
17 anëtarë të një organizate kriminale shqiptare, përfshirë 16 burra dhe një grua, të moshës 19 deri në 57 vjeç, u arrestuan në 29 dhe 30 Mars në Ille-et-Vilaine dhe në Alpes-Detare, njofton prokurori publik nga Rennes, Francë, Philippe Astruc, në një njoftim për shtyp mbajtur mbrëmjen e djeshme. Në fund të hetimeve, u kapën lëndë narkotike, mjete prerëse, para dhe katër armë zjarri.
Dy vjet pas hapjes së një hetimi paraprak për veprimet e “trafikimit të narkotikëve, trafikimit të qenieve njerëzore në një bandë të organizuar dhe shoqatë kriminale”, grupi sapo është shpërbërë. Në krye të këtij rrjeti, ishte një shqiptar 45-vjeçar, i njohur për drejtësinë vendase. Sipas informacioneve ai ishte dënuar dy herë për trafikim lëndësh narkotike.