Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 12:03 FORMULA1 – Wolff mbyll derën për Ferrarin: “Antonelli është i Mercedesit” Toto Wolff, drejtuesi i ekipit Mercedes në Formula 1, ka shprehur bindjen e tij të plotë se piloti i ri Kimi Antonelli nuk do…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Berisha
  • Rama në Bruksel
  • Studentët shqiptarë
  • Protesta në Pragë
  • Kënga nacionaliste
  • Lufta në Ukrainë
  • Lindja e Mesme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Berisha
  • Rama në Bruksel
  • Studentët shqiptarë
  • Protesta në Pragë
  • Kënga nacionaliste
  • Lufta në Ukrainë
  • Lindja e Mesme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Shkollat e Shekullit 21”, ambasadori Britanik dhe ministrja e Arsimit në shkollën “Qamil Guranjaku” në Elbasan

Aktualitet E premte, 23 Tetor 2020 19:31
“Shkollat e Shekullit 21”, ambasadori Britanik dhe ministrja e Arsimit në shkollën “Qamil Guranjaku” në Elbasan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman vizitoi sot shkollën ‘Qamil Guranjaku’ në Elbasan, së bashku me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi. Ata u takuan me mësuesit dhe nxënësit për të diskutuar mbi programin “Shkollat e Shekullit 21”.

Nxënësit e shkollës Qamil Guranjaku, pjesëmarrës të Programit “Shkollat e Shekullit 21” kanë punuar së fundmi projektin e tyre “Kurseni energji sot, për më shumë dritë nesër” i cili synon të kursejë energji në mjediset e shkollës dhe të sensibilizojë çdo individ për të gjetur mënyra alternative për ta ruajtur atë.

Nxënësit kanë përdorur inovacione teknologjike si Mikro-bit, për të dhënë sinjale dhe mesazhe mbi mirë përdorimin e energjisë elektrike në shkollë.

Qëllimi i projektit të tyre është të kursejë energji elektrike në mjediset e shkollës përmes ndryshimeve në sjelljen e zakonshme dhe rutinën e secilit individ brenda institucionit duke përdorur teknologji të thjeshta inteligjente dhe me kosto të ulët për menaxhimin e energjisë elektrike.

  “Jam shumë i lumtur që jam këtu për të parë të gjithë mundin dhe krijimtarinë që këta nxënës kanë vënë në projektet e tyre si pjesë e programit “Shkollat e Shekullit 21”. Ne jemi duke punuar për të krijuar një mjedis arsimor më tërheqës për fëmijët i cili zhvillon aftësitë e tyre të të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve. Po punojmë së bashku sepse këto janë aftësitë që duhet të kenë si fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar ashtu dhe në Shqipëri”, -tha Ambasadori Duncan Norman.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi: “Ndihem shumë e lumtur që jam këtu me ju sot dhe të shoh rezultatet e këtij projekti të shkëlqyer që ju mundëson të jeni gati për tregun e ardhshëm të punës. Faleminderit shumë Këshillit Britanik për zbatimin e këtij projekti jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por në të gjithë Shqipërinë. ”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shkolla Qamil Guranjaku është një nga 800 shkollat ​​në Shqipëri, të përfshira në Programin “Shkollat e shekullit 21”. Që prej fillimit, 3000 mësues janë trajnuar për mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodimin. Deri më tani, 16,800 Mikro-bit janë shpërndarë nga 24,000 që do të shpërndahen deri në fund të programit.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

Para 3 minutash
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

Para 4 minutash
Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë

Para 16 minutash

Gjithashtu programi ka trajnuar 110 drejtues shkollash dhe 480 mësues në Shtator 2020, duke ofruar trajnime në grupe të vogla dhe nën masa të rrepta higjene për të garantuar distancën sociale.

Pas Sfidës së parë të Kodimit në Janar 2020, konkursi i dytë do të organizohet online në Nëntor 2020, për shkak të situatës me Covid-19. 180 shkolla kanë aplikuar online gjatë thirrjes së 2-të të kodimit dhe 10 projektet më të mira janë zgjedhur për të konkuruar në eventin e Nëntorit.

Programi “Shkollat e shekullit 21” është një program arsimi tre vjeçar, i zbatuar nga British Council dhe ka për qëllim të zhvillojë aftësitë kryesore të shekullit 21 të mbi një milion nxënësve të moshës 10-15 vjeç në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi) dhe do të përfshijë të gjitha shkollat e arsimit bazë në Ballkanin Perëndimor.

“Shkollat e shekullit 21” është një program që ofron mentorim të vazhdueshëm dhe burime të vlefshme për ngritjen e kapaciteteve të drejtorëve dhe mësuesve të shkollave, si dhe të politikë bërësve.

Etiketat e lidhura

Ambasadori i Britanisë së Madhe në TiranëDuncan Norman
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

FORMULA1 – Wolff mbyll derën për Ferrarin: “Antonelli është i Mercedesit”
Para 2 minutash

FORMULA1 – Wolff mbyll derën për Ferrarin: “Antonelli është i Mercedesit”

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë
Para 3 minutash

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002
Para 4 minutash

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër...

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë
Para 16 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
15 Nëntor 2026, 11:13

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

3 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 13 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.