bankat qendrore, qeveritë dhe fondet sovrane të pasurisë mbajnë rezerva fizike ari në vende të ndryshme. Zhvendosja e tij mund të jetë një proces shumë kompleks, i rrezikshëm dhe i kushtueshëm, ndërsa mundësia për ta shitur ose shkëmbyer me valuta apo asete të tjera varet shpesh nga vendi ku ruhet.

“Bankat qendrore po i kushtojnë më shumë vëmendje jo vetëm llojit të aseteve që zotërojnë, por edhe vendit ku i mbajnë ato, kryesisht për të rritur qëndrueshmërinë dhe fleksibilitetin e rezervave”, thotë Tillett.

Gopaul shton se menaxhimi i rezervave është bërë “jashtëzakonisht i rëndësishëm”. Sipas tij, edhe pse vëmendja përqendrohet shpesh te rreziqet e mundshme që lidhen me juridiksione të caktuara, si SHBA-ja, një pjesë e arsyes për këto vendime është sigurimi që ari të jetë sa më afër vendit të origjinës dhe në një qendër tregtare që funksionon me shpejtësi.

Ai thekson se banka qendrore holandeze e zhvendosi arin në Londër dhe jo në Holandë, sepse Britania e Madhe është “një nga qendrat më likuide dhe më aktive të tregtimit të arit në botë”.

“Ideja është që në rast krize apo periudhash me tensione të larta, ky ar të mund të përdoret dhe të vihet në dispozicion shpejt”, thotë ai. “Londra është praktikisht zemra e tregut botëror të arit. Aty zhvillohet një aktivitet i jashtëzakonshëm dhe tregu është shumë likuid, ndaj në kohë krize dëshironi që ari juaj të ndodhet pikërisht aty .”

Banka e Anglisë është një nga institucionet më të mëdha në botë për ruajtjen e arit. Vlerësohet se në depot e saj ndodhen rreth 400.000 shufra ari, me një vlerë prej afërsisht 270 miliardë dollarë.

Pikëpyetjet rreth SHBA-së

Megjithëse zhvendosja e arit në një qendër si Londra ka avantazhet e veta për institucionet evropiane, është e qartë se dyshimet mbi besueshmërinë e SHBA-së në epokën e Trumpit dhe mbi sistemin financiar amerikan në tërësi po ndikojnë gjithnjë e më shumë në vendimmarrje.

Javën e kaluar, drejtuesi i fondit sovran të pasurisë së Norvegjisë, me vlerë rreth 2,3 trilionë dollarë, deklaroi se fondi duhet të ulë ndjeshëm ekspozimin e tij ndaj obligacioneve të Thesarit amerikan.Ky qëndrim duket se lidhet me shqetësimet për tregun e bonove qeveritare amerikane, ku inflacioni i lartë dhe rritja e borxhit publik kanë shtuar kostot e huamarrjes dhe kanë nxitur pasigurinë e investitorëve.

Tillett thotë se ari vazhdon të ndikohet nga vendimet e Rezervës Federale të SHBA-së dhe se shqetësimet e përgjithshme për tregjet financiare amerikane po i shtyjnë mbajtësit e arit të rishikojnë vendndodhjen e rezervave të tyre.

Përveç këtyre shqetësimeve financiare, retorika e Trumpit lidhur me Grenlandën dhe kërcënimet e vazhdueshme, ndonëse të tërthorta, ndaj Bashkimit Evropian, kanë shtuar arsyet pse institucionet evropiane duan të ripozicionojnë asetet e tyre.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, dhe veçanërisht Banka Federale e Rezervës së Nju-Jorkut në Manhattan, mbeten ende një nga ruajtëset kryesore të arit evropian, sidomos për Gjermaninë. Edhe pse Bundesbank riktheu në Gjermani rreth 300 tonë ar nga SHBA-ja midis viteve 2013 dhe 2017, ajo ende mban më shumë se 1.000 tonë ar në territorin amerikan.

Vitin e kaluar, Bundesbank deklaroi në një njoftim zyrtar: “Nuk kemi asnjë dyshim se Banka Federale e Rezervës së Nju-Jorkut është një partner i besueshëm dhe i sigurt për ruajtjen e rezervave tona të arit.”/dw/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 8 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 10 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 10 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 15 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 12 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.