Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama merr dhuratë uniformën e Urgjencës: 3.5 milionë thirrjesh të trajtuara dhe mbi 800 mijë misioneve të realizuara

Rama merr dhuratë uniformën e Urgjencës: 3.5 milionë thirrjesh të trajtuara dhe mbi 800 mijë misioneve të realizuara

Aktualitet
E premte, 21 Mars 2025 15:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishin në aktivitetin e 10-vjetorit të ngritjes dhe funksionimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencave mjekësore. Flota e autoambulancave është trefishuar dhe ato janë pajisur me aparatura moderne duke garantuar ndërhyrje të shpejtë e të sigurt në të gjithë vendin. ‘’10 vite transformim në Shërbimin Kombëtar të Urgjencës. Sot, me 3.5 milionë thirrjesh të trajtuara dhe mbi 800 mijë misioneve të realizuara, Shërbimi Kombëtar i Urgjencës është një histori transformimi. Flota e autoambulancave është trefishuar, dhe ato janë pajisur me aparatura moderne, duke garantuar ndërhyrje të shpejtë e të sigurt në çdo cep të vendit”,-shkruan Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë e Ramës

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 5 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 5 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 5 orësh

Përshëndetje të gjithëve dhe pa dashur t’ju marr shumë kohë dhe shpresoj pa rënë në përsëritje të gjerave që u thanë, dua në radhe të parë që t’ju shpreh të gjithë admirimin tim të gjithë atyre që janë në krahun tim të majtë, që nga rreshti i dyte e andej. Natyrisht pa harruar dhe drejtorin, i cili është një protagonist i jashtëzakonshëm i një historie suksesi që flet vet nga fillimi deri në fund dhe dua t’i falënderoj nga zemra një për një të gjithë vajzat, djemtë, gratë, burrat me uniformë që janë në një front tejet sfidues dhe që për hir të së vërtetës kur sheh se çfarë intensiteti kanë në veprimtarinë e tyre të përditshme meritojnë vetëm mirënjohje. Shumë faleminderit të gjithëve ju!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kujtoj që kur e nisëm ristrukturimin e Urgjencës pati një reagim dhe një rezistencë shumë të çuditshme si për të gjitha gjërat që këtu në Shqipëri përpiqesh të ndryshosh a thua se po shkatërronim ndonjë sistem ekselence botërore. Dhe faktikisht koha shumë shpejtë provoi që kishim të drejtë të besonim që ai sistem e kishte të pamundur të funksiononte. Nuk ishte çështje telefonash që ishin të shekullit të kaluar, nuk ishte çështje makinash që ishin të shekullit të kaluar, ato mund ti ndryshoje por sistemi ishte komplet ineficent. Dhe falë edhe rastësisë që në këtë rast ishte dhe mbreti i suksesit, na u dha mundësia që kemi gatishmërinë e doktor Skënderit, i cili është vërtet protagonisti kryesor i këtij transformimi dhe sot që e shoh me sytë e fillimit, por edhe me nevojat e aktualitetit besoj që është koha që ne të shkojmë më tutje me këtë transformim.

Së pari, tanimë Urgjenca Kombëtare ka fituar të gjithë autoritetin e fakteve, ka fituar autoritetin e provës së madhe të dobësisë së saj dhe të eficences së saj dhe nuk kemi arsye që të gjithë sistemin e autoambulancave, të gjithë sistemin e trupave që janë në territor, të gjithë sistemin e koordinimit të Urgjencës të mos e përqendrojmë tërësisht te Urgjenca Kombëtare duke mos lënë më spitalet dhe strukturat e tjera që të futen në mes sepse është një hallkë e tepërt. Sa më shumë hallka të tepërta të kemi, aq më shumë kërcënohet misioni, qoftë i Urgjencës, qoftë i Zjarrfikëseve, qoftë i emergjencave civile qoftë dhe vet i Policisë së Shtetit.

Prandaj dhe në këtë aspekt meqë këtu janë drejtuesit e tjerë ne duhet të shkojmë një hap tutje dhe duhet t’i bashkojmë të tëra këto. Natyrisht këto janë struktura që do funksionojnë pavarësisht nga njëra tjera por ama të gjitha thirrjet dhe sinjali i parë i një urgjence, qoftë i natyrës mjekësore, qoftë i natyrës mjedisore, qoftë e natyrës kriminale duhet të vijnë në një vend dhe nga ai vend duhet të shpërndahen, në një godinë, në një njësi të ndarë, ose më saktë në një trupë të ndarë në tre njësi të ndryshme totalisht autonome nga njëra tjetra por me të njëjtin sistem.

Ky hap tanimë është hap që i ka ardhur koha dhe ne do ta bëjmë dhe këtë sepse në shumë raste ndodh që këto trupa kane nevojë për njëra tjetrën. Nuk është çështja që thirret policia vetëm kur thirret policia ose thirret emergjenca civile vetëm kur thirret emergjenca civile ose zjarrfikësi ose urgjenca. Këto trupa kanë nevojë për njëra-tjetrën dhe natyrisht shpesh secila nga të tre të parat ka nevojë për urgjencën mjekësore nga mbrapa. Jo thjeshte ndodhi një plagosje dhe niset thjeshtë policia, por niset njëkohësisht dhe urgjenca ose anasjelltas. Kështu që, me këtë rrugë besoj që këtë nivel që tanimë e shohin të tërë ata që e provojnë, të tjerët kur mos e provofshin, por nga ata që se provojnë dhe që s’kanë idenë se çfarë ka ndodhur në territorin e Shqipërisë dhe pastaj vjen dhe shumë baltë mbrapsht, ne mund ta ngremë në një nivel tjetër të gjithë sistemin tonë të urgjencave në tërësi.

Nuk e harroj asnjëherë se çfarë u tha dhe çfarë u detyruan të dëgjojnë të gjithë këta njerëz që për mua janë heronj, heronj të heshtur të jetës së përditshme në rastin e Pogradecit kur ai rasti i famshëm që u bë telenovelë në mënyrë të qëllimtë nga burimet e medias dhe nga politika dhe iu tregua shqiptarëve një gënjeshtër shumë e madhe që mori proporcione të jashtëzakonshme në një kohë shumë të shkurtër dhe një nga elementet e gënjeshtrës ishte që urgjenca ishte vonuar 40 minuta. Nuk ndodh dhe për fat të mirë sot çështja e llogaridhënies dhe transparencës e urgjencës kombëtarë nuk është çështje opinionesh apo tregimesh, çfarë tregon njeri çfarë tregon tjetri.

Është e gjitha në regjistrin apo në bankën e të dhënave elektronike që ka njësia e koordinimit dhe ti mund të shkosh dhe mund ta verifikosh në kompjuter rastin specifik kur erdhi thirrja, kush e mori thirrjen, kur e dha urdhrin për të nisur misionin, kur u nis misioni, kur arriti në përfundim. Dhe faktikisht nëqoftëse unë e mbaj mend mirë ishte 7 minuta. Urgjenca kishte vajtur për 7 minuta jo për 40 minuta. U ngritën gjithë qenëria në një lehje të madhe siç ndodh çdo ditë se ne jemi rritur në fakt me qentë e lagjes natën që lehnin. Tani s’ka më nga ata që lehin jashtë penxhereve, janë këta që lehin tek penxherja e televizorit dhe u torollis gjithë mileti. Tani është koha që në këtë eksperiencë të përfshijmë dhe të tjerët.

Dhe do ta mbyll me një anekdotë të jetuar të doktorit që në fillim kur Urgjenca mori uniformat që ka sot kishte probleme me qytetarët që thërrisnin urgjencën dhe kur hapni derën shihnin këta me uniformë dhe mbyllnin derën dhe thoshin nuk kemi thirrur privatin kemi thirrur shtetin se shteti duhet të paraqitej si leckaman atje, kurse kjo paraqitje nuk ishte paraqitje me të cilën ishin mësuar të shihnin shtetin. Dhe kjo i thotë besoj që të gjitha ato që kanë ndodhur me Urgjencën Kombëtare. Është realisht një nga krenaritë e reformave që ne kemi bërë!

Është krenari për mënyrën se si është transformuar në një histori suksesi, një histori turpi; është krenari për mënyrën se si është transformuar nga pikëpamja e burimeve njerëzore dhe se si është harmonizuar eksperienca e atyre që patën fatin të mos dalin në pension pa e parë një herë se si funksionon një ambulancë nga fillimi në fund dhe që të paktën kur të shkojnë, ai shoferi kishte emocione, të paktën emocionet në skenë që del një herë në jetë, po jo emocione që i fiket makina në rrugë e nuk shkon dot të shpëtojë tjetrin, siç ka pasur në të kaluarën dhe është krenari që sot ne kemi një Urgjencë Kombëtare që nuk i lë gjë mangët edhe pse ka patjetër gjëra që mund dhe do t’i bëjmë më mirë, nuk i lë gjë mangët urgjencave të vendeve të tjera.

Kështu që me shumë respekt edhe një herë po e ndaloj fjalën aty ku e nisa dhe do dëshiroja shumë që të gjitha autoritetet në rreshtin e parë bashkë me mua, t’i kushtonin një duartrokitje të veçantë të gjithë burrave dhe grave, djemve dhe vajzave të urgjencës. Shumë faleminderit edhe sinqerisht, shumë respekt edhe jini krenarë për atë që bëni çdo ditë dhe juve, nga të gjithë ne që jemi këtu, jeni të vetmit që e keni të sigurtë që kur të shkoni të takoni Shën Pjetrin, vendin e keni në parajsë, ne të tjerët nuk jam i sigurtë. (Drejtuesi i Urgjencës Dr. Skënder Brataj i dhuron Kryeministrit Rama një jelek të urgjencës). Kryeministri Edi Rama: Nuk ju premtoj që kur ta vesh do kem ndonjë urgjencë, por do e vesh me kënaqësi dhe besoj që ju do ma toleroni që ta vesh për qejfin e ngjyrave që ka, edhe pse ndonjëherë mund ta përdor kur të shkoj të rrah ministrat në qeveri.

Etiketat e lidhura

Mjekësiaramaurgjenca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.