Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 22:41 Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq Sot Kryeministri Rama tha ndër të tjera në Asamblenë e PS për Tiranën se “Ky organizim i ri do ta marrë forcën e vet te…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëri, Jana Kukaj gruaja artizane që ruan traditën në zonën e Zadrimës

Aktualitet E diel, 31 Mars 2024 19:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri gratë në zonat rurale po përpiqen gjithnjë e më shumë të ngjallin traditat e së shkuarës. Jana Kukaj në zonën e Zadrimës në Lezhë, me punimet e saj në qeramikë, po rikthen në vëmendje trashëgiminë kulturore dhe artistike të krahinës. Në dy dekada ajo ka arritur të ndërtojë një shtrat të sigurt për vete dhe familjen, bazuar në më të mirën e të parëve të saj.

Të bësh art me baltën. Me mendjen zemrën dhe duart e saj Jana Kukaj, në fshatin Krajen të qytetit të Lezhës, ka ngritur atë që ajo e quan tempullin e saj të pasionit, një punishte qeramike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E rritur në zemër të zonës së Zadrimës, ajo përcjell gjithë pasurinë e çmuar që i ka ofruar tradita familjare, përmes gjyshes dhe nënës. Në dy dekada Jana ka përshkuar një rrugë emocionesh dhe ndjesish, tejet të veçantë. Boshti i funksionimit të saj është dëshira për atë që bën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Mjafton të kesh pasionin dhe rritesh vetë gradualisht. Unë jam rritur më veshjen e gjyshes të vjehrrës. Jam e rrethuar me traditën e tezgjahut. Është shumë e thjeshtë të marrësh vizatimet e punimeve dhe t’i vendosësh në qeramikë”, shprehet Jana Kukaj, artizane.

Mund t'ju interesojë

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Para 4 orësh
Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Para 5 orësh
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Para 6 orësh

Dikur një vajzë e re në krah të bashkëshortit të saj ajo i nisi punimet në qeramikë si lojë. “Balta ta jep mundësinë ta shkatërrosh atë që je duke ndërtuar, dhe ta nisësh sërish nga fillimi”- thotë Jana. Dhe fillimet e saj kanë mjaft momente të tilla.

“ Një ditë që isha duke krijuar disa zbukurime mbi një vazo bashkëshorti im nuk ishte në shtëpi dhe po e prisja me shumë ankth. Pa ia ditur rëndësinë mundit që ai kishtë bërë për ta realizuar atë vazo, unë duke bërë dizenjime me prerje, pa dashur e pres më shumë së ç’duhet dhe ajo u shemb komplet dhe ra. Kur vjen ai në shtëpi isha me ankth dhe i them që është prishur. S’ka problem se është prishur – më thotë ai. Sepse balta këtë ka. Po nuk u prish nuk krijon”, vijon Jana Kukaj, artizane.

A ka Jana një plan se çfarë do të realizojë, kur ndodhet përballë një topi balte pa formë. Arti i saj nuk pranon asnjë të tillë.

“Thjesht e nis. Ka patur shumë raste që e kam nisur me idenë për të bërë diçka dhe ka dalë një gjë krejt ndryshe. E zëmë së dua të bëj një vazo. Aksidentalisht me del një gotë. Kur futesh në ambjentin e qeramikës nuk ka më vend për studime, për plane, për ide. Marrëdhënia e dorës me baltën është e papërshkrueshme, është shumë kuruese si për trurin ashtu dhe për shpirtin”, thotë Jana Kukaj, artizane.

Jana sillet me veprat e saj si me disa krijesa që marrin frymë. I trajton ashtu që në momentin që po i krijon, dhe shpeshherë e ka shumë të vështirë kur në fund duhet të ndahet me to, kur dikush kërkon t’i blejë.

“Nuk di a i ndodh gjithkujt kjo ndjesi kur e ke me pasion diçka nuk ke dëshirë t’i shesësh fare. Do t’i kesh aty t’i shikosh sepse është diçka që është krijuar nga ty, jo vetëm nga koha dhe puna, por nga emocioni, nga ajo që ndjen”, shprehet Jana Kukaj, artizane.

Gjithkush hyn në punishten e Janës, provon magjinë e baltës. Ajo e bën të duket e lehtë, por nuk është ashtu.

“Të jesh në ambjentin e qeramikës, ta siguroj se nuk shkëputesh dot. Është një zanat që të bën për vete. Nuk ngopesh duke mësuar. Është një zanat si një botë pa fund”, vijon Jana Kukaj, artizane.

Një prej figurave më frymëzuese për Janën, është misionari Italian Dom Antiono Sciarra, i ndarë nga jeta 10 vite më parë. Ai ka shërbyer në dioqezën e Sapës dhe ishte një mbështetës i fortë për gratë dhe vajzat në zonë, si dhe një nga njerëzit më me ndikim pas viteve 1990. Dhe kishte gjetur mënyra shumë efikase për këtë.

“Të gjithë prisnin ndihma, për t’i marrë gjërat gati. Në vend që të sillte qese me ushqime apo veshje ai hapi bagazhin dhe nxorri kazma dhe lopata, për t’ju dhënë një ide njerëzve që punoni se po nuk punove nuk bëhesh dikushi. Kjo ishte ideja me hap punishte nga më të ndryshmet, në tezgjah, qeramikë, për prodhime sapuni dhe për t’i aktivizur njerëzit”- shprehet Jana Kukaj, artizane.

Në punishten ku qëndrojnë njëra pas tjetrës veprat e Janës, ka një frymë nëne që përcillet edhe tek djali i saj Alban. Ai studion në Universitetin e Arteve në Tiranë për skulpturë dhe në fundjavë kthehet në folenë ku është ngjizur arti i tij.

“Gjyshja për mua është personi që diskutoj shumë. Dhe përmes një skulpture, unë nuk kam bërë vetëm diçka që i përngjason, por kam dashur të paraqes dhe ato ndjenja dhe emocione që kam kur flas me të”- shprehet Alban Kukaj, student, duke komentuar një skulpturë.

Për të veshur baltën me ngjyra, Janës i dashur të ndjekë edhe kurse pikture. Motivet bazohen në veshjet e zonës së Zadrimës. Por së fundi ajo po i jep profesionit të saj një dimension të ri, atë të restaurimit. Objekte të vjetra si sëndukët, të zbehura dhe të tjetërsuara nga koha në një copë druri pa jetë, rivishen me penelin e Janës.

“Kanë detajet e veta të veçanta. Në qendër të saj është një tempull që është shtylla e shtëpisë, burri. Brenda tij gruaja. Vazot anash janë djemtë dhe lulet simbolizojnë vajzat. Kjo është ajo e bukura dhe dashuria që më është shtuar për këtë punë se kanë shumë domethënie që të intrigojnë ta studiosh dhe ta punosh”, vijon Jana Kukaj, artizane duke komentuar motivet e një sënduku.

E rrethuar me këtë art Jana Kukaj çon para traditën me shumë përkushtim. Përsëriti pa pushim fjalën pasion dhe dëshirë dy kolonat e forta ku mbështetet për ta bërë rrugën e saj të sigurt.

“ Nuk e kisha menduar se do arrij këtu. Por duhet të ecësh, të vazhdosh të ecësh para. Të nxjerr vetë rruga në krye”, shprehet Jana Kukaj, artizane.

Sot është duke ecur në këtë rrugë, e cila e çon në një frymëmarrje arti dhe paqeje të pashoqe./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 4 orësh

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 4 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 4 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë
Para 4 orësh

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 4 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 6 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 11 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!
Para 5 orësh

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.