Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Robert Francis Prevost, ja biografia e Papës së 267-të, Leonit XIV, i dytë amerikan pas Françeskut

Aktualitet E enjte, 8 Maj 2025 21:35
Robert Francis Prevost, ja biografia e Papës së 267-të, Leonit XIV, i dytë amerikan pas Françeskut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Papa i parë augustinian, Papa i dytë amerikan pas Françeskut, por ndryshe nga Bergoglio, amerikani 69-vjeçar Robert Francis Prevost u lind në veri të kontinentit dhe shërbeu si bari i Kishës në jug të tij, përpara se të thirrej nga Paraardhësi i tij për të drejtuar Dikasterin për Ipeshkvijtë dhe Komisionin Papnor për Amerikën Latine.

Ipeshkvi i ri i Romës zgjodhi emrin e Leonit XIV. U lind më 14 shtator 1955 në Çikago, Ilinois, nga Louis Marius Prevost, me origjinë franceze dhe italiane, si edhe nga Mildred Martínez, me origjinë spanjolle. Ka dy vëllezër, Louis Martín dhe John Joseph.

E kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën në SHBA, duke studiuar fillimisht në seminarin e vogël të Etërve Augustinianë dhe më pas, në Villanova University në Pensilvani, ku, në vitin 1977, u diplomua në Matematikë dhe studioi Filozofi. Më 1 shtator të po atij viti, në Saint Louis, hyri ndër novicët (rishtarët) e Urdhrit të Shën Augustinit (OSA), në provincën e Zojës së Këshillit të Mirë të Çikagos, duke bërë kushtet e para më 2 shtator 1978. Më 29 gusht 1981 bëri kushtet përfundimtare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vijoi formimin në Catholic Theological Union në Çikago, duke u diplomuar në Teologji. Në moshën 27 vjeçare, eprorët e dërguan në Romë për të studiuar të Drejtën Kanonike në Universitetin Papnor të Shën Tomës së Akuinit (Angelicum). Në Romë, u shugurua meshtar më 19 qershor 1982, në Kolegjin Augustinian të Shën Monikës nga imzot Jean Jadot, pro-president i Këshillit Papnor për Jo-të Krishterët, tani Dikasteri për Dialogun Ndërfetar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prevost mori liçencën, pra, diplomën universitare, në vitin 1984 dhe në vitin pasardhës, ndërsa përgatiste tezën e doktoraturës, u dërgua në misionin augustinian të Chulucanas, në Piura të Perusë (1985-1986). Më 1987 mori doktoraturën me një tezë mbi “Rolin e eprorit lokal të Urdhrit të Shën Augustinit” dhe u emërua drejtor i thirrjeve dhe drejtor i misioneve të Provincës augustiniane të “Nënës së Këshillit të Mirë” në Olympia Fields, Ilinois.

Mund t'ju interesojë

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Para 7 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 16 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 20 minutash

Vitin e mëpasëm shkoi në misionin e Trujillo-s, gjithnjë në Peru, si drejtor i projektit të formimit të përbashkët të aspirantëve augustinianë të vikariateve të Chulucanas, Iquitos dhe Apurímac. Gjatë njëmbëdhjetë viteve, mbajti detyrën e eprorit të bashkësisë (1988-1992), drejtorit të formimit (1988-1998) dhe mësuesit të të kandidatëve për augustinianë (1992-1998), si edhe, në kryedioqezën e Trujillo-s, atë të vikarit gjyqësor (1989-1998) dhe të profesorit të së Drejtës Kanonike, Patristikës dhe Moralit në seminarin e madh “San Carlos y San Marcelo”. Në të njëjtën kohë, atij iu besua edhe kujdesi baritor i grigjës së besimtarëve të Zojës Nënë e Kishës, e cila më vonë u bë famulli me titullin e Shën Ritës (1988-1999), në periferinë e varfër të qytetit, si edhe ishte administrator i famullisë së Zojës së Monserrat-it nga viti 1992 deri në vitin 1999.

Në vitin 1999, u zgjodh epror provincial i Provincës Augustiniane të “Nënës së Këshillit të Mirë” në Çikago dhe, dy vjet e gjysmë më vonë, në kapitullin e përgjithshëm të zakonshëm të Urdhrit të Shën Augustinit, sivëllezërit e tij e zgjodhën epror të përgjithshëm, duke e konfirmuar në vitin 2007 për një mandat të dytë.

Në tetor 2013, u kthye në Provincën e tij Augustiniane në Çikago dhe u bë drejtor i Formimit në kuvendin e Shën Augustinit, këshilltar i parë dhe vikar provincial; detyra, që i mbajti derisa Papa Françesku e emëroi, më 3 nëntor 2014, administrator apostolik të dioqezës peruviane të Chiclayo-s dhe, njëkohësisht, ipeshkëv titullar të Sufarit. Më 7 nëntor, hyri në dioqezë, në prani të nuncit apostolik James Patrick Green, i cili e shuguroi ipeshkëv pak më shumë se një muaj më vonë, më 12 dhjetor, në festën e Zojës së Guadalupes, në katedralen e Shën Marisë.

Motoja e tij ipeshkvnore është “In Illo uno unum”, fjalë që Shën Augustini i shqiptoi në një predikim, “Paraqitje mbi Psalmin 127”, për të shpjeguar që “edhe pse ne të krishterët jemi shumë, në Krishtin jemi një”.

Më 26 shtator 2015, Papa argjentinas e emëroi ipeshkëv të Chiclayo-s dhe në mars 2018, u zgjodh zv.kryetar i dytë i Konferencës Ipeshkvnore Peruviane, në të cilën ishte edhe anëtar i Këshillit Ekonomik dhe president i Komisionit për Kulturë dhe Edukim.

Në vitin 2019, Françesku e përfshiu ndërmjet anëtarëve të Kongregatës për Klerin dhe vitin e mëpasëm, ndërmjet atyre të Kongregatës për Ipeshkvijtë. Po në vitin 2020, më 15 prill, mbërrin edhe emërimi papnor si administrator apostolik i dioqezës peruviane të Callao-s.

Më 30 janar 2023, Papa e thirri në Romë si prefekt të Dikasterit për Ipeshkvijtë dhe president të Komisionit Papnor për Amerikën Latine, duke e bërë kryeipeshkëv. Në Koncistorin e 30 shtatorit të po atij viti, ai e krijoi dhe e shpalli kardinal, duke i caktuar diakoninë e Shën Monikës. Prevost e mori në dorëzim më 28 janar 2024 dhe, si kryetar dikasteri, mori pjesë në udhëtimet e fundit apostolike të Papës Françesku dhe në sesionin e parë e të dytë të Asamblesë XVI të Përgjithshme e të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve mbi sinodalitetin, mbajtur në Romë përkatësisht nga 4 deri më 29 tetor 2023 dhe nga 2 deri më 27 tetor 2024. Një përvojë, kjo e asambleve sinodale, e fituar që në të kaluarën si epror i augustinianëve dhe si përfaqësues i Bashkimit të Eprorëve të Përgjithshëm (USG).

Ndërkohë, më 4 tetor 2023, Françesku e caktoi Prevost-in anëtar të Dikasterit për Ungjillëzimin, Seksioni për Ungjillëzimin e Parë dhe për Kishat e Reja të Veçanta; të atij për Doktrinën e Fesë; të atij për Kishat Lindore; të atij për Klerin; të atij për Institutet e Jetës Rregulltare dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike; të atij për Kulturën dhe Edukimin; të atij për Tekstet Legjislative; si edhe në Komisionin Papnor për Shtet-Qytetin e Vatikanit.

Së fundi, më 6 shkurt të këtij viti, u promovua nga Papa argjentinas në urdhrin e ipeshkvijve, duke marrë Titullin e Kishës Suburbikare të Albanos. Gjatë shtrimit të fundit në spital të paraardhësit të tij në Poliklinikën “Gemelli”, Prevost kryesoi rruzaren për shëndetin e Françeskut, në Sheshin e Shën Pjetrit, më 3 mars.

Radio Vatikani

Etiketat e lidhura

Leonit XIVPapës së 267-tëRobert Francis Prevost
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 7 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 15 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 16 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 20 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.