Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 09:49 Bellingham zbulon sekretin e përmbysjes spektakolare ndaj PSV Jude Bellingham ka komentuar fitoren bindëse të Real Madridit me rezultatin 5-1 ndaj PSV Eindhoven, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama hap luftë me ndërkombëtarët: Ambasadorët të mos hyjnë në punët e mia

Rama hap luftë me ndërkombëtarët: Ambasadorët të mos hyjnë në punët e mia

Aktualitet
E martë, 2 Shkurt 2021 12:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Arroganca e kryeministrit Edi Rama ndaj ndërkombëtarëve ka arritur maksimumin. Rama komentoi sot gjatë një konference për mediat deklaratat e Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler, i cili i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë të mos përgojojë BE-në, por të plotësojë kushtet për anëtarësim. Si dhe foli për deklaratat e ambasadorëve kryesorë në vend.

Për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe kërkesën e saj për të mos kandiduar persona me precedentë penalë, Edi Rama u shpreh: “nuk ka nevojë të ma thotë Ambasadorja e SHBA detyrën time. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane, jo ka thënë kështu, ka thënë ashtu. Unë e respektoj ambasadoren, por unë e di detyrën time karshi ligjit dhe popullit shqiptar”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për qëndrimet e diplomatit britanik në Tiranë, Dunkan Norman, kryeministri tha: “nuk e kuptoj pse ambasadori Britanik është kaq shumë i përfshirë në zgjedhjet në Shqipëri. Nuk e kuptoj se përse është përfshirë në këto biseda për zgjedhjet”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rama iu shmang thelbit të kritikave të zyrtarëve të BE që kanë të bëjnë me integrimin në BE dhe plotësimin e kushteve nga qeveria e tij, duke thënë se ka shprehur pakënaqësi ndaj Brukselit vetëm për çështjen e vaksinave. Në nota tallëse, Rama u shpreh se nuk e kuptonte shqetësimin e BE për plotësimin e kushteve, marrëveshjen e pesë qershorit dhe legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Mund t'ju interesojë

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj

Para 43 minutash
Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Para 3 orësh
Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Para 3 orësh

“Unë nuk e njoh dhe nuk kam përse t’i përgjigjem (koodinatorit Michael Gahler). I marr me rezervë citimet. Këto të gjitha që rreshtove janë përrallë nga e kaluara. Nuk kanë lidhje me realitetin”, iu përgjigj Rama pyetjes së gazetares. Duke iu referuar Gahler-it, Rama tha se këta janë mësuar të flasin kështu sepse dezinformohen nga opozita në Tiranë.

Kryeministri përdori fjalorin e Enver Hoxhës kur tha se “edhe bar do hamë”. “Kush është ky? Si mund të përdoret njëherë termi përgojim?! Këto të gjitha janë përgojime krejtësisht të pabazuara në fakte të vendit tonë. Për këto nuk fajësoj Koordinatorët e BE. Unë e di kush është fajtori. Nuk kam përgojuar BE-në, kam thënë atë që thonë sot të gjithë. I dëgjoni çfarë thonë? E dëgjoni çfarë thotë presidentja e KiE? Kjo situatë u krijua nga një qasje dritëshkurtër e palogjikshme, urdhëro ku janë rezultatet. Nuk ka nevojë ta mbrojë asnjë koordinator i PE nga unë. Këta janë mësuar të flasin kështu sepse për fat të keq furnizohen nga Tirana, ushqehen nga Tirana. Mbështeten nga Tirana. Prandaj janë mësuar të flasin kështu. Edhe nuk kanë minimumin etik kur hapin gojën. Për kë flet ai për shokun e vet?! Do na tregojë se ne nuk meritojmë vaksinën pse nuk kemi dakordësi për zgjedhjet e 2019-ës?”,- tha kryeministri.

Duke përdorur tone patriotike, Edi Rama tha se do të mbrojë dinjitetin e shqiptarëve. “Për ca jemi ne këtu, të hamë bar dhe të mos hapim gojën kur shohim një fakt. Mos harroni që jemi shqiptarë në radhë të parë!”, tha Rama.

Kritikat e zyrtarëve të Bashkimit Europian janë shtuar gjatë muajve të fundit për shkak të mos plotësimit të kushteve të qeverisë “Rama” për negociatat. Gjithashtu, kritikat lidhen dhe me afrimin e qeverisë “Rama” me Turqinë dhe largimin nga standardet e BE.

Në qëndrimet e tij për BE, Edi Rama i është shmangur thelbit të problemit që lidhet me integrimin dhe flet me tone patriotike, sikur gjoja mbron interesat  e vendit. Tonet e kryeministrit ndaj zyrtarëve të Parlamentit Europian kanë ngjashmëri vetëm me fjalimet e Enver Hoxhës kur denonconte rrezikun e imperializmit.

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bellingham zbulon sekretin e përmbysjes spektakolare ndaj PSV
Para 1 minute

Bellingham zbulon sekretin e përmbysjes spektakolare ndaj PSV

Bruno Fernandes nuk rinovon me United, Milani dhe Juventusi gati të përfitojnë
Para 11 minutash

Bruno Fernandes nuk rinovon me United, Milani dhe Juventusi gati të përfitojnë

Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026
Para 38 minutash

Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj
Para 43 minutash

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 12 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

3 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 12 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 14 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.