Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama erdhi si njeriu i BE dhe po ikën si njeriu i Turqisë

Rama erdhi si njeriu i BE dhe po ikën si njeriu i Turqisë

Aktualitet
E hënë, 1 Shkurt 2021 08:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mili Xhani-

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në një linjë politike përplasjen me Bashkimin Europian dhe gjetjen e interesave të tjerë strategjikë për vendin. Vizitat e shpeshta në Turqi kanë dhënë efektin. Nuk kemi më një qeveri që mendon për integrimin në BE, që plotëson kushtet dhe që gjithë energjitë e politikës së jashtme dhe shoqërisë i ka drejt vlerave të Europës. Në vend të projektit euriopian, Rilindja i ka kthyer sytë drejtë Lindjes dhe veçanërisht drejt Ankarasë. Largimin nga BE dhe afrimin me politikën e jashtë me Turqisë tashmë as nuk përpiqet më të fshihet nga kryeministri dhe drejtuesit e tjerë të Rilindjes.  Dy ditë më parë, në Korçë kryeministri deklaroi se: “në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje”.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Para 3 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 3 orësh
Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 10 orësh

Për avokatët e marrëzive të Rilindjes, kjo deklaratë është vetëm në aspektin ekonomik. Por, në epokën ju jetojmë ekonomia është politikë e brendshme dhe e jashtme, madje dhe çështje që ka të bëjë me interesat strategjike të vendit. Mesazhi i kryeministri nga Korça, në fakt nuk ka të bëjë fare me ekonominë. Më shumë se kaq, kjo deklarata është një kërcënim ndaj Bashkimit Europian. Kryeministri po tenton të luajë me disa porta në politikën e jashtme, duke përdorur ndaj BE dhe shantazhin. Negociatat e kësaj qeverie me BE janë dështimi më i madh në gjithë periudhën e trancizionit. Në tetë vite jo vetëm që nuk bën hapa para me integrimin, por çdo vit i kësaj qeverie ka shërbyer vetëm për të shtuar numrin e kushteve që ka vendosur Brukesli. Edi Rama e di që durimi në Bruksel për keqqeverisjen ka arritur drejt fundit, ndaj ka zgjedhur modelin e presionit duke u dërguar mesazhin se nëse nuk i hapin rrugën në BE, ai do të shohë variante të tjerë si Turqia dhe Lindja e Mesme. Është e njëjta skemë që Aleksandër Vuçiç përdor me Rusinë për të marrë mbështetje me Bashkimin Europian. Por ndryshe nga Serbia me një popullsi që nuk kërkon integrimin në BE, shumica e shqiptarëve kanë projekt vetëm Brukselin dhe jo shtetin që ka në mendje Edi Rama. Nëse Vuçiç ndjek linjat e shoqërisë serbe, kryeministri Edi Rama po del kundër shqiptarëve kundër thotë se ka projekte të tjera veç Bashkimit Europian. Deklaratat e Edi Ramës për të kërkuar tregje jashtë vendeve të Bashkimit Europian është një sinjal që shkon shumë përtej ekonomisë dhe politikës së ditës. Kryeministri po provokon një sjellje që do t’i kushtojë Shqipërisë shumë shtrenjtë në raport me Brukselin. Shqipëria nuk ka asnjë projekt tjetër më të rëndësishëm kombëtar sesa integrimi në Bashkimin Europian. Pavarësisht kushteve që vendos Komisioni Europian është në interesin tonë që të jemi sa më afër BE-së. Integrimi i Shqipërisë në BE është zhvillimi më pozitiv edhe për Kosovën dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Largimi prej këtij projekti, mund të sjellë ndonjë përfitim ekonomik për Rilindjen, por dëmet mund të jenë të paimagjinueshme në një plan më afatgjatë. Deklaratat e Edi Ramës për marrëdhëniet me Lindjen e Mesme janë të rrezikshme dhe për mesazhet që çojnë në vendet e BE. Nëse thotë se s’ka më interes BE, ka shumë mundësi që dhe BE të mos investojë më në Shqipëri. Problemi është se Shqipëria nuk bën dot pa BE, ndërsa BE dhe vendet e Europës e kanë treguar gjatë 50 viteve komunizëm se mund ta lënë këtë vend të izoluar siç duan politikanët. Ndryshimi i kursit të integrimit të vendit në BE nga ana e Edi Ramës është një skandal që duhet ndalur në 25 prill. Tallja me shqiptarët dhe kundërvënia ndaj projektit të integrimit duhet të marrë fund. Edi Rama erdhi në qeveri në vitin 2013 si politikani që kishte mbështetjen e vendeve kryesore të BE dhe me premtimin se do të çonte vendin drejt vlerave europiane. Dikur mburrej se ishte mik me Angela Merkel apo se kryeministrat e BE e mbështesnin për reformat. Sot asnjë drejtues i vendeve të BE nuk viziton Tiranën dhe nuk e sheh qeverinë “Rama” si reformatoren që do afrojë vendin me Brukselin. Njeriu që erdhi si politikani pro BE-së, sot flet gjithë ditën kundër Europës dhe po ikën si mik i Erdogan.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por 25 prilli duhet të vendosë largimin nga ky model qeverisës që nuk shkon në BE, por në Lindje.

Etiketat e lidhura

Mili Xhani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 16 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 39 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 46 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.