
Ne Dobraç Shkodër duke udhëtuar me mjet është vrarë me armë zjarri Bardhok Pllani. Burime për Ora News, bëjnë me dije se policia ka rrethuar zonën, dhe në ndihmë po i vjen dhe FSHN.
Mësohet se janë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin dhe policia po bën kontrolle të imtësishme.
Bëhet e ditur se Pllani ishte në kërkim nga policia pasi në dhjetor të vitit të shkuar dyshohej si një nga autorët e të shtënave me armë drejt banesës dhe lokalit të një polici të shqiponjave.
vijon…
