Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pas një ndjekje të gjatë, ku për pak operacioni mund të përfundonte keq për të dyja palët.
Shqiptari, në fillim u duk sikur iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar, por më pas, me makinën e tij Fiat Punto, ka rritur shpejtësinë duke ia mbathur.
I riu 22-vjeçar dhe dy bashkëpunëtorët e tij, i kanë dhënë jetë një ndjekje si nëpër filma, në zonën e Citta Studi në Milano të Italisë.
Të martën rreth orës 16:30, një patrullë carabinierësh pikasën tre shqiptarët të cilët në fillim u shtirën sikur do ndalonin, por më pas kaluan çdo semafor të mundshëm.
Në rrugën Lomonaco, 22-vjeçari shqiptar ndalon për të zbritur bashkëpunëtorët e tij dhe më pas fillon ndjekja në këmbë.
Një agjent me makinë mundet të bllokojë dy personat e tjerë në makinë. Ndërsa në krahun tjetër ndjekja shkon keq për agjentin i cili humbi jo vetëm gjurmët e drejtuesit shqiptar të makinës, por i duhet të shtrohet në spital për 7 ditë.
22-vjeçari shqiptar, mësohet se ishte pa dokumenta në Itali.
Gjithsesi ai u vu në pranga më vonë për rezistencë ndaj zyrtarit publik dhe për përsëritje të veprave penale. Në brendësi të makinës u gjetën edhe sende të vjedhura gjatë grabitjes së një apartamenti.
