Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:33 Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative Kombëtarja shqiptare përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme ndaj Finlandës, në ndeshjen e raundit të parafundit të Nations League, që do të luhet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rihapet tenderi për Tunelin e Llogorasë, 153 mln euro për 3 vjet, por buxheti s’i ka të gjitha paratë

Aktualitet E enjte, 24 Qershor 2021 17:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rihapet tenderi për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar dokumentet standarde të tenderit për procedurën e hapur të punëve publike për tunelin e Llogorasë. Fondi limit është 18.9 miliardë lekë (pa TVSH), ose rreth 153 milionë euro dhe ndërtimi duhet të përfundojnë për 37 muaj pas nënshkrimit të kontratës.

Afati i fundit për shprehjen e interesit për pjesëmarrje është 28 korriku.

Më herët, tenderi u anulua në mars 2021, pasi konkurrentët nuk plotësonin kriteret tekniko ligjore. Në garë morën pjesë 5 pjesëmarrës, tre prej të cilëve nga Turqia.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky tunel do të ndërtohet me fondet e buxhetit sipas projektit dhe zgjidhjes teknike të dhënë nga kompania fituese. Kjo e fundit ishte bashkim operatorësh ku mes të tjerash iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta.

Mund t'ju interesojë

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme...

Para 4 minutash
Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 31 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore

Qeveria i ka fondet për pas vitit 2023

Tuneli është parashikuar që të financohet nga burime të brendshme, por pjesa më e madhe e fondeve parashikohet të disbursohen pas tre viteve. Në listën e investimeve publike me financim të brendshëm, 2021-2023, fondi total i parashikuar për projektin e Tunelit të Llogorasë është 18.7 miliardë lekë, por gati 70% është për t’u paguar pas vitit 2023, ndonëse kontaktori i kërkohet që t’i përfundojnë punimet brenda tre vitesh.

Për këtë projekt, qeveria ka parashikuar për vitin 2021 një fond 4 miliardë lekësh dhe më pas nga 1 miliardë lekë përkatësisht në 2022 dhe 2023.

/ Monitor

Etiketat e lidhura

Llogoratuneli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 1 minute

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 4 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 16 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon zyrtarisht Michael Carrick pas rezultateve negative
Para 22 minutash

Manchester United shkarkon zyrtarisht Michael Carrick pas rezultateve negative

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.