Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 08:39 Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor Sot Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama: ”Fitorja” e shpallur për Zvërnecin është keqinformim, nuk ka përplasje me BE-në për Nartë-Vjosën

Rama: ”Fitorja” e shpallur për Zvërnecin është keqinformim, nuk ka përplasje me BE-në për Nartë-Vjosën

Aktualitet
E enjte, 18 Qershor 2026 17:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas rezolutës së miratuar në Parlamenti Europian, duke kundërshtuar pretendimet se ajo përbën një fitore për aktivistët që ende protestojnë për çështjet mjedisore në zonën e Zvërnecit. Sipas tij, amendamenti që është cilësuar nga kundërshtarët si ”fitore” nuk është miratuar, ndërsa amendamenti i aprovuar nuk lidhet me Zvërnecin apo peizazhin e mbrojtur Pishë Poro-Nartë. Rama theksoi se ai i referohet zonës së mbrojtur Nartë-Vjosë, ku sipas tij qeveria ndan të njëjtin qëndrim me eurodeputetët.

Postimi i plotë

Disa tam-tamxhinj me emër që kujtuan se u bë bulevardi kos për lugët e tyre të ndryshkura, u thonë flamingove se rezoluta e djeshme e Parlamentit Europian na qenkej fitorja e tyre e parë! Në fakt e vërteta është se flamingot fitoren e kanë pasur në xhep pa nisur protesta – pavarësisht se nuk duan ta shohin pasi po shijojnë sfilatën e bukur në bulevard mes sorrave, korbave e llapaqorrave. E kanë pasur dhe e kanë në xhep fitoren flamingot e të gjithë shqiptarët që duan mjedisin dhe zhvillimin, sepse sa të jemi unë dhe Partia Socialiste në krye të detyrës, mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi në harmoni me natyrën në zonat me ndjeshmëri të veçantë është prioritet i padiskuteshëm, ndërsa provat e prekshme të tre mandateve tona për këtë janë kokëforta.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Para 2 orësh
Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Para 9 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa për “fitoren e parë” flamingot duhet ta dinë se janë të keqinformuar nga sorrat dhe korbat, që e duan mjedisin si gjethe fiku për të nxitur një protestë e cila s’ka më asnjë lidhje me mjedisin. Sepse amendamenti i “fitores” u rrëzua, ndërsa amendamenti i miratuar nuk ka asnjë lidhje me Zvërnecin, pra me pejsazhin e mbrojtur Pishë Poro – Nartë, po shprehimisht me zonën e mbrojtur Nartë – Vjosë ku qeveria ndan absolutisht të njëjtin qëndrim me rezolutën. Dhe kjo nuk është lojë fjalësh me emra vendesh, po është e vërteta e fakteve që burojnë nga dokumentacioni teknik zyrtar, jo nga kanalet sociale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa lidhur me rishikimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, europarlamentarët do të informohen se ai është pjesë e agjendës së negociatave dhe si i tillë do të jetë fillimisht në një proces analitik me Komisionin, ku do të identifikojmë çdo pikë që nuk përputhet me kriteret e standartet e BE-së dhe pastaj do të ndërhyjmë, sipas kalendarit të dakordësuar.

Thënë sa më lart, sugjerimi për rishikimin e konceptit “fitore” është edhe një ndihmë humanitare për sidomos VIP-at e rënë nga vaktet politike dhe ata të fryrët me botokse llajkesh e follouersash, të cilët pas përshirjes plot epsh në nxitjen e histerisë digjitale, mundet kësisoj të jenë disi më të gatitur për një zgjim pa dhimbje të papërballueshme zhgënjimi nga fundi i paralajmëruar i revolucionit imagjinar të flamingove.

Etiketat e lidhura

rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor
Para 9 minutash

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale
Para 47 minutash

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 11 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 11 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

4 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 16 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.