Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama i shpall zyrtarisht luftë BE-së, Kuvendi miraton me 96 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Rama i shpall zyrtarisht luftë BE-së, Kuvendi miraton me 96 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Aktualitet
E enjte, 29 Tetor 2020 13:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kuvendi i Shqipërisë, ka rrëzuar me 96 vota “pro” dekretin e Presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga PS pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

Kjo i hap rrugë Kodit të ri Zgjedhor të hyjë automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte Presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare. Me rrëzimin e dekretit, tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.

Presidenti Ilir Meta, ka thënë se me këtë Kod Zgjedhor, vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e Edi Ramës në pushtet. Kthimi i dekreteve në Kuvend ju kërkua Presidentit Meta nga përfaqësues të rëndësishëm të BE dhe Parlamentit Europian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Votimi i sotëm i udhëzuar nga Edi Rama konfirmon një kurs të rrezikshëm antiperendimor të qeverisë. Një ditë më parë, kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Evropian, David Mcallister i ka bërë thirrje qeverisë “Rama” që të mos rrëzoj dekretin e Presidentit Ilir Meta, pa folur më parë Komisioni i Venecias.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Shumë i shqetësuar që, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të  Shqipërisë janë caktuar për nesër. Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të ngulitin më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit”,- tha përfaqësuesi i lartë i Parlamentit Europian dhe politikës gjermane, David Mcallister. Rama zgjodhi të bëj të kundërtën e asaj që i kërkoi BE.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 20 minutash
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 21 minutash
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh

Votimi i sotëm ka firmosur dhe ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për negociatat në muajin dhjetor. Një ditë më parë ministri i Jashtëm Gjerman tha se për Shqipërinë bisedimet do të nisnin nëse plotësoheshin kushtet. Mos votimi kundër i dekretit të Presidentit dhe kalimi me konsensus ishte një kusht që sot nuk u plotësua dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë.  “Në Samitin e Zagrebit në maj, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor u angazhuan përsëri për zgjerim dhe reforma të nevojshme. Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe, nëse kushtet do ta lejojnë, edhe me Shqipërinë”,- tha Heiko Maas.

Votimi kundër i Edi Ramës është dhe një reagim direket ndaj tetë eurodeputetëve që dje në mbrëmje i bënë thirrjen e fundit kreut të qeverisë. Në një letër personale, eurodeputetët i kërkonin Edi Ramës që të mos cenonte demokracinë e vendit me votimet të njëanshme.

“Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të të pëfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare. Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i përmbaheni atij opinioni. Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta”,- thuhej në letrën e eurodeputetëve.

Edi Rama sot zgjodhi të mos i dëgjojë dhe të hap një fronte zyrtar anti BE ne emër të qeverisë së tij.

Etiketat e lidhura

Kuvendirama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 20 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 20 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 21 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.