Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reporter: Kuvendi i Shqipërisë censuroi gegnishten e deputetes Koçeku

Aktualitet E hënë, 4 Maj 2026 15:49
Reporter: Kuvendi i Shqipërisë censuroi gegnishten e deputetes Koçeku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kuvendi i Shqipërisë censuroi fjalimin në gegnisht të deputetes Marjana Koçeku (PS), duke e transkriptuar atë në standardin zyrtar të gjuhës shqipe, bëhet e ditur nga leximi i procesverbalit të seancës së 14 prillit. Pyetur nga BIRN, Kuvendi bëri të ditur se administrata e konsideron “detyrim përdorimi i shqipes standarde” dhe se ndjen gjithashtu detyrim respektimin e plotë të rregullave për Drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe.

Koçeku, e cila u zgjodh deputete nga listat e mbyllura të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër në zgjedhjet e vitit të kaluar, tërhoqi vëmendjen dhe shkaktoi debat në fjalimin e 14 prillit, jo për çfarë tha, por për mënyrën se si e tha. Fjalimi i saj, i cili lavdëronte politikat e Partisë Socialiste për zhvillimin e vendit, veçanërisht të zonave malore të veriut, nga ku Koçeku vjen, u mbajt në dialektin gegë ndërsa Koçeku iu përgjigj kritikave për përdorimin e dialektit përkundrejt gjuhës zyrtare duke deklaruar se “gegnishtja jeme âsht politike”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Debati i shkaktuar nga përdorimi i gegnishtes në parlament tërhoqi opinione të kundërta, disa duke e kritikuar dhe disa duke e lavdëruar. Por nëse media audiovizive regjistroi dhe debatoi gegnishten e Koçekut, dokumentet e Kuvendit të Shqipërisë nuk regjistruan asgjë. Nëse pas njëqind vjetësh, dikush do të gjejë interesante të lexojë debatet parlamentare të kohës sonë, ai do të gjejë deputeten Koçeku duke folur në standardin zyrtar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pyetur nga BIRN, Kuvendi i Shqipërisë tha se “procesverbali i seancës plenare është dokument zyrtar, i cili, përveçse publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit, është pjesë e fondit të Arkivit të Dokumentacionit Parlamentar, me vlerë ruajtjeje të përhershme. Si në çdo dokument zyrtar është detyrim përdorimi i shqipes standarde, duke respektuar rregullat e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 7 orësh

Për më tepër, sipas kuvendit, “duke qenë se në Kuvendin e Shqipërisë deputetët përfaqësojnë zona të ndryshme krahinore (me dialektet përkatëse), respektimi i normës standarde të gjuhës garanton respektimin e një detyrimi tjetër të institucionit: informimin e publikut për veprimtarinë parlamentare, me një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme nga të gjithë.”

Administrata bëri të ditur gjithashtu se një deputet ka të drejtë të kërkojë korrigjimin e procesverbalit vetëm për gabime të mundshme në përmbajtje, por jo sa i përket përdorimit të dialekteve në komunikimin politik. Gjuha shqipe e folur dhe e shkruar u zhvillua gradualisht përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe gjysmës së parë të shekullit të njëzetë me përdorimin e lirë të dialekteve përbërëse, qoftë në përdorimin e përditshëm të gjuhës së folur, qoftë në letërsi apo në dokumentet zyrtare.

Toskërishtja mori epërsi pas vendosjes së Regjimit Komunist në vitin 1945 ndërsa përdorimi i dialekteve, në arte apo në dokumente zyrtare, u ndalua tërësisht pas vitit 1972. Gjatë regjimit komunist, të folurit në dialekt u stereotipizua si prapambetje apo injorancë. Në vitin 2022, Akademia e Shkencave shpalli në praktikë vijimin e ndalimit të dialekteve në një konferencë, në të cilën, kryetari Skënder Gjinushi citoi në mbrojtje të argumentit të vet një shkrim sarkastik dhe iu referua një libri shkencor që në fakt nuk ekziston.Statusi i gegnishtes dhe i dialekteve të tjera vijon të jetë i paqartë dhe refuzimi i Kuvendit të Shqipërisë për të regjistruar në procesverbal fjalën e Koçekut sugjeron se gegnishtja mbetet, edhe zyrtarisht, e paligjshme. /Reporter/

Etiketat e lidhura

Marjana Koçeku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.