Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rilindja fillon shpërndarjen e miellit, ushqimit dhe eurove në këmbim të votës! Ku je o SPAK?

Rilindja fillon shpërndarjen e miellit, ushqimit dhe eurove në këmbim të votës! Ku je o SPAK?

Aktualitet
E martë, 16 Mars 2021 09:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këto ditë ka nisur një shfaqje alarmante e blerjes së votave me miell, ushqime dhe sigurisht edhe me para të thata në dorë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI për  Tiranën, Klevis Pojana, publikoi dje pamje të disa dyqaneve në Njësinë Nr. 2 në Tiranë, Vorë dhe në Kamëz, ku shihen sesi zyrtarë të PS-së shpërndajnë ushqime për familjet. Pamjet janë flagrante dhe tregojnë sesi në mes të Tiranës, në qytetin ku parimisht fushata duhet të ishte me norma dhe etikë ligjore, kemi shkelje me të dyja këmbët të ligjeve. Këtë thotë LSI në Tiranë. Ndërkohë në qytete të tjera, situata është edhe më e rëndë. Deputetët të PS apo njerëz të dërguar prej tyre shkojnë nëpër marketet dhe dyqanet, u premtojnë qytetarëve se do të paguajnë borxhet që kanë për blerjen e ushqimeve. Drejtuesit politikë të PS kanë marrë urdhër që votat t’i blejnë me çdo kusht. Dikujt duke i paguar borxhet e bukës së fëmijëve, dikujt duke i dhënë thasë me miell dhe ushqime, të tjerëve duke u lënë në dorë 50 apo 100 euro për çdo votë. Nuk është vetëm Kodi Zgjedhor që po shkelet, por edhe kodi moral i shoqërisë. Nuk bëhet fjalë vetëm për dy apo tre raste sporadike që u denocuan dje nga LSI me video. Situata është e ngjashme në gjithë vendin dhe kryesisht në zonat ku varfëria është më e madhe e qytetarët janë në kushtet e mbijetesës. Deputetët e PS në që drejtojnë zyrat elektorale u kanë kërkuar përfaqësuesve të njësive vendore që të hartojnë listat me familjet në nevojë. Në një listë të veçantë janë familjet që marrin asistencë sociale dhe ky është grupi i parë i njerëzve që kërkohet t’u blihet vota me një thes miell dhe me ushqime. Kjo qeveri, pasi i ka vjedhur për tetë vite me taksa, pasi i ka çuar në burg nëse nuk paguanin dot faturën e dritave, tani tallet me qytetarët duke u kërkuar votën me një kg sheqer dhe oriz. Blerja e votës me ushqime, si në vende të botës së tretë, është një skandal që duhet të marrë një përgjigje të fortë nga institucionet e drejtësisë. Është një krim politik dhe fyerje e dinjitetit njerëzor, por edhe i dënueshëm nga Kodi Zgjedhor. Ndërkohë jemi ende në nisje të fushatës elektorale dhe blerjet masive të votave me lekë apo euro nuk kanë nisur ende me thasë. Sipas traditës politike të Rilindjes, blerjet me para të thata në dorë bëhen ditët e fundit.  Prokuroria dhe SPAK, institucione që kanë premtuar se do t’i kushtojnë rëndësi të veçantë krimit politik, janë në kohë për të ndalur një masakër elektorale të ndyrë dhe kriminale. SPAK ka për detyrë në këto zgjedhje të arrestojë çdo njeri që jep para apo blen votat. Pamjet e shpërndarjes së ndihmave ushqimore për familjet në nevojë në këmbim të votave, janë një kambanë alarmi që duhet të vënë në lëvizje ambasadorët e vendeve perëndimore, OSBE-në që merret me zgjedhjet dhe qindra shoqatat që paguhen si vëzhgues për zgjedhjet në Shqipëri. Meqë nuk i largojnë dot personat me precedentë penalë nga listat e kandidatëve të qeverisë dhe nuk dalin dot hapur kundër bandave, të paktën të dalin dhe të denoncojnë shitjen e votës për një copë bukë. Qeveria premton projekte 3D për avionë, aeroporte, porte dhe në fund ble votat me një thes miell.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Para 3 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 3 orësh
Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 10 orësh

Kryeministri ka filluar fushatë me mediat e tij të blera ku deklaron se “do të bëjmë aeroporte, porte, qendra industriale, zona turistike, do rrisim rrogat, do heqim taksat, etj”. Por nuk jep llogari pse nuk i ka bërë 8 vjet që është kryeministër, por tani mundohet të na bind me “do të…”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm kur hedhin votën, pasi kjo është e drejta e tyre një herë në katër vjet të ndërrojnë pushtetin apo të mbajnë atë që mendojnë se duhet.

Por jo të shesin votat!

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Tani

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 22 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 30 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.