Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rehabilitimi i rrugës në Kashar, Veliaj: Do të jetë një nga zonat më tërheqëse

Aktualitet E hënë, 17 Gusht 2020 14:52
Rehabilitimi i rrugës në Kashar, Veliaj: Do të jetë një nga zonat më tërheqëse
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Banorët e Kasharit, ku mbizotërojnë pallatet e reja të ndërtuara pas viteve 2000, do të kenë një rrugë me infrastrukturë të re, që do t’iu mundësojë lidhjen me Unazën e Madhe. Kështu njofton Bashkia e Tiranës teksa thekson se me nisjen e punës për rehabilitimin e rrugës “Tom Plezha”, i jepet zgjidhje përfundimtare problematikave të trashëguara në këtë zonë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I pranishëm në inspektimin e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, tha se muaji gusht është koha ideale që Bashkia e Tiranës të hapë kantieret e punës, sidomos ato ku kërkohen punë voluminoze dhe mjete të rënda.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 3 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 4 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 4 orësh

“Një prej këtyre kantierëve të shumëpritur nga qytetarët, sidomos të zonës së Astirit, është rruga ‘Tom Plezha’, e cila ndodhet mbi zonën e Astirit dhe “Casa Italias”. Ka qenë një kalim me pengesa, një nga ato punët e shëmtuara të ish komunës në vitet e kaluara, ku vetëm është dhënë leje ndërtimi pa infrastrukturë”, tha Veliaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryebashkiaku u shpreh se paralelisht me investimin në infrastrukturën rrugore, po punohet me kanalizimet e ujësjellësit, çka sjell një përfitim të dyfishtë për banorët e zonës.

“Me të njëjtin investim po bëjmë edhe linjën e transmetimit të Ujësjellësit, që nga e gjithë zona e Astirit deri në Yzberisht të kemi një linjë të furnizimit me ujë, për të kaluar edhe këtu në 24 orë ujë. Por, që të mos i hyjmë punëve nga dy-tre herë – pra një herë Ujësjellësi, pastaj OSHEE-ja, interneti, telefoni, pastaj asfalti apo ujërat e bardha – aksi po bëhet njëherë e mirë. Kështu shpëtojmë nga zig-zaget e rrugës ‘Tom Plezha’”, deklaroi Veliaj.

Rruga “Tom Plezha” do të ketë dy korsi në secilën anë dhe një korsi shtesë për parkingun.

“Do të ruajmë parkingun, shtojmë trotuarin, shtojmë gjelbërimin dhe pastaj lëmë një rrugë ‘ekspres’, si për autobusin që të mos bëjë ato zig-zaget, tani që kemi futur edhe linjën e Kasharit, ashtu edhe për të ruajtur një sens të komunikimit, sidomos tani që e kemi një devijim nga Unaza”, sqaroi Veliaj.

Zona e Astirit njihet si një nga hapësirat urbane me rritjen më të madhe demografike në 30 vitet e fundit.

“Morëm një lagje të falimentuar, siç ka qenë zona e Astirit, sot do të jetë një nga lagjet më tërheqëse. Do të ketë Unazën, nga e cila do të hyhet dhe dilet shumë herë më shpejt se më parë. E gjithë ajo zhurmë me djegie gomash dhe dhunë, me shashka dhe zjarrfikëse, ishte një vonesë e paimagjinueshme 3-vjeçare. Sot do e kishim mbaruar të gjithë Unazën, megjithatë siç thotë populli: Më mirë vonë se kurrë”, tha Veliaj.

Paralelisht me ndërhyrjet në infrastrukturë rrugore, Bashkia e Tiranës po ndërhyn në këtë zonë edhe për godinat arsimore, duke shtuar shkollat e reja, thuhet në njoftim.

“Do të fillojmë te ura e Lanës shkollën tjetër dhe besoj se me këto dy shkolla të reja kemi adresuar çështjen e shkollave 9-vjeçare në zonë. Unë e di që vitin tjetër do të kemi debate politike, por besoj se më shumë se çdo fjali e debat, flet puna”, përfundoi Veliaj.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, kërkoi nga të gjithë banorët që të regjistrohen në Njësinë Administrative nr. 14 ose Njësinë Kashar, në mënyrë që institucionet ta kenë më të lehtë përllogaritjen e nevojave për investime.

Rruga “Tom Plezha” ndodhet në Njësinë Administrative Kashar dhe Njësinë Administrative Nr.14, në pjesën përëndimore të qytetit të Tiranës. Kjo rrugë do iu mundësojë banorëve ndërlidhjen e tyre me rrugën kryesore “Teordor Keko” në Unazën e Madhe.

Etiketat e lidhura

kasharVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.