Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rikthimi i frikshëm i koronavirusit/ Pipero zbulon të papriturën që befasoi mjekët, a do kthehet karantina

Aktualitet E diel, 14 Qershor 2020 09:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy javë pas heqjes së të gjitha masave kufizuese të karantinës prej 80 ditësh, kurba e prekjes nga virusi COVID-19 arriti të shtunën në Shqipëri, (13.06.2020) pikën e saj më të lartë që nga fillimi i epidemisë, në 9 marsin e kaluar: 48 raste të reja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Situata është përkeqësuar ndjeshëm në 6 ditët e fundit. Autoritetet e shëndetësisë pohojnë se numri total i të infektuarve arriti të shtunën në 1464, ai i rasteve aktive në 389. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar 1039 të infektuar, janë testuar 20. 132 persona dhe kanë vdekur 36 vetë. Vatra më e nxehtë vazhdon të mbetet Tirana me 220 të infektuar. Në Spitalin Infektiv të Qëndrës Spitalore Universitare,” Nënë Tereza” (QSUT) janë të shtruar 52 pacientë, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 8 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 9 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 9 orësh

Dr. Pëllumb Pipero, infeksionist i mirënjohur, që me ekipin e tij vazhdon të jetë në krye të betejës kundër koronavirusit në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në QSUT thotë për DW se “shtimi i rasteve pozitive të infektuara me COVID – 19, ishte i pritshëm, pasi hapja totale ka rritur mundësitë e eksppozimit ndaj virusit. “Por shifrat kaq të larta dhe të shoqëruara me shtrime në spital janë të papritura. Mendoj se ka një shkujdesje që shkon deri tek ideja se virusi iku. Por ai vazhdon të qarkullojë, të jetë mes nesh”, -thotë dr. Pipero.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shkujdesja është e dukshme. Në tregjet e fundjavës, baret dhe kafenetë e Tiranës kryeqytetasit janë pa maska dhe rrinë fare pranë njëri-tjetrit. “Duhet respektuar distanca sociale, vendosur maskat në mjedise publike apo në grumbullime në vende publike, duhen respektuar protokollet në bare, restorante, madje edhe në institucionet shëndetësore. Rasti i prekjes së 15 mjekëve dhe infermierëve në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, nga një paciente pozitive me këtë virus, është më seriozi”, shpjegon arsyet e kësaj situate dr. Pipero.

Ai thekson se 218 rastet e reja në 6 ditët e fundit u “përkasin të gjitha moshave mbi 40 vjeꞔ, por të sëmurët kronikë rezultojnë të jenë në forma më të rënda të prekjes nga virusi corona” vë në dukje ai.

Shifra rekord e rasteve të reja nuk e kanë nxjerrë jashtë kontrollit epideminë. “Po punohet fort nga specialistet e shëndetit publik për t’i ndërgjegjësuar qytetarët se rreziku nga prekja prej virusit është i pranishëm pasi ai është ende mes nesh. Edhe pse është i dobësuar në krahasim me fillimin e epidemisë dhe kohën e karantinës virusi vazhdon të na infektojë dhe ta vërë jetën tonë në rrezik, nëse nuk vazhdojmë të ruajmë distancën fizike, të vendosim maskën në mjedise publike dhe të kemi higjenën e duarve” thekson për DW, dr. Pipero.

Masat kufizuese të autoriteteve në Shqipëri kanë qënë ndër më të rreptat në rajon dhe BE para hapjes totale. Organizata të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, sidomos Komiteti i Helsinkit, kanë kritikuar qeverinë Rama për shkelje të të drejtave të njeriut, edhe pse e drejta për jetën mbetet prioritare. Për të përballuar vërshimin e rasteve gjatë karantinës qeveria ndryshoi edhe Kodin Penal, duke ligjëruar masa shumë të rrepta për shkelësit e karantinës.

Në këto rrethana a mund të flitet në Shqipëri për ” imunitet të tufës”, shprehje kjo e përdorur në krye të herës nga kryemnistri britanik Boris Jonhson, një nga të mbijetuarit prej prekjes së virusit Corona në fillim të marsit të kaluar? “Në Shqipëri është ende herët për të folur për “imunitet tufe”. Madje nuk mund të flitet edhe për ato vende ku masat e distancimit social nuk kanë qënë detyruese, si është rasti i Suedisë” thotë Dr. Pipero.

Rikthimi në karantinë? Nuk rekomandohet, pa efikasitet

Maqedonia e Veriut, fqinja e Shqipërisë, riktheu masat kufizuese për shkak të rritjes së rasteve të reja pas hapjes totale të vendit. Autoritetet kanë paralajmëruar se nëse popullsia shpërfill rrezikun e pranishëm nga virusi corona masat shtrënguese mund të kthehen.

“Nuk besoj, se kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri. Për Shqipërinë nuk do ta rekomandoja. Masat shtrënguese nuk janë tanimë efikase. Mjafton respektimi nga popullata i distancës sociale, vendosja e maskës në mjedise publike, higjena e duarve. Kurse për autoritetet e shëndetësisë dhe stafet e mjekëve mjafton ndjekja e rasteve klinike, testimi i tyre, lokalizimi i rasteve të kontaktit dhe i vatrave te infektimit për të vazhduar të kemi nën kontroll epideminë në këtë fazë të dytë të zhvillimit të saj” thotë për DW, dr. Pipero./DW

Etiketat e lidhura

Pëllumb Pipero
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 8 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.