Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Republikanët amerikanë padisin për ndjekje penale djalin e Presidentit Biden

Aktualitet E premte, 5 Janar 2024 21:51
Republikanët amerikanë padisin për ndjekje penale djalin e Presidentit Biden
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve planifikojnë të votojnë javën e ardhshme për akuzën kundër djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter për mosrespektim të Kongresit. Akuza vjen pasi djali i Presidentit kundërshtoi një thirrje të Kongresit për t’u paraqitur për një dëshmi me dyer të mbyllura muajin e kaluar.

Republikanët që drejtojnë Komisionin e Mbikëqyrjes dhe Komisionin Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve njoftuan të premten për votimin, ndërsa Partia Republikane kalon në fazat përfundimtare të hetimit për të verifikuar nëse ka arsye për të ngritur akuzë për të shkarkuar Presidentin. Nëse komisionet miratojnë akuzat, ato do të votohen më pas nga të gjithë anëtarët e Dhomës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Refuzimi i qëllimshëm i Hunter Bidenit përbën mungesë respekti ndaj Kongresit dhe na detyron që ta referojmë tek Prokuroria përkatëse e Shteteve të Bashkuara për ndjekje”, thanë ligjvënësit republikanë James Comer dhe Jim Jordan në një deklaratë të përbashkët. “Ne nuk do t’i ofrojmë trajtim të veçantë për shkak të mbiemrit të tij.”

Hunter Biden dhe avokatët e tij kanë kritikuar në mënyrë të përsëritur thirrjen e Republikanëve për të dhënë dëshmi me dyer të mbyllura, duke argumentuar se informacionet nga ato intervista mund të bëhen publike dhe manipulohen qëllimisht duke shkëputur vetëm copëza prej dëshmisë. Djali i Presidentit Biden ka këmbëngulur se ai do të dëshmojë vetëm publikisht.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Është e qartë se kryetarët republikanë të komisioneve nuk janë të interesuar të sigurojnë faktet ose ata do ta lejonin Hunterin të dëshmojë publikisht”, tha në një deklaratë avokati i tij, Abbe Lowell. “Përkundrazi, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve vazhdojnë të bëjnë lojra politike duke kërkuar një mocion të paprecedentë për mosrespektim të Kongresit kundër dikujt që që në fillim ka ofruar t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të tyre”.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Para 2 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 2 orësh
Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 9 orësh

Ai shtoi: “Nga çfarë kanë frikë ata?”

Për muaj të tërë, republikanët kanë kryer një hetim për të verifikuar nëse ka lidhje mes Presidentit demokrat me marrëdhënieve të biznesit të djalit të tij. Deri më tani, ligjvënësit republikanë nuk kanë arritur të zbulojnë prova që implikojnë drejtpërdrejt Presidentin Joe Biden në ndonjë keqbërje.

Ndërsa republikanët thonë se hetimi i tyre është përqendruar përfundimisht te Presidenti, ata kanë treguar interes të veçantë për Hunter Bidenin dhe marrëdhëniet e tij të biznesit jashtë vendit, nga të cilat ata akuzojnë Presidentin se ka përfituar personalisht. Republikanët gjithashtu kanë përqëndruar një pjesë të madhe të hetimit të tyre në akuzat që disa sinjalizues kanë bërë për ndërhyrje në hetimin afatgjatë të Departamentit të Drejtësisë për taksat e të birit të presidentit dhe pronësinë mbi disa armë të tij.

Seancat ndaj Hunter Bidenit, të planifikuara për të mërkurën do të mbahen një ditë para ditës kur ai është planifikuar të dalë për herë të parë në gjykatë për akuzat për taksat e tij të paraqitura nga një prokuror i veçantë në Los Anxhelos të Kalifornisë. Ai përballet me tre vepra penale dhe gjashtë akuza për kundërvajtje, duke përfshirë paraqitjen e një deklarate të rreme dhe për evazion fiskal.

Avokati i tij ka akuzuar Prokurorin e posaçëm David Weiss se i është nënshtruar “presionit republikan” në këtë rast./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 9 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 17 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.