Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare në Ndroq, Veliaj: Në terren gjatë gjithë verës

Aktualitet E hënë, 12 Gusht 2019 13:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Krahas punës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Ndroq, Bashkia e Tiranës po punon edhe për rikonstruksionin e shkollës, në mënyrë që fëmijët, kur të kthehen në shtator, të gjejnë një shkollë të re me kushte më të mira. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me rritjen e numrit të klasave, fëmijët e Ndroqit nuk do të jenë më të detyruar që të shkojnë në Tiranë për të ndjekur shkollën.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të rikthehesh në Ndroq dhe të shikosh se kantieri i radhës nuk është një rrugë, por një shkollë. Shkolla është një rrugë, por një rrugë për dije dhe prosperitet për të gjithë këtë komunitet. Sot kemi një lajm të mirë për 270 nxënësit e shkollës 9-vjeçare, shkolla e vjetër e Ndroqit, në të cilën nuk është vënë dorë ndoshta që nga koha e gjyshërve të tyre. Jo vetëm po rikonstruktohet çatia, klasat ekzistuese, shkallët, sistemi i ngrohjes, nyjet hijeno-sanitare, banjot, dushet e reja, por edhe e kemi shtuar. Pra, shkolla shtohet me 1/3 e hapësirës së vet, që asnjë fëmijë, asnjë djalë ose vajzë e Ndroqit, të mos detyrohet të shkojë në Tiranë apo në shkolla të tjera”, tha Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për herë të parë shkolla do të ketë dhe parashkollorin. Veliaj shtoi se shkolla e re do të shërbejë edhe si një qendër komunitare pas përfundimit të mësimit, duke i dhënë një alternativë të re orëve të lira të të rinjve të zonës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Sigurohemi që edhe për ata që janë në kopësht, ka një ofertë shtetërore, publike, cilësore në komunitetin e tyre, pa u detyruar që të marrin një dado ose që të shkojnë në kopshtin apo çerdhen më të afërt. Dua t’i falenderoj ata që kanë kaluar verën në krye të detyrës. Janë djemtë dhe vajzat e shkollës që do ta shijojnë paradite shkollën, janë vëllezërit dhe motrat e tyre më të rritur apo familjarët e tyre që do e shijojnë pasdite. Është mënyra më e mirë për ta trajtuar shkollën si një hapësirë komunitare”, deklaroi Veliaj.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 30 minutash
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 8 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 8 orësh

Duke i siguruar banorët e zonës se cilësia do të jetë e njëjtë si në qendër, ashtu edhe në zonat rurale, kreu i Bashkisë u bëri thirrje banorëve që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollën më të afërt.

“Jo vetëm shtohet shkolla, por po punohet me të njëjtën cilësi në Ndroq, ashtu siç punohet në qendër të Tiranës. Nëse shkolla “Kosova” ka sistem ngrohjeje qendrore, kështu do ta ketë edhe shkolla në Ndroq. Ndaj ftesa për të gjithë prindërit është që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollën më të afërt, që është shkolla aty ku banoni. DAR-i po sjell mësuesit më të mirë, rruga e Ndroqit tashmë është rregulluar, rrugët e lagjeve që sjellin fëmijët në këtë shkollë gjithashtu janë sistemuar, nuk ka më asnjë arsye për t’i torturuar me 2-3 orë fëmijët”, nënvizoi ai.

Investimi i bashkisë parashikon që shkollës 9-vjeçare, përveç rikonstruksionit të përgjithshëm, t’i bëhet dhe një shtesë anësore, me nga 2 klasa në kat, një ambient teknik për kaldajën e re, sistemin e furnizimit me ujë, sistemin e mbrojtjes kundra zjarrit.

Gjithashtu, do të ndërtohen edhe terrenet sportive që do të shërbejnë jo vetëm për lëndën e edukimit fizik, por edhe për komunitetin e zonës pasditeve.

Puna e Bashkisë së Tiranës do të vazhdojë gjatë gjithë verës, në mënyrë që qytetarët e Tiranës, nga më të vegjlit te më të rriturit, kur të kthehen nga pushimet të gjejnë një infrastrukturë më të mirë, të gjejnë shkolla të rinovuara, kopshte, çerdhe të reja etj.

Etiketat e lidhura

NdroqshkollaVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 29 minutash

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 30 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.