Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qeveria miraton modelin e ri për organizimin dhe llogaridhënien në administratën shtetërore

Aktualitet E mërkurë, 10 Qershor 2026 17:11
Qeveria miraton modelin e ri për organizimin dhe llogaridhënien në administratën shtetërore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Pas 14 vitesh zbatimi, një nga aktet themelore që rregullon veprimtarinë e administratës shtetërore ndryshohet me synim modernizimin e organizimit dhe rritjen e llogaridhënies së institucioneve publike, në funksion të afrimit me standardet më të mira evropiane.

Sipas Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike, në funksion të rritjes së llogaridhënies dhe transparencës, projektligji vendos një sistem të unifikuar monitorimi të performancës në administratën shtetërore, duke standardizuar proceset e planifikimit dhe raportimit nga të gjitha institucionet e varësisë tek ministritë përgjegjëse. Për herë të parë, raportet e performancës së secilit institucion do të publikohen për qytetarët, duke synuar forcimin e transparencës dhe mundësuar një vlerësim më të qartë të rezultateve të arritura nga administrata publike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Projektligji rikoncepton organizimin e institucioneve joministrore, duke i ndarë ato në dy kategori kryesore: ‘institucione varësie dhe agjenci autonome.’ Ndryshimet synojnë të qartësojnë përgjegjësitë, të forcojnë mbikëqyrjen dhe të rrisin llogaridhënien e institucioneve ndaj ministrive përgjegjëse dhe qendrës së qeverisjes. Një tjetër objektiv i rëndësishëm i reformës është parandalimi i fragmentarizimit të administratës në një numër të madh institucionesh varësie. Në këtë kuadër, projektligji kufizon krijimin e institucione me numër të vogël punonjësish, funksionet e të cilave mund të përthithen ose të ushtrohen në mënyrë më efikase nga ministritë përkatëse.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në nivelin e menaxhimit të brendshëm institucional, projektligji forcon rolin e drejtorive të përgjithshme, të cilat do të jenë tashmë instanca më e lartë vendimmarrëse për proceset rutinore, përveç rasteve kur ligji ngarkon ministrin ose sekretarin e përgjithshëm për marrjen e vendimit, duke reduktuar centralizimin aktual të vendimmarrjes. Njëherësh, kjo pritet të lehtësojë peshën e proceseve administrative që aktualisht kalojnë përmes Sekretarëve të Përgjithshëm, duke u mundësuar atyre të fokusohen më shumë te drejtimi strategjik dhe prioritetet institucionale, si dhe duke rritur përgjegjshmërinë e çdo hallke administrative.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 4 orësh

Një nga elementët kryesorë të reformës është përcaktimi i kritereve për kalimin e institucioneve në varësi të Kryeministrit, me synimin për të shmangur mbingarkesën e qendrës së qeverisjes dhe për të garantuar fokusimin e saj te koordinimi ndërsektorial dhe prioritetet strategjike të qeverisë. Projektligji parashikon që strukturat e reja të krijohen vetëm kur janë të domosdoshme, me mandat të kufizuar në kohë dhe të lidhur me objektiva të përcaktuara qartë.

Ndikimi më i prekshëm i reformës për qytetarët pritet të vijë përmes vendosjes së rregullave të qarta për rekrutimin, zhvillimin në karrierë dhe largimin nga puna të punonjësve të shërbimeve publike që funksionojnë sipas Kodit të Punës, përfshirë spitalet, shkollat dhe institucionet sociale. Synimi është garantimi i standardeve më të larta të profesionalizmit, integritetit dhe performancës në shërbimet që qytetarët marrin çdo ditë.

Në tërësi, ndryshimet e propozuara dhe të dakordësuara edhe me Komisionin Evropian dhe OECD/SIGMA synojnë ndërtimin e një administrate moderne, inovative dhe të përgjegjshme, e cila matet jo vetëm me procedurat dhe rezultatet e saj, por edhe me ndikimin konkret që ka në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Etiketat e lidhura

Qeveria "Rama"
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.