
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të rëndë në Berlin, ku një person humbi jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur. Në një mesazh solidariteti, ai shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Gjermaninë dhe dënoi me forcë çdo formë urrejtjeje, dhune dhe ekstremizmi.

Jam thellësisht i tronditur nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini.
Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, shpreh solidaritetin tonë më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman.