Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 09:47 Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili 37-vjeçari L. Tabaku, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismailit, dhe I. Çelo, 40 vjeç, janë arrestuar në Greqi me qëllim…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama: Do të ndërhyjmë në tregun e naftës që qytetarët mos të paguajnë më shumë se sa iu takon

Aktualitet E mërkurë, 1 Prill 2026 18:03
Rama: Do të ndërhyjmë në tregun e naftës që qytetarët mos të paguajnë më shumë se sa iu takon
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me asamblenë e Partisë Socialiste, në Njësinë 4 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Rama, deklaroi se qeveria po ndërmerr hapa konkretë për të ndërhyrë në tregun e naftës përmes një kompanie publike, me synim mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e transparencës. Rama bëri të ditur se paralelisht është duke u përgatitur edhe kuadri ligjor për rezervat strategjike të karburanteve. Sipas tij, rritja e çmimeve të naftës lidhet si me krizën ndërkombëtare, ashtu edhe me problematika të brendshme të tregut, përfshirë informalitetin dhe mungesën e kontrollit të plotë mbi qarkullimin e karburanteve.

“Ne sot kemi problem naftën që është goditur në çmim nga kriza, por që është një problem edhe përtej krizës, që të jemi të vërtetë me njëri-tjetrin. Ajo kriza e shkaktuar atje në ngushticën e Hormuzit dhe gjithë kjo që po ndodh, e ka rritur çmimin gjithandej, e ka çuar në stratosferë, sidomos në ca vende. Ne do të hyjmë në tregun e naftës me një faktor publik, me një faktor shtetëror, me një kompani publike dhe pse do të hyjmë në tregun e naftës me një kompani publike në atë kohë, se s’kishte luftë në atë kohë, pra nuk kishte lidhje me luftën”, tha Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili

Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili

Para 19 minutash
Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet autori i dyshuar i Egli Progës

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet autori i dyshuar i Egli Progës

Para 51 minutash
Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 28 tetor 2026

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 28 tetor 2026

Para 1 ore

“Do të hyjmë për të garantuar që qytetarët, konsumatorët tanë të karburanteve, nuk detyrohen të paguajnë më shumë se sa iu takon dhe për të siguruar që rezervat, dhe prandaj dhe kjo është një koincidencë, sepse ligji për rezervën strategjike që duhet të mbajë shteti, ligji i ri është në procesin e konsultimit, pra është bërë përpara”, tha Rama. Kryeministri Rama u ndal edhe tek koncesioni i markimit të naftës. “Ne u përpoqëm ta rregullojmë sa të mundeshim, po ishte bojë që hollohej kollaj apo sajohej kollaj”, theksoi Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas tij, “me kompaninë publike që kemi krijuar me të njëjtën kompani që ka shteti në Emiratet e Bashkuara, ne do të nxjerrim për çështje 1-2 muajsh një tjetër ngjyrues që është i pamanipulueshëm dhe do ndihmojë shumë kjo për të formalizuar deri në fund tregun e naftës, sepse nga të gjitha analizat që bëjmë, ka një sasi nafte e cila është jashtë radarëve të shtetit”. Kryeministri u ndal edhe tek nafta e quajtur tranzit që hyn në Shqipëri, e cila shkon në vendet që janë në kufij tokësor me Shqipërinë dhe që sipas Ramës “një pjesë e saj mbetet në Shqipëri, në mënyrë ilegale”

“Edhe për këtë kemi një produkt me po të njëjtën kompani që është kompani e shtetit shqiptar, ku shteti shqiptar ka aksione shumicën dhe miqtë tanë të Emirateve e kanë pjesën tjetër të aksioneve për të ndjekur të gjithë naftën tranzit, e cila deri më sot është ndjekur me makina. Këto do të kenë impaktin e tyre pozitiv. Ne jemi të bindur për këtë dhe ne duam që kompania publike të arrijë në pikën që të jetë furnizues në treg dhe duke qenë furnizues në treg, të përcaktojë rregullat e lojës, duke imponuar jo një çmim arbitrar që ta vendosë qeveria, por një çmim që është çmim real i bazuar tek bursa dhe patjetër që i jep mundësi distributorëve të fitojnë, por jo të stërfitojnë”, tha Rama.

Etiketat e lidhura

rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili
Para 19 minutash

Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili

Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Para 38 minutash

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë
Para 42 minutash

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet autori i dyshuar i Egli Progës
Para 51 minutash

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet autori i dyshuar i Egli Progës

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 13 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 12 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 12 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 12 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.