
Një banesë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan.
Shtëllunga të dendura tymi kanë dalë nga apartamenti, duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin dhe duke shkaktuar panik te banorët.
Në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona brenda në banesë, çka ka shmangur pasoja në njerëz.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Priten hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
