Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 22:46 Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën Java e nëntë e Serie A solli rezultate të rëndësishme, me Genoan që triumfoi 2-0 ndaj Juventusit në “Luigi Ferraris”, ndërsa Napoli siguroi një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Kandidati për Tiranën
  • Erjon Vishkulli
  • Paketa fiskale 2027
  • Meta në burg
  • Aksidenti në Spanjë
  • Vizat amerikane
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama me emigrantët në Athinë: Heqja e ligjit të luftës gur themelor. Ambasadoren e re e njoh personalisht

Aktualitet E mërkurë, 16 Shtator 2020 14:57
Rama me emigrantët në Athinë: Heqja e ligjit të luftës gur themelor. Ambasadoren e re e njoh personalisht
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama në një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë ka deklaruar se ka kërkuar heqjen e ligjit të Luftës. Rama tha se heqja e ligjit të luftës është gur themelor për një epokë të re, ndërsa me ironi u shpreh se heq mjegullën nga e cila përfitojnë hienat dhe hap rrugën e zgjidhjes në rrugë ligjore.

Ai foli edhe për shkarkimin e ambasadores shqiptare në Athinë Ardiana Hobdari duke deklaruar se ajo kishte lënë pas dore problemet e emigrantëve shqiptarë, ndërsa u shpreh se pasardhëses së saj në këtë post i ka kërkuar t’i japë zgjidhje atyre pa qenë nevoja të përzihet në politika të mëdha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Para 5 orësh
Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk...

Para 5 orësh
Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompensimi për bizneset e dëmtuara

Qeveria krijon regjistrin e personave të dyshuar për dhunë në protesta, zbulohet kompen...

Para 8 orësh

Kreu i qeverisë deklaroi se do të garantohet e drejta e pronës dhe arsimimit në gjuhën e tyre të grekëve që jetojnë në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një obligim në këmbim të respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Greqi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Faleminderit shumë për mundimin për të ardhur deri këtu. E shfrytëzova këtë mundësi të bëjmë një takim. Duam të shpreh mirënjohjen për angazhimin tuaj qytetar dhe politik., Do kisha dashur të isha më shpesh në kontakt me ju. Laert më ka informuar për ecurinë e marrëdhënieve. I kërkoj ndjesë të gjithë emigrantëve,. Kjo nuk është fjala e duhur sepse ju jeni qytetarë të integruar këtu. Përfaqësia jonë këtu nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe nuk ka shërbyer me dinjitetin e duhur. Tani jemi në fazën e rinovimit të kartave pasaportave, situata ka qenë akoma më e vështirësuar si pasojë e Covid. Kam besim që gjërat do të ndreqen. Më vjen keq që drejtuesja e ambasadës nuk ka dhënë atë që duhet.

Unë i kërkoj ndjesë emigrantëve për shërbimin jo dinjitoz. Besoj gjërat sot janë sidoqoftë shumë më mirë se sa ishin për faktin se kemi shërbimet online. Me shërbimet online kemi hequr një pjesë të madhe të sorollatjeve. Megjithatë kjo nuk e zëvendëson shërbimin fizik kështu që kemi sjellë këtu një ambasadore të re që unë e njoh personalisht që ka punuar për disa vite në kryeministri. Ka një eksperiencë jo të vogël me ankesat e qytetarëve. I vetmi mesazh që unë i kam thënë është se politikën e madhe e bëjmë edhe ne të tjerët. Me qeverinë greke jemi në një situatë shumë pozitive. Hapi i Mitsotakis për të kaluar në parlament një akt të vullnetit të mirë është dëshira për marrëdhënie të mira mes dy vendeve.

Kemi ende çështje për të trajtuar. Heqja e ligjit të luftës është gur themeltar për të hapur një epokë të re sepse heq mjegullën nga e cila përfitojnë hienat dhe hap rrugën e zgjidhjes në rrugë ligjore. Kemi folur për çështjen e zgjidhjes së problemit të përkufizimit të hapësirës reciproke detare. Jemi në rrugë të mbarë dhe mendoj që rruga më e mirë është një palë e tretë apo Gjykata Ndërkombëtare. Këto gjëra duhen zgjidhur pa humbur kohë. Është legjitime që siç ne na interesojnë të drejtat e shqiptarëve në Greqi, edhe Mitsotakis është i interesuar për grekët që jetojnë në Shqipëri. Është një obligim moral, qytetar, shtetëror që të dy palët të ndihen në shtëpinë e tyre. Që nga e drejta e pronës, tek e drejta e mësimit të gjuhës amtare, punës. Prirja jonë ndaj minoritetit ka qenë pozitive. Por si çdo gjë tjetër edhe kjo ka probleme. Çështja ka një ndjeshmëri të dyfishtë. Në Athinë ne kemi partnerët për zgjidhjen e duhur. Sapo jam ndarë me ministrin e Jashtëm, shumë i hapur për të vendosur marrëdhënie pozitive mes dy popujve”, tha Rama.

Etiketat e lidhura

athineemigrantëtrama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 4 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 5 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 5 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur
Para 5 orësh

Protesta, Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur

Më të lexuarat

1 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 8 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

2 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS
Para 7 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 6 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë
Para 8 orësh

Antiterrori kap protestuesin që u prezantua si gazetar dhe hapi GoFundMe: Ka bërë thirrje për dhunë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.