Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Shije familjare e vëllazërore”, Dom Gjergj Meta takohet me Papa Françeskun

Aktualitet E martë, 10 Tetor 2023 17:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta ndodhet në Sinodin e ipeshkvijve për sinodalitetin në Vatikan. Ai ka veçuar takimin me Atin e Shenjtë, në ditën e parë të punimeve në Aula Nervi, prania e të cilit i la një “shije familjare e vëllazërore”. Në rrethet e diskutimeve u trajtuan përvojat që kishin pasur kishat e veçanta përgjatë konsultimeve sinodale në dioqeza dhe në Konferenca ipeshkvore kombëtare e kontinentale përgjatë dy viteve. Temat ishin nga më të ndryshmet, shkruan Dom Gjergj Meta, dhe kjo doli në pah edhe gjatë relacioneve të grupeve në Kongregacionin e parë të Përgjithshëm.

Postimi i plotë

Sinodi im …

Kjo është pjesëmarrja ime e parë në një Sinod të ipeshkvijve. Emërimi nga vetë Papa Françesku për të marrë pjesë në të, ma shton edhe më shumë përgjegjësinë. Vendimi i parë që mora, sapo më erdhi lajmi për këtë emërim, ishte se do të dëgjoja shumë. Në fakt, fjala “dëgjim” është një ndër fjalët kyçe të këtij Sinodi. Përnjëmend ke shumë se çfarë dëgjon prej pjesëmarrësve nga e gjithë bota, nga të gjitha realitetet dhe përvojat e Kishës katolike latine, asaj lindore dhe vëllezërve të krishterë të deleguar nga kishat e tyre (ortodoksë, ungjillorë, anglikanë, etj.).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky Sinod u hap në një mënyrë jo të zakonshme. Pjesëmarrësit ishin të thirrur që ta nisnin rrugëtimin e tyre me një lutje ekumenike në sheshin e shën Pjetrit, të udhëhequr nga vëllezërit e Taizé-së. Më pas, të gjithë u zhvendosëm drejt një vendi të quajtur Sacrofano, rreth gjysmë ore larg nga Roma, ku jemi lutur për tri ditë, të udhëhequr nga meditimet e atë Timothy Radcliffe-s o.p. dhe motër Maria Ignazia Angelini-t. Përgjatë ditës, kishim një kohë për heshtje dhe lutje, si dhe një kohë bashkëndarjeje në grupe sipas një metode të quajtur “bashkëbisedim në Shpirtin Shenjtë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

U vu re menjëherë një dëshirë për ta dëgjuar njëri-tjetrin, por mbi të gjitha për të dëgjuar se çfarë donte t’iu fliste zemrave dhe mendjeve tona Shpirti Shenjtë. Të dy predikuesit ishin shumë të sintonizuar me Sinodin dhe na ofruan refleksione të thella e nxitëse për ta jetuar Sinodin në një mënyrë sa më të predispozuar.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 4 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 5 orësh

Ajo që është e veçantë dhe që doli në pah qysh në ditën e parë të punimeve, është fakti se i lihet hapësira e duhur heshtjes dhe meditimit, në mënyrë që çfarë dëgjojmë nga të tjerët të ketë jetë të gjatë brenda nesh dhe të mos jenë vetëm thjesht fjalë që kalojnë. Metoda e bashkëbisedimit në Shpirtin Shenjt është një metodë shumë efikase dhe relaksuese. Nuk lejon nxitimin, por as vonesat. Të ashtuquajturit “lehtësues”, janë të trajnuar mirë që të mbajnë ritmin e momenteve të këtyre bashkëbisedimeve.

Ndër gjërat e bukura të këtij Sinodi të deritashëm, janë takimet e shumta, njohjet me personat që marrin pjesë në Sinod. Gjatë ditëve të tërheqjes shpirtërore, kisha në grupin tim ipeshkvij nga Gjermania, Bjellorusia, Çekia, Italia, Rumania, Irani, Polonia, një teologe laike nga Amerika Latine dhe një motër nga Siria. Në grupin tonë ishte gjithashtu edhe Sekretari i shtetit, Kardinali Parolin, i cili me thjeshtësi mori pjesë në diskutimet tona si njëri prej nesh, pavarësisht se ai ka një peshë të madhe mbi supe dhe ka një vështrim mbi të gjithë Kishën katolike për vetë detyrën që mban.

Në ditën e parë të punimeve, në Aula Nervi, erdhi edhe Ati i Shenjtë, madje e gjetëm aty kur hymë. Kishte ardhur përpara kohës së nisjes së punimeve dhe po përshëndetej me të gjithë pjesëmarrësit. Pata mundësinë që ta përshëndesja edhe unë. Si gjithmonë, ai është shumë spontan dhe i kujdesshëm ndaj atij që ka përpara duke e pyetur e ndonjëherë duke bërë edhe shaka. Kjo prani e tillë e tij na habiti të gjithëve për mirë dhe na la shije familjare e vëllazërore.

Në rrethet e diskutimeve (circoli minori) u diskutua për përvojën që kishin pasur kishat e veçanta përgjatë konsultimeve sinodale në dioqeza dhe në Konferenca ipeshkvore kombëtare e kontinentale përgjatë dy viteve. Diskutimet në këtë fazë ishin të qeta dhe shumë interesante. Temat ishin nga më të ndryshmet dhe kjo doli në pah edhe gjatë relacioneve të grupeve në Kongregacionin e parë të Përgjithshëm. Me siguri ky është vetëm fillimi. Mund të them se sapo janë ndezur motorët e një eventi që është unik në llojin e vet, i pajetuar më parë.

Të bukura janë dhe pauzat, kur takohesh edhe me njerëz të grupeve të tjera dhe pi një kafe me ta apo thjesht bashkëbisedon me ta për t’u njohur më mirë. Klima është shumë miqësore deri tani. Këtë Sinod e shikoj si një moment historik për Kishën. Ndiej se nuk duhet pasur frikë dhe se sikurse tha Atë Radcliffe gjatë meditimeve të tij, e vetmja frikë është të pasurit frikë. Shpirti Shenjtë vepron bashkë me Atin e me Birin dhe do të na udhëheqë drejt së vërtetës së plotë. Tani kemi edhe tri javë punime përpara, që do të jenë intensive dhe me siguri do të prekin tema të shumta në mënyrë më specifike. Zoti na qoftë ndihmë në këtë rrugëtim së bashku! Amen!

Etiketat e lidhura

Papa Françesku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.