
Përveç manovrave politike me ndryshime të njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, si dhe të manipulimit të listave të votuesve, Edi Rama që kërkon të tretin mandat, është i vendosur që t’i aplikojë të gjitha format e mundshme për të rritur sadopak votat për veten e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit 2021.
Kjo pasi, kur kanë na ndajnë vetëm 7 muaj nga mbajtja e tyre, ministrja e re e Arsimit njofton punësime shtesë për 1 mijë mësues, me argumentin se ata janë të nevojshëm për përballimin e pandemisë edhe në institucionet arsimore.
Njoftimi i ministres Evis Kushi
1,000 mësues shtesë për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021, u miratua sot me vendim të Këshillit të Ministrave.
Me këtë lajm e nisa sot takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore, me të cilët diskutuam mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhe. Në këtë kuadër, i falënderova për përballimin me sukses të nisjes së vitit të ri shkollor dhe kërkova që akoma me më tepër përkushtim të mbajnë në vëmendje maksimale respektimin e masave anti-COVID në çdo institucion arsimor, si dhe të shtojnë përpjekjet dhe inspektimet në terren në mënyrë që të garantohet se #rregullat zbatohen nga të gjithë.
Sa më rigorozë që të jemi në këtë aspekt, aq më e lehtë do të bëhet edhe sfida jonë e përbashkët për të kujdesur për shëndetin e nxënësve, mësuesve, prindërve e kujtdo tjetër, dhe njëkohësisht të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë vit jo të lehtë shkollor.
https://www.facebook.com/kushievis/posts/133031791845597
