Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 4 Nëntor 2026, 10:00 Roma në krizë përmbysjesh, “Old Trafford” kthehet në teatër makthesh për verdhekuqtë “Teatri i Ëndrrave” është kthyer në “Teatrin e Maktheve” për Romën. Skuadra italiane pësoi një tjetër humbje të dhimbshme në Champions League, duke shpërdoruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qiratë ditore, Vlora dhe Durrësi “në garë” me Tiranën për fitimet

Aktualitet E hënë, 17 Gusht 2026 09:40
Qiratë ditore, Vlora dhe Durrësi “në garë” me Tiranën për fitimet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Harta e qiradhënies afatshkurtër në Shqipëri po zgjerohet përtej destinacioneve tradicionale.

Tirana mbetet tregu më i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, e mbështetur nga udhëtimet për biznes, eventet, vizitat familjare dhe qëndrimet e shkurtra të turistëve që hyjnë ose largohen nga vendi.

Në bregdet, të ardhurat janë më të përqendruara në sezon, por edhe potenciali për tarifa më të larta është më i madh. Durrësi përfiton nga afërsia me Tiranën dhe nga sezoni relativisht i gjatë, ndërsa Vlora, Saranda dhe Ksamili mbështeten te flukset e forta verore.

Në këto zona, një pjesë e madhe e të ardhurave vjetore mund të realizohet brenda pak muajsh.

Qytetet historike, si Berati dhe Gjirokastra, kanë një profil tjetër. Kërkesa lidhet më shumë me turet kulturore, qëndrimet e shkurtra dhe udhëtarët e huaj që lëvizin në itinerare brenda vendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Korça tërheq vizitorë në fundjavë, gjatë festave dhe në sezonin e dimrit, ndërsa Shkodra po përfiton nga rritja e turizmit të natyrës, lidhja me Alpet dhe pozicioni si pikënisje për udhëtime drejt Veriut.

Kjo larmi ka krijuar modele të ndryshme biznesi. Disa pronarë japin me qira banesa që i kanë të lira, të tjerë kanë blerë prona posaçërisht për këtë aktivitet, ndërsa është shtuar edhe numri i operatorëve që marrin apartamente me qira afatgjatë dhe i rihyjnë në treg si akomodim ditor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fitimi, megjithatë, nuk varet vetëm nga qyteti. Vendndodhja brenda tij, afërsia me plazhin ose qendrën, cilësia e pronës, vlerësimet në platforma dhe aftësia për të mbajtur zënie të lartë gjatë gjithë sezonit janë bërë po aq të rëndësishme sa vetë destinacioni.

Mund t'ju interesojë

U sulmua nga kafshët e egra apo e vranë? Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup iu gjet…

U sulmua nga kafshët e egra apo e vranë? Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizë...

Para 6 minutash
Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, simulohet rrëzimi i një avion...

Para 22 minutash
Ministri Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim b...

Para 39 minutash

Sipas të dhënave të AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, nga 27.7 mijë njësi banuese që ishin të listuara për t’u dhënë me qira për 6- mujorin e parë të vitit, pjesa më e madhe e tyre, rreth 37% ishin në segmentin e Vlorë-Sarandës, me 10.2 mijë njësi.

Në vend të dytë është Tirana, me 20%, ose 5.5 mijë apartamente. Vendin e tretë e zë Durrësi, së bashku me Golemin, me rreth 20% (4.5 mijë njësi në Durrës dhe 1.5 mijë në Golem).

Në vend të katërt është Shkodra, që po bëhet një destinacion gjithnjë e në rritje, me 1.4 mijë apartamente që jepeshin me qira ditore mesatarisht në janar-qershor, ose gati 5% e totalit.

Kërkesa më e lartë për net–qëndrime është në Tiranë, Vlora shpërthen në qershor

Tirana mbetet tregu me kërkesën më të qëndrueshme për qira afatshkurtra gjatë gjithë vitit. Në 6-mujorin e parë, kryeqyteti regjistroi mesatarisht rreth 63 mijë net-qëndrime në muaj, i mbështetur nga flukset turistike, udhëtimet për biznes dhe qëndrimet e shkurtra gjatë gjithë sezonit.

Por në qershor, Vlora doli në krye me mbi 110 mijë net-qëndrime, duke kaluar ndjeshëm Tiranën. Kërkesa në qytetin bregdetar u rrit me shpejtësi me nisjen e sezonit veror, nga rreth 50 mijë net në maj në më shumë se dyfishin një muaj më vonë.

Edhe Durrësi shënoi rritje të fortë në qershor, duke arritur mbi 43 mijë net-qëndrime, ndërsa Golemi dhe Shëngjini regjistruan gjallërim të dukshëm me afrimin e sezonit të plazhit.

Të dhënat tregojnë dy modele të ndryshme të tregut: Tirana ka kërkesë më të shpërndarë gjatë gjithë vitit, ndërsa qytetet bregdetare e përqendrojnë pjesën më të madhe të aktivitetit në muajt e verës.

Tirana kryeson për të ardhurat, Vlora shumë pranë

Tirana gjeneroi të ardhurat më të larta nga qiradhënia afatshkurtër në 6-mujorin e parë të vitit 2026, me rreth 16.3 milionë euro. Shumë pranë saj renditet Vlora, me afro 15.5 milionë euro, ndonëse tregu i saj është më sezonal dhe pjesa më e madhe e të ardhurave përqendrohet në muajt e verës.

Durrësi renditet i treti, me rreth 7.7 milionë euro, ndërsa diferenca me qytetet e tjera është e ndjeshme. Shkodra gjeneroi rreth 2 milionë euro, Golemi 1.5 milionë euro, ndërsa Korça dhe Shëngjini mbetën nën 500 mijë euro.

Tirana përfiton nga një aktivitet më i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, ndërsa Vlora arrin të ardhura shumë të larta falë rritjes së fortë të kërkesës dhe tarifave në sezonin veror. Kjo e bën bregdetin më të leverdishëm në muajt e pikut, edhe pse kryeqyteti mbetet tregu më i madh dhe më i balancuar.

Çmimet e qirasë ditore, Tirana më e lira, bregdeti më i shtrenjti

Kryeqyteti arrin të konkurrojë për numrin e vizitorëve dhe për të ardhurat totale, por jo për tarifat ditore. Të dhënat e AirDNA tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2026, çmimi mesatar për një natë në Tiranë ishte rreth 42.4 euro, ndër nivelet më të ulëta mes destinacioneve kryesore.

Mesatarja më e lartë e 6-mujorit u regjistrua në Golem, me 51.3 euro për natë, i ndjekur nga Durrësi me 49.4 euro, Vlora me 48 euro dhe Shkodra me 47.2 euro. Në fund të renditjes ishin Korça, me 40.7 euro dhe Shëngjini, me 41.7 euro.

Çmimet më të larta u regjistruan në Golem, Durrës dhe Vlorë, ku sezoni veror rrit fort tarifat. Në qershor, një natë kushtoi mesatarisht 76 euro në Durrës, 75 euro në Vlorë dhe 72 euro në Golem.

Në Tiranë, çmimi arriti vetëm në rreth 47 euro, duke mbetur ndjeshëm më poshtë se në bregdet. Sipas të dhënave nga vitet e kaluar, në muajt e verës, në bregdet, çmimi mesatar ditor arrin në 80-90 euro, sidomos në korrik e gusht.

Diferenca lidhet me modelin e kërkesës. Në kryeqytet, aktiviteti është më i shpërndarë gjatë vitit dhe konkurrenca mes apartamenteve është më e lartë, çka mban tarifat nën kontroll.

Në qytetet bregdetare, përkundrazi, kërkesa përqendrohet në pak muaj dhe pronarët arrijnë të vendosin çmime dukshëm më të larta gjatë pikut të sezonit.

Edhe Shkodra përfiton nga gjallërimi i muajve të verës, ndërsa Korça mbetet ndër tregjet me tarifat më të ulëta dhe me luhatje më të kufizuara. Shëngjini shfaq një model të fortë sezonal, me çmime të ulëta në dimër dhe rritje të menjëhershme në qershor.

Qytetet ku apartamentet nuk rrinë bosh

Tirana ka normën më të lartë të zënies së apartamenteve me qira ditore dhe tregun më të qëndrueshëm gjatë gjithë 6-mujorit. Në prill, zënia arriti në rreth 69%, ndërsa në qershor mbeti në 63.6%, duke treguar se kërkesa në kryeqytet nuk varet vetëm nga sezoni veror.

Edhe Vlora shfaq nivele të larta zënieje, me mbi 60% në disa muaj dhe 62.2% në qershor. Durrësi dhe Golemi përfitojnë më fort nga hyrja në sezon, me normën e zënies që në qershor u rrit përkatësisht në 60.3% dhe 57.9%.

Shkodra gjithashtu shënoi përmirësim të ndjeshëm, duke arritur në 52.5% në qershor. Në të kundërt, Korça dhe Shëngjini mbeten tregjet ku apartamentet kanë më shumë ditë të lira, ndonëse edhe në këto qytete, zënia rritet me afrimin e verës.

Sa fitohet në muaj nga qiradhënia ditore

E ardhura neto ditore është më e ulët se çmimi i publikuar për një natë, pasi apartamentet nuk janë të zëna gjatë gjithë muajit. Për këtë arsye, fitimi real duhet llogaritur duke kombinuar tarifën ditore me normën e zënies.

P.sh., nëse e jep me qira 50 euro në ditë, por në apartament ka turistë vetëm për 15 ditë, atëhere kthimi neto ditor është 25 euro në ditë, ose 750 euro në muaj.

Në 6-mujorin e parë, e ardhura neto mesatare ditore ishte më e lartë në Vlorë, me 27.7 euro, e ndjekur nga Durrësi, me 26.6 euro, Tirana me 25.5 euro dhe Golemi, me 24.8 euro. Shkodra arriti në 20.7 euro, Shëngjini në 17 euro dhe Korça në 13.6 euro.

Po të shumëzohet kjo e ardhur me rreth 30 ditë, rezulton se një apartament mund të gjenerojë mesatarisht rreth 830 euro në muaj në Vlorë, 800 euro në Durrës, 765 euro në Tiranë dhe 745 euro në Golem.

Në Shkodër, të ardhurat mujore arrijnë rreth 620 euro, në Shëngjin rreth 510 euro dhe në Korçë, rreth 410 euro.

Në qershor, me rritjen e kërkesës dhe të zënies, të ardhurat u ngjitën ndjeshëm. Vlora arriti në 46.5 euro neto në ditë, ose rreth 1,400 euro në muaj, ndërsa Durrësi në 45.9 euro, ose afërsisht 1,380 euro. Golemi arriti në rreth 1,260 euro, Shkodra në afro 990 euro.

Në Tiranë, e ardhura është më e ulët, por më e qëndrueshme, duke mos i kaluar 900 euro/muaj.

Këto janë të ardhura bruto të përshtatura me zënien, por përpara zbritjes së kostove të pastrimit, mirëmbajtjes, komisioneve të platformave, energjisë, taksave dhe administrimit të pronës./Monitor

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Roma në krizë përmbysjesh, “Old Trafford” kthehet në teatër makthesh për verdhekuqtë
Tani

Roma në krizë përmbysjesh, “Old Trafford” kthehet në teatër makthesh për verdhekuqtë

U sulmua nga kafshët e egra apo e vranë? Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup iu gjet…
Para 6 minutash

U sulmua nga kafshët e egra apo e vranë? Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup iu g...

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës
Para 22 minutash

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas
Para 36 minutash

500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas

Më të lexuarat

1 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 11 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

2 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 15 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

3 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 14 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 10 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.