
Kryeministri Edi Rama thotë se mbi 1000 shërbime shtetërore tashmë nuk është nevoja ti marrin nga sportelet, pasi do të jenë online.
“Për shërbimin e kadastrës, sot nuk është e nevojshme të shkohet në sportel për aplikimin. Kadastra detyrim të njoftojë për tërheqjen e dokumenteve. Me mbylljen e sportelit të kadastrës qytetarët do ta marrin dokumentin përmes postës. Transformim epokal”, tha Rama.
Brenda këtij mandati theksoi kryeministri, i lirojmë qytetarët nga stresi kadastrës për një rreth shërbimi të mbyllur dhe marrjen e titullit të pronësisë online.
