Ditën e sotme rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, Durrës, është tentuar të dëmtohet me lëndë djegëse mjeti tip “Reno”.
Mjeti në pronësi të shtetasit A.C., ka pasur dëme të vogla materiale.
Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, dhe njoftohet se po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
