Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Shqipëria një euro”, pasojat e privatizimit të bazës ushtarake të Sarandës nga oligarkët

Aktualitet E martë, 16 Mars 2021 22:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-zv komandanti i flotës detare Artur Meçollari denoncon drejtuesit e lartë të Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për skandalin e grabitjes së pronave të ushtrisë në vijën bregdetare.

Ai tregon se si ministrat e mbrojtjes në dy qeverisjet, PS dhe PD kanë hequr nga administrimi i ushtrisë sipërfaqet të mëdha toke bazë ushtarake dhe i janë kaluar kompanive të ndryshme private për resorte turistike.

Për shkak të kundërshtive për grabitjen e pronave të ushtrisë, ai është shkarkuar nga ministrat e dy qeverive.

Historia e shkarkimit të tij na tregon se si për interesa korruptive, hidhet në rrugë cilido profesionist me karrierë, që guxon të kundërshtojë eprorin, edhe kur është fjala për cënimin e sigurisë kombëtare.

Meçollari dhe të tjerë ushtarakë e fituan betejën për mbrojtjen e Kepit të Palit, ndërsa të tjera baza ushtarake kërcënoheshin.

Baza e Sarandës ishte njëra prej tyre.

Ministrja e Mbrojtjes ia dhuroi këtë bazë ushtarake dy kompanive private, të cilat kanë fituar të drejtën të zhvillojnë aty aktivitetet e tyre në hoteleri turizëm, duke paguar shumën simbolike bazuar në nismën “Shqipëria një euro”.

Forca Detare kishte rënë dakord me kompanitë, që të ndërtohej baza ushtarake dhe një port në një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrore. Ndërsa pjesa tjetër prej 30 mijë metrash t’i jepej kompanive për të zhvilluar projektin e tyre.

 “Baza do të ndërtohej në një sipërfaqe 10 mijë metër katror dhe pjesa tjetër mund të lihej me qira, por gjithmonë duke rritur kapacitetet. Për këtë ne bëmë një kërkesë operacionale se si duhet të ishte baza. Duke ngritur një grup punë, duke vlerësuar situatat, kërkesat që duhet të kishte baza e re…e cila nuk ishte e lirë dhe ia paraqitëm, Ministrisë së Mbrojtjes, ministres e cila ishte e pakënaqur me këtë projekt pavarësisht se ishte në përputhje me ofertën e bërë nga dy kompanitë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministrja nuk ra dakord sepse në një takim që kam pasur me ministren shefin  shtabit të përgjithshëm dhe një drejtor juridik të Ministrisë së Mbrojtjes, ministrja dhe shefi i shtabit kërkonin ndryshim të projektit pasi shpenzimet për firmën ishin shumë të mëdha. Në fakt projekti ishte në përputhje. Unë bëra një pyetje duke thënë: Ju duhet të jeni avokat i Forcës Detare dhe jo të kompanive që kërkojnë të investojnë në Forcat Detare”, thotë ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në një takim të dytë, ministrja thirri të gjithë ushtarakët që kishin lidhje me këtë çështje, përveç Meçollarit, dhe atje u vendos që sipërfaqja e të gjithë bazës ushtarake t’i kalonte dy kompanive private.

“Ministrja ka thirrur në një takim të veçantë të gjithë ekipin tim, përveç meje dhe u ka bërë presion duke më ofenduar mua. Po ashtu duke i bërë presion personave që konfirmuan se vendimi i marrë ishte i përbashkët.

Mund t'ju interesojë

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 4 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 4 orësh
Zgjedhjet lokale, zbulon prapaskenat e kandidaturave në PD

Zgjedhjet lokale, zbulon prapaskenat e kandidaturave në PD

Para 4 orësh

Baza jepej e gjitha me qira pa lënë asnjë gjurmë të bazës së Forcës Detare. Kjo në dijeninë time është bërë për shkak të një shkrese që ministrja e Mbrojtjes i ka dërguar Ministrisë së Financave në kundërshtim me propozimin që ka bërë Forca Detare, nuk e di sot cili është pozicioni i Shtabit të Përgjithshëm. Unë  e kam kërkuar këtë shkresë Ministria e Mbrojtjes nuk ka kërkuar që ta japë”, thotë ai.

Artur Meçollari na shpjegon pasojat e privatizimit të bazës ushtarake dhe pse ky vendim i zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes cënon sigurinë kombëtare.

“Kanali i Korfuzit dhe deti Jon është kanali me trafikun me të lartë detar në Republikën e Shqipërisë dhe prezenca e një baze detare do të thotë asistencë, operacionalitet si edhe kontroll të trafikuar detar dhe jetës së njerëzve.

Ndër të tjera është edhe një prezencë ushtarake e Shqipërisë në rajon. Nuk është thjesht një vendimmarrje e pastudiuar, ajo bazë është krijuar në vitin 1974 dhe ka ekzistuar për 50 vjet dhe mungesa e një baze të tillë duke qenë se baza kryesore e Shqipërisë ndodhet në Pasha Liman e bën që Forcat Detare të jenë të ekspozuara në ushtrimin e misionit të tyre në Kanalin e Korfuzit dhe në detin Jon”, thotë më tej ai.

/abcnews.al/

Etiketat e lidhura

Artur Meçollari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 3 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 3 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 4 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.