Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 10:02 Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje shteteve anëtare të miratojnë brenda një viti një kuadër multilateral për menaxhimin e rreziqeve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shtyrja e negociatave në 2019, Hahn u premton shqiptarëve “dritën jeshile”

Aktualitet E diel, 15 Gusht 2021 06:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë premtoi se Shqipëria dhe Maqedonia do të hapin kapituj të negociatave për anëtarësim në BE në fund të vitit 2019.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë leje të kujdesshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë, për të hapur negociatat.

Në takimin në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të BE-së u pajtuan që dy vendet, në qershor të vitit 2019, të nisin procesin drejt hapjes së negociatave, por me kusht që ato të dëshmojnë përparim në reforma, përpara se të nisin negociatat e vërteta në fund të vitit 2019.

Vendimi u mor me gjithë kundërshtimet fillestare të tre vendeve anëtare: Francës, Holandës dhe Danimarkës.

Radio Evropa e Lirë: Kur mund të nisë vlerësimi i përparimit në reforma për Shqipërinë dhe Maqedoninë?

Johannes Hahn: Shpresoj që ka nisur tashmë. Varet nga ne, si Komision, që të pëgatitemi për hapjen e negociatave. Vendimi i së martës i ka hapur rrugë kësaj. Këshilli Evropian, në të njëjtën kohë, ka kërkuar që ne si Komision të nisim menjëherë përgatitjet për procesin e vlerësimit.

Radio Evropa e Lirë: Pra, vlerësimi mund të nisë tani, për të gjithë kapitujt, për të dyja vendet?

Johannes Hahn: Po, vlerësimi bëhet për fusha të ndryshme të 33 kapitujve. Bëhen vlerësime se ku është vendi sot në krahasim me ligjet e BE-së. Bazuar në to, ne do ta bëjmë propozimin për të ashtuquajturit standarde, që do të jenë bazë për negociatat për kapituj të ndryshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Radio Evropa e Lirë: Është pak e paqartë se kur mund të nisin negociatat e anëtarësimit në BE për të dyja vendet. A mund të na thoni se kur?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Johannes Hahn: Në fakt, ne kemi nisur sot procesin, sepse vlerësimi është pjesë e gjithë procesit. Natyrisht se ka elemente të ndryshme, por me vendimin e së martës, ne, si Komision, kemi marrë dritën jeshile për të nisur punën që do të na mundësojë nisjen e negociatave zyrtarisht në mes të vitit të ardhshëm. Kjo duhet të çojë në konferencën ndërqeveritare, e cila, së paku deri në fund të vitit të ardhshëm, do të duhet të marrë vendim sa i përket hapjes së kapitujve të parë.

Mund t'ju interesojë

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Para 19 minutash
Edi Rama mbrëmë në Vlorë, sot në Gjirokastër (Video)

Edi Rama mbrëmë në Vlorë, sot në Gjirokastër (Video)

Para 59 minutash
Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 4 orësh

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju jeni të sigurt se kjo do të ndodhë në qershor të vitit 2019, se asnjë vend tjetër anëtar nuk mund ta ndalojë më këtë proces?

Johannes Hahn: Jo, sepse vlerësimi varet nga ne si Komision. Është një detyrë gjithëpërfshirëse, sepse, sipas njerëzve të mi, bëhet fjalë për më shumë se 100 konferenca ku duhet të analizohen elemente të ndryshme. Pra, është një sfidë për qeveritë respektive dhe sidomos administratat.

Radio Evropa e Lirë: Qershori 2019 është një muaj pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Çfarë do të thotë kjo?

Johannes Hahn: Ka qenë shumë e qartë të martën se 25 vende anëtare kanë qenë shumë entuziaste. Pra, shumica janë entuziaste për perspektivën evropiane të dy vendeve… Por, prapë, besoj se një vit është kohë e shkurtër për të bërë analiza dhe secili duhet të kontribuojë që kjo të jetë e arritshme.

Radio Evropa e Lirë: Cilat kanë qenë argumentet e tre vendeve (Francës, Holandës dhe Danimarkës) që e kanë kundërshtuar afatin e tillë?

Johannes Hahn: E kam thënë edhe të martën, gota gjithmonë mund të shihet gjysmë e mbushur ose gjysmë e zbrazët. Jepni besim, siguri, ose jini skpetikë. Shumica dërrmuese ka qenë në favor të shpërblimit të të gjitha këtyre arritjeve, sidomos të marrëveshjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe të reformës së gjyqësorit në Shqipëri. Pra, ka pasur mirëkuptim për të shikuar nga një pikëpamje shumë optimiste. Kanë qenë pak vende që kanë qenë skeptike, por në fund të ditës i kemi bindur që të jenë më mendjehapura dhe më optimiste.

Radio Evropa e Lirë: Por, me gjithë marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës, a nuk dërgon sinjal të keq kundërshtimi i këtyre vendeve, që mendojnë se ende nuk është bërë mjaftueshëm…

Johannes Hahn: Qytetarët në Maqedoni dhe Shqipëri duhet të shohin nga një perspektivë shumë pozitive. Nuk do të thosha gotë gjysmë e mbushur, por 90% e mbushur. Shumica dërrmuese e vendeve anëtare kanë qenë në favor të njohjes së të gjitha këtyre arritjeve dhe të përkushtimit të liderëve dhe qytetarëve për perspektivën evropiane. Është po ashtu një mundësi e mirë për t’i bindur tri vendet se qasja e tyre skeptike nuk është e justifikueshme.

Radio Evropa e Lirë: Si mund të garantoni se e gjithë kjo do të ndodhë, marrë parasysh se në qershor të vitit 2019 ju do të jeni duke pastruar zyrën tuaj, sepse mandati do t’ju përfundojë, dhe në dhjetor kur priten të hapen kapitujt, ju nuk do të jenë më komisionar?

Johannes Hahn: Bëhet fjalë për negociata midis institucioneve – natyrisht se ato udhëhiqen nga njerëz, por mendoj se do të bëjmë gjithçka të mundur. E them se është një afat sfidues kohor, por do të doja të përfundoja atë që kam nisur në fillim të mandatit tim dhe të jap dritën jeshile gjatë kohës sime në zyrë. Kam investuar shumë dhe jam shumë i motivuar për përfundimin e kësaj. Por, e them prapë, bëhet fjalë për bashkëpunimin midis institucioneve, dhe përveç komisionarit përgjegjës, të gjithë ata që janë në bord në korrik, do të jenë në bord në dhjetor.

Radio Evropa e Lirë: Premtoni se ju do të jepni dritën jeshile përpara se të lini zyrën?

Johannes Hahn: Po.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti
Para 19 minutash

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr
Para 26 minutash

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend
Para 34 minutash

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A
Para 42 minutash

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 13 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.