Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rexhep Qosja: Fitorja e Albin Kurtit do të sjellë shpresë për gjithë shqiptarët

Aktualitet E hënë, 7 Tetor 2019 18:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parakohshme dhe kriza e vlerave”, ku tregoi votën dhe besimin te Vetëvendosja. Sot, një ditë pas fitores se Albin Kurtit, profesor Qosja tregon pritshmërinë e tij nga një qeveri vetëvendosëse, duke folur edhe emër për emër për humbësit e këtyre zgjedhjeve, nga Mustafa te Thaçi e Haradinaj, por mbi të gjitha për fituesin real të zgjedhjeve në Kosovë, Shpresën! Në fund profesor Rexhep Qosja në këtë intervistë ekskluzive, për dritare.net tregon besimin e palëkundur te bashkimi i trojeve, i kombit në një: “Në këtë mision politik, demokratik, shoqëror e atdhetar të tyre pashmangshëm duhet të jetë i përmbajtur edhe ideali historik: bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Intervistoi Rudina Xhunga

Mund t'ju interesojë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në ...

Para 21 minutash
Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 8 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 9 orësh

Rudina Xhunga: Profesor, ju e parashikuat këtë fitore të VV-së, ose thënë më mirë e orientuat votën, duke deklaruar pritshmëritë tuaja për VV-në. Si ndiheni sot, një ditë pasi ndodhi?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rexhep Qosja: Si edhe shumë votues dhe qytetarë të Kosovës e ndiej veten shumë mire pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Dhe e ndiej veten shumë mire sepse zgjedhjet u zhvilluan dhe përfunduan me plotësimin e standardeve të larta të demokracisë. Kosova, me këto zgjedhje e dha një provë pjekurie politike që duhet të çmohet prej bashkësisë ndërkombëtare. E ndiej veten mirë, posaçërisht mirë, pse në këto zgjedhje fitoi partia, vlerat dhe meritat e se cilës i kam paraqitur në shkrimin e bërë publik pak ditë para zgjedhjeve. E fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti.

Profesor, sa rëndësi kanë këto zgjedhje për frymën që i sjellin Shqiptarisë?
Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit janë të rëndësishme, aktualisht dhe historikisht të rëndësishme, për arsye se botës shqiptare i sjellin shpresën për ndryshime të thella e të gjithanshme të gjendjes me krizë të thellë të vlerave politike, shoqërore, demokratike, kulturore, domethënë se sjellin shpresën për shërimin e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës nga pasojat e rënies së thellë morale të prodhuar prej politikës së deritashme.

Profesor, mesa duket fituan Albini dhe Vjosa, si frymë, por matematika e politikës mund të sjellë qeverisje të Isa Mustafës dhe Veselit? A do ta pranojë Kosova këtë?

Ju po thoni me të drejtë se fituan Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dhe njëkohësisht shprehni drojën se fitorja e LDK-së si parti e dytë në zgjedhje mund të sjellë qeverisje të Isa Mustafës. Sipas mendimit tim, roli qeverisës i kryetarit të LDK-së është i përfunduar. Dhe është i përfunduar për disa arsye: e para, për arsye se LDK-ja ia ka dhënë rolin e qeverisjes Vjosa Osmanit; e dyta, për arsye se Isa Mustafa është i rënduar politikisht prej disa veprimeve shumë të dëmshme që bëri në koalicionin me PDK-në dhe e treta, për arsye se është i rënduar fort prej korrupsionit, nepotizmin dhe konfliktit të interesit të ushtruar si bashkëqeverisës me PDK-në dhe si kryetar i LDK-së. Ai tani mund të bëjë vetëm një gjë: mund ta sabotojë dhe ta prishë koalicionin Vetëvendosje–LDK.

Humbja e Haradinajt, Limajt, Veselit, çfarë mesazhi është për ata që fituan luftën?
Fitorja e Vetëvendosjes dhe e LDK-së si parti e dytë, sidomos fitorja e Vetëvendosjes për Hashim Thaçin si kryendërtues i politikës së Kosovës pas krijimit të shtetit të Kosovës, për Ramush Haradinajn, për Kadri Veselin e për Fatmir Limajn është pësim e mësim i madh. Por, ata kanë treguar se mësimet nuk duan t’i mësojnë prandaj në shtetin e Kosovës janë sjellë si në shtëpinë e tyre private. Njeriu shtëpinë e vet e ruan dhe e merendon me kujdes, por këta shtëpinë e quajtur shteti i Kosovës e përdorën, e shpërdorën, e ç’merenduan dhe e plaçkitën pa mëshirë!

LDK-ja vetë dhe kreu Mustafa, çfarë mesazhi morën?
LDK-ja dhe kryetari i saj, Isa Mustafa, e morën këtë mesazh: fitoret politike mund të jenë edhe të dhuruara dhe fitoren si parti e dytë në këto zgjedhje LDK-së ia dhuruan Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj me pelegrinazhet e tyre LDK-iste dhe me amnistimin e tyre për të gjitha të bërat e të pabërat tridhjetëvjeçare të LDK-së në kurriz të Kosovës.

Shqipëria çfarë mësimi mori nga këto zgjedhje dhe cili është besimi juaj, a po e pret Shqiptarinë një fryme e re?
Ç’mësim mori Shqipëria nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë? Historia na mëson se shqiptarët shpejt nuk kanë pranuar të mësojnë prej pësimeve dhe mësimeve të njëri-tjetrit. Mjerisht.

Profesor ju kurrë nuk bëtë kompromise me parimet, jeni ndër të vetmit autoritete morale orientuese të këtij kombi! A besoni ju se erdhi dita? Siç qe slogani i VV-së, që shqiptaret të votojnë dhe udhëhiqen nga njerëz të mençur dhe sidomos që e duan kombin. Koha e sistemit, vidh e vrit, se të mbuloj unë, po merr fund!
A besoj se erdhi dita? Ky ishte një slogan premtues i gjetur me mend, që mund të besohet, ushtroi ndikim në vullnetin dhe vetëdijen e votuesve. Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj Albin Kurti, megjithëse ka rreth vetes një numër të dukshëm burrash e grash me kulturë të shquar politike, me përgatitje profesionale, me nivel të dukshëm të gjykimeve politike, lejohem të them, edhe me gatishmëri e vullnet që pakursyeshëm të bëjnë më të mirat për Kosovën, për shqiptarët në përgjithësi, nuk do ta kenë lehtë. Prapë po e thërras në ndihmë historinë e cila na mëson se shqiptarët–opozitarë, qëllimeve më të mira jo rrallë s’kanë ngurruar t’u vënë pengesa të ndryshme, të cilave vetëm dreqi dhe i biri do t’ua dinin prejardhjen dhe përmbajtjen.

Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj Albin Kurti, me bashkëpunëtorët e bashkëpunëtoret e tij kanë përpara jo detyra politike po misione politike: që të reformojnë të gjithë përbërësit, domethënë të gjithë sektorët e jetës politike, shoqërore, administrative-shtetërore, ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe kulturore, që ta bëjnë Kosovën shtet i të drejtës, që ta bëjnë Kosovën shtet social, në të cilin të gjitha dinjitetet do të jenë barabar të kujdesura e të siguruara. Në këtë mision politik, demokratik, shoqëror e atdhetar të tyre pashmangshëm duhet të jetë i përmbajtur edhe ideali historik: bashkimi i Kosovës me Shqipërinë./dritare.net

Etiketat e lidhura

Rexhep Qosja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 20 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 21 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 22 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 23 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.