Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse rrezikojmë një krizë si ajo e vitit 2008!

Aktualitet E hënë, 23 Mars 2020 13:36
Pse rrezikojmë një krizë si ajo e vitit 2008!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gentian Kaprata-Urbanism & Democracy

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pavarësisht se ku banon në Tiranë, mjafton të dalësh nga shtëpia dhe në një rreze prej 500 metrash do të dallosh të paktën tre kantiere ku ndërtohet një pallat i ri. Sidoqoftë, nuk duhet ndonjë vëzhgim i thelluar empirik, për të kuptuar se Tirana është rikthyer në një kantier të madh ndërtimi. Për të aritur në këtë konkluzion mjafton të konsultosh buxhetin e Bashkisë, ku zëri ‘taksa të ndikimit në infrastrukturë’ jep 22 milion euro ose 30% të të gjithë të ardhurave të saj.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 10 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

Ndërsa ndërtohen masivisht ndërtesa banimi, lind natyrshëm pyetja se për kë po ndërtohen këto banesa? Sikurse në cdo treg tjetër, edhe në tregun e imobiliareve, oferta duhet të takohet patjetër me kërkesën, që të konsiderohet se kjo sipërmarrje realizon fitim dhe të mos falimentojë. Dhe këtu lind problemi, sepse janë dy dinamikat po shkojnë në kah të kundërt. Ndërsa oferta në treg e shprehur nga numri i apartamenteve të reja, po shtohet me shpejtësi; kërkesa e shprehur me numrin e popullsisë, po ulet me të njëjtën shpejtësi. Sepse, ndërsa oferta për apartamente të reja në treg po zhvillohet sipas Planit të Tiranës, i cili beson se Tirana në vitin 2030 do jetë 1.6 milion banorë, duket se kërkesa po shkon sipas OKB-s, sipas të cilës në gjithë Shqipërinë në vitin 2100 pritet të mbeten vetëm 512 mijë banorë. Dhe cfarë është më e keqja, të gjitha treguesit, përfshirë të dhënat zyrtare, dëshmojnë tredin ulës që parashikon një skenar më të afërt me atë të OKB-s.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pa hyrë fare te faktorë të tjerë të formimit të kërkesës, si aftësia paguese e popullsisë që lidhet me mundësinë ekonomike të qytetarëve për të blerë një apartament të ri megjithëse mund tju duhet, apo niveli i strehimit të popullsisë që lidhet me nevojën e qytetarëve për një banesë të re megjithëse mund të kenë fuqi blerëse, të cilat duhet pranuar se nuk shkojnë në favor të forcimit të kërkesës, le të mbetemi vetëm të numri i popullsisë që përbën faktorin kryesor të kërkesës!

Me pak fjalë, sot ne shtojmë stokun e banesave, në një kohë kur nuk na duhen më të tilla, dhe kjo do sjelli pashmangshmërisht ditën kur banesat tona do vlejnë më pak! Po punë e madhe, do thoshte një optimist, do varfërohemi të gjithë njësoj. Në fakt, edhe kjo nuk është saktë, por edhe sikur të jetë, situata nuk do mbetet me kaq sepse një pjesë e jona këto apartamente i kemi blerë me kredi ku apartamenti është kolateral, dhe nëse ti nuk e paguan dot këstin e kredisë, banka ta merr atë. Si përfundim ti mbetesh i pastrehë, kurse banka ka ca apartamente që vlejnë më pak se paratë që ka kredituar, kështu kriza kalon në financë dhe prej aty në të gjithë ekonominë e vendit.

Kjo ndodhi në vitin 2008 në Shba, sigurisht jo se u dhanë leje ndërtimi pa hesap apo sipërmarrja amerikane ndërtoi pa hesap, por gjithësesi u prish raporti ofertë-kërkesë në tregun e banesave, njësoj sikurse edhe në Shqipëri. Opozita e Bill Klinton, kishte identifikuar një “problematikë” në cështjet e pronësisë së banesave. Niveli i familjeve që zotëronin një banesë në USA në 1992 ishte vetëm 64%, pra vetëm 64% e amerikanëve zotëronin titullin e pronësisë së banesës së tyre, dhe kjo duhej rritur. Kështu presidenca Klinton vendosi të ndërhyj, nëpërmjet dy agjensive si Fannie Mae dhe Freddie Mac, të cilat janë kompani hipotekash të mbështetura nga qeveria.

Si lider të tregut, ato ulën standartin e hipotekave që blinin nga bankat, dhe kështu bankat, si cdo lojtar në tregun e lirë, ulën standartet për dhënien e kredive hipotekore, që të kënaqnin klientët e tyre të fuqishëm, sikurse ishin dy kompanitë e mbështetura nga qeveria. Me uljen e nivelit të ‘pagesës së menjëhershme’ dhe shkallës së ‘nivelit të besueshmërisë së klientit’, që ishin dy kushtet për të cilat bankat jepnin kredi hipotekore, të gjithë filluan të blinin banesat e tyre. Rritja e nivelit të familjeve që zotërojnë banesën e tyre, sigurisht që është një gjë e mirë, dhe ju pëlqeu edhe presidencave të tjera vijuese, të cilat e mbajtën këtë projekt të strehimit të përballueshëm.

Bile ndodhi edhe një gjë tjetër e mirë, njësoj si në Tiranë cmimi i banesave u dyfishua. Si mund të ndodhte ndryshe, nëse kredia merret lehtë, të gjithë duan të blejnë dhe kjo rrit kërkesën për të njëjtën ofertë. Kështu ndodh në një treg të lirë, se në Tiranë cmimi rritet edhe pa kërkesë fare. Mirëpo, tregu i lirë ka edhe një mangësi tjetër, ai është i sinqertë, ai nuk spekulon dot. Kështu që, erdhi një ditë ku cmimet u rritën aq sa pakush mund të blinte, dhe shumëkush nga ata që kishin blerë nuk mund ta paguanin më kredinë. Rezultati ishte se cmimet e shtëpive shkuan në tokë, dhe dëmtuan pronarët e tyre por edhe bankat e kompanitë që i kishin siguruar ato hipoteka. Këta të dytët futën botën në krizë financiare e ekonomike, kurse të parët mbetën pa shtëpi si më parë.

Etiketat e lidhura

Gentian Kaprata-kriza
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 49 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 50 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 52 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 53 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.