Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:23 Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë Intervistë ekskluzive me arkitektin Oscar Di Domenico mbi misionin eksplorues në Kinë dhe sinergjitë e reja mes dizajnit italian dhe teknologjisë e materialeve kineze…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shpëtuan nga kampi i ferrit, nëna ritakohet me të birin, Eva refuzon atdheun. Rama: Kush ka bërë krime, para drejtësisë

Aktualitet E martë, 27 Tetor 2020 15:55
Shpëtuan nga kampi i ferrit, nëna ritakohet me të birin, Eva refuzon atdheun. Rama: Kush ka bërë krime, para drejtësisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vrasjet, mungesa e ujit dhe e bukës por mbi të gjitha pyetja kur do të marrë fund mankthi, janë realiteti i hidhur në “kampin e ferrit”. Drama në kampin Al-Hawl në Siri është e madhe, aty ku ndodhen familjarët e luftëtarëve të vdekur të Shtetit Islamik. Eva dhe Endri Dumani ishin përkatësisht 8 dhe 6-vjeç, kur babai i tyre i rrëmbeu 6 vjet më parë dhe së bashku me ta shkoi drejt Sirisë për t’iu bashkuar xhihadistëve në Shtetin Islamik. Një vit më pas, gjyshja e tyre Mentije Dumani shkoi drejt Sirisë për të tërhequr fëmijët, por edhe ajo mbeti atje, e burgosur së bashku me fëmijët në kampin Al-Hawl deri sa ndërroi jetë disa javë më parë. Kjo dramë disi u lehtësua por Eva është ende atje, në kamp.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në Rinas u ul avioni “Air Albania”, ku bashkë me kryeministrin Edi Rama ishin katër fëmijët dhe një grua që u shpëtuan nga kampi i ferrit në Siri. Pas 6 vitesh, mamaja e Endrit, Mide Ndregjoni, arriti të rishohë djalin e saj por gëzimi nuk është i plotë, pasi Eva nuk pranoi të rikthehej, duke iu fshehur autoriteteve që ishin futur në kamp për ta kërkuar. Kryeministri Rama, në një konferencë pas mbërritjes në Siri në Rinas, me zërin e dridhur dhe frymëmarrjen e vështirësuar, u pa i prekur në fjalën e parë para gazetarëve. “Mirëdita, shumë faleminderit që keni ardhur këtu, mendoj se është një arsye e pazakonshme. Më vjen mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar por të suksesshëm. Por ajo që është më e rëndësishme është që kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve dhe intervistave. Herët ose vonë do të kthejmë edhe pjesën tjetër këtu në Shqipëri”,-tha Rama.

Mund t'ju interesojë

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 40 minutash
Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Para 55 minutash
Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Para 1 ore

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se ka vështirësi për kthimin e disa fëmijëve. “Dua të them që nxjerrja e këtyre fëmijëve nga një ferr është proces i komlikuar, janë në mes prindër që kanë pozicione të radikalizuara. Ka forca kampi që nuk janë të njëjtat që duhet diskutuar për të kaluar pa surpriza dhe gryka zjarresh. Puna e bërë ka qënë intensive. Siç e kam thënë edhe sot paradite, e gjithë kjo është mundësuar falë gjeneralit Abass Ibrahim që më premtoi se operacioni do të vijojë. Edhe disa fëmijë janë në vështirësi, por nuk dua të jap detaje sepse mund të kompromentojnë”,-tha më tej Rama. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tregoi edhe mënyrën se si do të integrohen në shoqëri këta fëmijë. “Struktura është gati për këta 4 fëmijë dhe për gjithë të tjerët që do të vijnë më pas, me mësues e psikologë. Do të punohet hap pas hapi për t’i integruar pastaj në strukturat sociale”,-tha kreu i qeverisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I pyetur nëse personat madhorë të riatdhesuar do të ndiqen penalisht, Rama u shpreh se “kush ka bërë krime do t’i nënshtrohet drejtësisë”. Kryeministri sqaroi se shteti shqiptar po ndjek “këdo që është shtetas i Republikës i Shqipërisë, pavarësisht moshës”, duke lënë të kuptohet se është shumë e ndërlikuar përpjekja për largimin nga Siria të personave me kombësi shqiptare, por shtetas të vendeve të tjera.

Drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano, u shpreh i bindur në vijimin e operacionit për të shpëtuar fëmijët e tjerë, që prej vitesh kanë ngecur në kampin Al-Hawl në Siri. “Veç detajeve që s’mund t’i bëjmë të ditura janë edhe emocionet, jo vetëm si punonjës i policisë por edhe si prind për të shpëtuar jetën e 4 fëmijëve. Po presim vetëm kryerjen e procedurave për të udhëtuar në misionin tjetër. Problematikë tjetër është se dhe në Liban situata nuk është e lehtë, u nisëm për disa ditë dhe qëndruam në mision 5 javë. Ka 1500 të prekur nga coronavirus në Liban, këto problematika na kanë bërë të ecim më ngadalë”, u shpreh kreu i Antiterrorit.

Etiketat e lidhura

Al Hawledi ramaEndri DumaniEva DumaniMentije Dumanisiri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 3 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe
Para 11 minutash

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën
Para 20 minutash

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 28 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.