Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:18 13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë Policia Rrugore e Vlorës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, si dhe në pikat hyrëse-dalëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rrëfimi prekës i kameramanit shqiptar që i tregoi botës për masakrën e Reçakut

Aktualitet E diel, 16 Janar 2022 15:34
Rrëfimi prekës i kameramanit shqiptar që i tregoi botës për masakrën e Reçakut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Njeriu pa kokë” është pamja që do t’i mbetet përgjithmonë në kujtesë. Filmimet që fokusoi objektivi i kamerës së tij në mëngjesin e mesit të janarit të vitit ’99 shënuan kthesë në historinë e Kosovës. Teksa kalonte përreth trupave të masakruar, ai lotonte por nuk e lëshonte nga dora kamerën.

Reporteri Sylejman Kllokoqi, i cili punon për “Associated Press”, kujton trupat e masakruar të dhjetëra viktimave të pafajshme të Reçakut. Ai nuk do të harrojë asnjëherë pamjen e këtij fshati, i cili është jo fort larg nga Prishtina, mëngjesin pasi u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Kjo kohë ma kujton kohën, ftohtësinë, njësoj thuajse sot jam nisur për Reçak. Një kohë e ftohtë dhe ma përkujton edhe atë familjen kur kishte mbuluar atë djalin pa kokë dhe ja kërkonte kokën. Ai ka qenë takimi i parë në fshat”, rrëfen ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fotoreporteri i luftës, për të cilin nuk ishte hera e parë që po xhironte trupa të masakruar, dy ditë para se të ndodhte masakra kishte tentuar të hyjë brenda fshatit.

“Dy ditë më herët, ne ishim atje afër Reçakut në Shtime dhe ku dëgjoheshin krismat dhe luftimet që ishin në Reçak. Prezencën e gazetarëve, e theksoj, se ka qenë edhe OSBE aty me xhipet e portokalltë në krye me Walker. Atë ditë ne tentuam të hymë, por nuk na lejuan edhe misioni i Walker, por aty ishin shumë luftime dhe ishte e pamundur që të hyjmë në Reçak të xhirojmë ato luftime dhe u kthyem. Unë çdo ditë, për shkak se ishte shumë afër Prishtinës, dhe të nesërmen shkova, tentova por prapë isha më duket i vetmi shqiptar në atë kohë dhe nja 2-3 kameramanë të tjerë të huaj. Filluan disa plumba në Shtime të fluturonin mbi kokat tona dhe erdhën të misionit të OSBE-së na larguan”, shton Sylejman Kllokoqi.

Mund t'ju interesojë

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

Tani
Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Tani
Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Para 8 minutash

Sylejman Kllokoqi tregon për KosovaPress se pas filmimeve që kishte bërë në luginën e Bebushit, ty ku ndodhi masakra e Reçakut, ishte kthyer me shpejtësi në Prishtinë për t’i dërguar ato në redaksinë e Associated Press.

“Në mëngjes herët nga ora 05-06 të mëngjesit ka qenë ditë e ftohtë si kjo këtu dhe vetëm borë nuk ka pasur, me fotografin Visar Kryeziu të Associated Press shkuam bashkë deri në Shtime dhe e pyetëm një kalimtar rasti se çka ka ndodhë në Reçak, ai tha që ‘ne e dimë vetëm që policia është larguar sot herët’. Në momentin që tha është larguar ne kemi vrapuar të hymë brenda në Reçak dhe shtëpia e parë ku u takova me disa familjarë, se i gjithë Reçaku ishte zgjuar në këmbë aq herët, dhe pash një trup pa kokë ku familjarët e kërkonin kokën e njeriut. Pastaj vazhdova nga ana e majtë për të hyrë në kodrën apo luginën ku sot i shihni ato xhirimet që janë prezente të miat dhe deri atje pash në tri vende ku ka pasur të pushkatuar nga dy, nga tre, nga një”.

Tre muaj para masakrës së Reçakut në Kosovë ishte vendosur Misioni Verifikues i OSBE-së. Detyra e monitoruesve ndërkombëtarë ishte që të siguroheshin që po ndaleshin luftimet mes forcave serbe dhe UÇK-së. Shefi i këtij misioni, William Walker një ditë më pas shkoi në këtë vend për të parë se çfarë kishte ndodhur.

“Diku në orën 11:00 erdh edhe Walker ku i vizitoi trupat dhe e dha një deklaratë të fuqishme se tha se kjo është një prej masakrave më të mëdha që ka ndodhur. Atëherë ajo u bë tregim mjaft botëror. Edhe ditën e nesërme e kemi vazhduar se trupat i larguan, i dërguan në xhami, ai tregim ka zgjat vetëm 1 javë. Non-stop kemi qenë me kamera aty”, shton ai.

Ai flet për rëndësinë e filmimeve, ku sipas tij po të mos ishin këto pamje vështirë do të besohej masakra që ndodhi. Mbi të gjitha, Kllokoqi shprehet se nuk e ka përjetuar lehtë, meqë bëhej fjalë për popullin shqiptar.

“Shumë vështirë ka qenë me i pa, por unë para kësaj masakre se edhe unë jam njeri si çdo kush. Unë kam parë edhe në Bosnjë mbi 50, mbi 100 të vdekur. Gjithmonë i jam mbajtur parimit shumë profesional që të mos më kapin emocionet, sepse në qoftë se një reporter, një kameraman, gazetar e kapin emocionet atëherë do të largohem prej aty. Në jetën time më ka ndodhur si reporter i luftës që lot të më shkojnë, por kamerën nuk e kam lëshuar. Shumë rëndë, por unë jam fokusuar atë ditë që sa më shpejt t’i xhiroj këto viktimat edhe më shpejt t’i dërgoj në botë”.

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur. Trupat e 45 banorëve të Reçakut, janë të varrosur pak metra larg fshatit tek kompleksi memorial. Në afërsi të kompleksit është e ngritur edhe statuja e William Walkerit, njeriu i cili për herë të parë masakrën e Reçakut e cilësoi krim kundër njerëzimit. /KosovaPress/

Etiketat e lidhura

ReçakuSylejman Kllokoqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë
Tani

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë
Tani

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime
Para 8 minutash

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bjellorusisë
Para 11 minutash

Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bj...

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.