Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rrëfehet vrasësi i Korçës: Me lekë borxh bleva sëpatën dhe e masakrova

Aktualitet E enjte, 30 Janar 2020 20:34
Rrëfehet vrasësi i Korçës: Me lekë borxh bleva sëpatën dhe e masakrova
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas vrasjes tronditëse të shitësit të bananeve në Korçë Dashnor Osmani, dalin detaje të reja, për sa i përket dinamikës dhe shkaqeve që çuan autorin e këtij krimi të rëndë, të kryente një veprim të tillë. Zamir Topi, autori i kësaj vrasje me sëpatë dhe në mes të ditës në qytetin e Korçës, konsiderohet nga komuniteti i zonës si i “çmenduri i Libonikut”, kjo pasi ai kurohej me sëmundjen e “çrregullimeve deluzionale” (probleme mendore). Topi vetëm disa orë pas arrestimit nga policia, ka treguar se banon në fshatin, Pocestë të Libonikut dhe se prej më shumë se 12 vitesh kurohej, nga ana psikologjike në një doktor në Korçë. “…po kam 12 vjet që kurohem tek doktori Landi Lalaj, por emrin e sëmundjes nuk e di të saktë, por di të them se në qoftë se nuk marr mjekimet, dridhem dhe bie në tokë dhe më del shkumë nga goja…”.

Dëshmia tronditëse e autorit të vrasjes së bashkëfshatarit të tij nga Poçesta, Dashnor Osmani është dhënë para një oficeri të policisë gjyqësore, në prani të një avokati dhe babait të vetë Zamirit, Petrit Topi. Zamir Topi, ka rrëfyer se kishte disa vite që kishte hyrë në konflikte verbale me viktimën Dashnor Osmani, pasi ky i fundit e akuzonte herë pas here se i kishte zënë dhe prishur varrin e nënës, në varrezat e fshatit Poçestë të Libonikut. Debatet e ndërsjellata kanë vazhduar gjatë derisa në 28 janar 2020 Zamir Topi, ka qëlluar me një sëpatë në kokë Dashnor Topin, duke i çarë kafkën dhe lënë të vdekur në vend.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të ditës dhe në syrin e shumë qytetarëve të Korçës. Viktima, Dashnor Osmani ishte duke shitur banane dhe në duar në momentin e goditjes me sëpatë mbante pikërisht disa tufa me banane. Por ja si e tregon vetë në polici autori i krimit ngjarjen e rëndë dhe mënyrën se si ai ka gjetur sëpatën, me të cilën kreu dhe krimin e rëndë. “…pasi debatuam me Dashnorin për punën e dëmtimit të varrit,i kam thënë se ku do ta varros babain kur të vdes unë? Më pas Dashnorit, ia kam kthyer duke i pohuar që mos më dil më përpara dhe jam larguar prej tij. Ndërkohë në 28 janar 2020 rreth orës 14:00 unë e kam parë Dashnorin, duke shitur banane në Korçë dhe ai më ka dalë përpara si i fortë, duke më prerë rrugën por pa më folur asnjë fjalë…”-tregon Zamir Topi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas këtij karshilliku nga ana e Dashnor Osmanit, Zamir Topi, ka shkuar në një dyqan aty afër, ku tregtoheshin vegla pune dhe ka kërkuar të blejë një sepatë. Shitësi i dyqanit, i ka thënë që sëpatat kanë një vlerë prej 6 mijë lekë të vjetra, ndërkohë siç ka treguar në polici vetë Zamiri, ai me vete kishte pasur 4 mijë lekë të vjetra. Për të plotësuar sasinë e lekëve prej 6 mijë lekë të vjetra, Zamir Topi, rezulton që të ketë shkuar në një berber në Korçë, ku ai qethet gjithmonë dhe i ka kërkuar në formën e borxhit, 2 mijë lekë të vjetra, por pa i thënë se përse i duheshin këto lekë.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 4 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 5 orësh

Pasi ka marë lekët, ka shkuar në ambientet e dyqanit ku ka blerë sëpatën me vlerën prej 6 mijë lekë të vjetra dhe me sopatë në dorë, është afruar pranë vendit ku shiste banane Dashnor Osmani. Rezulton se Zamir Topi, i është afruar dhe pa paralajmërim e ka qëlluar disa herë në kokë me sopatë Osmanin, duke e lënë të vdekur në vend dhe të mbuluar nga një pirg i madh gjaku. Zamir Topi është përpjekur të largohet me vrap por është kapur shumë shpejt nga një patrullë policie në qytetin e Korçës, duke arritur ta neotralizojnë, megjithëse në dorë mbante sopatën e krimit. Policia i ka sekuestruar si provë materiale sopatën me të cilën,Zamiri, vrau Dashnor Osmanin.Ndërkohë ndaj Zamir Topit është ngritur akuza e Vrasjes me paramendim dhe pritet që ditën e nesërme ai të dalë përballë gjykatës së Korçës, port u njohur me masën e sigurisë të arrestit në burg që do kërkojë prokuroria e Korçës. /Shqiptarja.com/

Etiketat e lidhura

Dashnor OsmaniZamir Topi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.