Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rrumbullaku vizitë zyrtare në SHBA, pritet nga ambasadori Robinson: Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Aktualitet E martë, 17 Tetor 2023 18:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u prit në një takim shumë të rëndësishëm nga Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Ambasadori Todd Robinson, i cili njëkohësisht drejton Zyrën Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL). Në fillim të takimit, ambasadori Robinson u shpreh se ndihej i lumtur që priste një partner të besueshëm nga institucionet shqiptare të zbatimit të ligjit, me të cilat kanë të njëjtat interesa dhe ndajnë të njëjtat qëllime, përfshirë këtu integrimin e Shqipërisë në BE.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pasi shprehu mirënjohjen për Ambasadorin Robinson, për mundësimin e këtij takimi, të cilin e konsideroi shenjë vlerësimi dhe respekti, e informoi atë për zhvillimet e viteve të fundit, rezultatet e reformave, si në drejtësi ashtu edhe në agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, siç është Policia e Shtetit, reforma të cilat janë mundësuar me mbështetjen e vyer të qeverisë së SHBA-së.

Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi operacionet e suksesshme të Policisë së Shtetit, të realizuara në bashkëpunim dhe me mbështetjen e SPAK-ut dhe të Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm, që kanë mundësuar goditjen e grupeve kriminale të trafikimit dhe shpërndarjes se lëndëve narkotike, në mënyrë konsistente, me tolerancë zero ndaj çdo aktiviteti kriminal që zhvillohet, qoftë në Shqipëri apo jashtë kufijve të saj. Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm e informoi Ambasadorin Robinson, se pas sulmit kibernetik të shtatorit të 2022, të gjitha sistemet e Policisë së Shtetit tashmë janë ringritur dhe operojnë me kapacitet të plotë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rrumbullaku theksoi se “lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet e administratës, përfshirë këtu pastrimin e radhëve të Policisë, nga oficerë të kompromentuar, përbën një prioritet po aq të rëndësishëm”. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nënvizoi bashkëpunimin mjaft të mirë me SPAK-un, duke u shprehur se “tashmë janë në hetim disa raste të korrupsionit, të cilat priten të finalizohen në një të ardhme të afërt”. Më tej, Rrumbullaku vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me ekspertet e DEA-s dhe të FBI-së, mbështetja e të cilëve ka mundësuar zbulimin e ngjarjeve të renda kriminale dhe goditjen e “baronëve” të drogës, të cilët operonin të paprekur në Shqipëri dhe jashtë saj gjatë 20 viteve të fundit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm informoi për bashkëpunimin shume të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe CIA-s, për parandalimin dhe goditjen e terrorizmit dhe të ekstremizmit të dhunshëm. Ndër të tjera, ai kërkoi mbështetjen e ICITAP-it, për të jetësuar qëllimet e Policisë së Shtetit për një integrim sa më të madh të oficereve femra të Policisë, në strukturat drejtuese të saj, duke nënvizuar se eksperienca amerikane në këtë drejtim është nga më të mirat.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Drejtori i Përgjithshëm e siguroi Ambasadorin Robinson se Policia e Shtetit disponon të gjitha kapacitetet për të kontribuar ne operacione dhe hetime ndërkombëtare, duke ofruar garanci për një partneritet dhe besim reciprok. Dëshmi e kësaj është fakti se Policia e Shtetit është pjesë e grupeve të përbashkëta hetimore me EUROPOL-in dhe me vendet anëtare të BE-së. Dëshmi tjetër është situata e qetë e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror, kur Shqipërinë e vizituan mbi 8 milionë shtetas të huaj, për qëllime turistike.

Ambasadori Robinson, nga ana e tij, u shpreh shumë i kënaqur që gjatë takimit u ngritën çështje të cilat përbejnë prioritet edhe për Departamentin e Shtetit. Për sa i përket trafikut të narkotikëve, ai nënvizoi thirrjen e Sekretarit të Shtetit Blinken, për krerët e shteteve, për t’i kushtuar vëmendje të veçantë trafikimit dhe shpërndarjes së drogave sintetike, të cilat janë kthyer në një rrezik potencial për shëndetin dhe jetën e qytetareve.

Ai u shpreh krenar për faktin që Shqipëria është pjesë e koalicionit global kundër drogave sintetike. I informuar për rezultatet në luftën kundër korrupsionit, Ambasadori Robinson theksoi se “kjo luftë është shpallur prioritet nga administrata e SHBA-së, si një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të çdo vendi. Për këtë ai kërkoi që Policia e Shtetit të punojë sa më ngushtë me SPAK-un, pasi ky i fundit ka nevojë për kapacitete që vetëm Policia e Shtetit i ka, duke përsëritur se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut është jetik”.

Ndihmës Sekretari i Shtetit Robinson u shpreh shumë i lumtur që promovimi i grave në polici përbën një qëllim dhe prioritet në vetvete për organizatën. Ai e përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, për përpjekjet e tij për ta bërë Policinë e Shtetit gjithëpërfshirëse.

Nga ana tjetër, Robinson premtoi se Departamenti i Shtetit, INL dhe ICITAP do ta mbështetin pa kursim Policinë e Shtetit, për të bërë realitet këto prioritete shumë të rëndësishme. Ndërkohë, ambasadori Robinson ndau lajmin se një ekip nga Departamenti i Shtetit do të vizitojë shumë shpejt Policinë e Shtetit, për implementimin e një sistemi të avancuar për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe performancës së punonjësve të Policisë.

Etiketat e lidhura

Muhamet Rrumbullaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.